Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:27:04

Lexoni versionin Print

Ndryshimet, Ndoka takon Anila Godon

Demokristianët nuk e kanë pritur mirë zëvendësimin e tyre nga republikanët në Ministrinë e Shëndetësisë. Megjithatë, qëndrimi i tyre duket se është krejtësisht parimor, pa u marrë me emra konkretë, e veçanërisht me pasardhësen e këtij dikasteri, pikërisht me mjeken e njohur Anila Godo.

Nevila Perndoj
Premte, 25 Korrik 2008 08:18:00

 

Ende pa u dekretuar, Ministri i Shëndetësisë i dorëzon dosjet e punës

TIRANË- Demokristianët nuk e kanë pritur mirë zëvendësimin e tyre nga republikanët në Ministrinë e Shëndetësisë. Megjithatë, qëndrimi i tyre duket se është krejtësisht parimor, pa u marrë me emra konkretë, e veçanërisht me pasardhësen e këtij dikasteri, pikërisht me mjeken e njohur Anila Godo. Burime nga PDK thanë dje për “Shekullin” se kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka pritur në zyrën e tij të punës, Ministren e ardhshme të Shëndetësisë, një takim ky i kërkuar nga vetë ai. Burimet cituan se gjatë takimit, Ndoka i ka dorëzuar dosjet e punës dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me impenjimet e ministrit, ditët e ardhshme.

Anila Godo, një mjeke pediatre e njohur, pritet të zërë vendin e Ministrit të Shëndetësisë. Emërimi i saj nga kryeministri Sali Berisha është pritur mirë në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që tanimë pritet vetëm firma e Presidentit të Republikës e miratimi më pas në Kuvend. Anila Godo, do të përfaqësoje pikërisht Partinë Republikane në formatimin e ri të qeverisë “Berisha”. Pak ditë më parë, Godo mori edhe mbështetjen e plotë të kryesisë së PR-së, duke i hapur rrugë vetëm emërimit të saj në rrugë zyrtare. Ndërsa demokristianët, të cilët drejtuan për më tepër se një vit dikasterin e Shëndetësisë, pritet që të mbesin përfundimisht jashtë Qeverisë. Gjatë këtyre ditëve negociatash, ka pasur vetëm një takim mes kryetarit të PDK-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode, njëkohësisht edhe Ministër i Financave. Oferta e PD-së për disa drejtori në nivel Qarku, apo edhe emërimi i tyre në detyrën e zv-kryetarit të Kuvendit me largimin e Bejës, nuk është pranuar nga Ndoka, i cili kërkoi rishikim të kërkesave nga ana e PD-së, gjë që nuk u realizua.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML