Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:44:04

Lexoni versionin Print

Biberaj: Roli i OSBE i domosdoshëm për Shqipërinë

Jo e gjithë mazhoranca është në një mendje me qeverinë për largimin apo kufizimin e rolit të OSBE-së në Shqipëri. Pas opozitës dhe vetë OSBE-së, edhe eksponentë të së djathtës janë pozicionuar kundra kërkesës së autoriteteve shtetërore shqiptare

F.Braushi
Merkure, 06 Gusht 2008 10:05:00

Deputeti demokrat është shprehur kundra kërkesës së qeverisë për largimin e OSBE-së nga vendi ynë

Jo e gjithë mazhoranca është në një mendje me qeverinë për largimin apo kufizimin e rolit të OSBE-së në Shqipëri. Pas opozitës dhe vetë OSBE-së, edhe eksponentë të së djathtës janë pozicionuar kundra kërkesës së autoriteteve shtetërore shqiptare për ridimensionimin e mandatit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian në vendin tonë. Një prej tyre është edhe deputeti demokrat Aleksandër Biberaj i cili vlerëson si tepër të domosdoshëm praninë e kësaj organizate në Shqipëri.

Duke vlerësuar rolin që ka OSBE në vendin tonë, tepër pozitiv, sidomos përsa i përket monitorimit të zgjedhjeve, ai ka theksuar se nuk janë pjekur ende kushtet që Shqipëria të jetë krejt e pavarur në rrugën e saj të zhvillimit demokratik. “Mendoj se OSBE ka luajtur një rol shumë pozitiv në Shqipëri gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, gjë që është për t’u përshëndetur. Është mëse normale që të ketë opinione dhe këto opinione të jenë të ndryshme, por nuk mendoj se janë pjekur kushtet që OSBE të largohet nga Shqipëria”, - u shpreh Biberaj.

Duke iu referuar pikërisht dështimeve të vazhdueshme që ka pësuar vendi ynë në realizimin e proceseve zgjedhore, deputeti demokrat gjykon se prania e organizmave monitoruese nuk mund të diskutohet. “Deri më sot, Shqipëria nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe me rezultat të pranuar nga të gjitha palët. Pra, ne në përgjithësi kemi patur zgjedhje problematike”,- tha Biberaj.

Sipas tij, vetëm nëse Shqipëria do të arrijë që të realizojë zgjedhje konform standardeve të kërkuara, në vitin 2009, atëherë ajo mund të pretendojë për një rishikim të rolit të organizmave që monitorojnë atë në zhvillimin e demokracisë. “Unë dëshiroj, uroj dhe shpresoj që zgjedhjet e vitit 2009 të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, me qëllim që Shqipëria të shkëputet nga zgjedhjet e kontestuara. Në atë moment që një vend shkëputet nga zgjedhjet e kontestuara, çka tregon konsolidim të shtetit ligjor dhe të demokracisë, pastaj mund të rishikohet statusi i OSBE-së dhe në përgjithësi i institucioneve ndërkombëtare. Pra, janë disa terma referencë mbi të cilat duhet të referohemi.

Por për sa ka kohë ne kemi probleme me zgjedhjet, nuk është normale largimi i OSBE-së dhe mesa di unë gjatë viteve ka patur zëra për largimin e OSBE-së, kryesisht nga partitë e vogla”,- pohoi Biberaj, duke prurë si shembull se edhe Kosova, megjithëse një shtet i ri, arriti që të realizojë zgjedhje shumë herë më të mira se ato që ka zhvilluar Shqipëria. Ndërkohë që dy ditë më parë edhe vetë OSBE konfirmoi vullnetin e saj për të vijuar, si deri më tani, punën e saj në Shqipëri. Kërkesa e qeverisë shqiptare që solli dhe gjithë këtë debat përmban sugjerimin për të kufizuar veprimtarinë e OSBE-së, vetëm në tre drejtime: asistencë për Reformën Zgjedhore, asistencë në realizimin e Reformës në Drejtësi dhe bashkëpunimi me qeverinë shqiptare për garantimin e një mirëqeverisjeje.

---------------------------------------------

Qëndrimi i OSBE-së

Shefi i radhës së OSBE-së, njëkohësisht Ministri i Jashtëm Finlandez, Aleksander Stubb në datën 14 korrik i ka nisur homologut të tij shqiptar, Lulëzim Basha, një letër me anë të së cilës shprehet se: “OSBE po e ndjek me vëmendje debatin publik për mandatin e saj në Shqipëri. OSBE-ja luan rolin e një partneri afatgjatë për të ndihmuar Shqipërinë të vazhdojë reformat dhe kërkon të bashkëpunojë me të përmes realizimit të një sërë projektesh në përputhje me mandatin. Gjithashtu ai konfirmon se OSBE mbetet e angazhuar për të vazhduar më tej punën e saj me Autoritetet Shqiptare dhe për këtë kërkon mirëkuptimin e tyre. “Ne mbetemi të gatshëm të vazhdojmë punën, në të mirë të popullit shqiptar”,- thekson më tej ministri i Jashtëm Finlandez, Aleksander Stubb. Në këtë mënyrë, vetë zyra e OSBE-së në Tiranë ka hedhur poshtë dhe pohimet e para disa ditëve të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili deklaroi se “qeveria shqiptare nuk ka kërkuar asnjëherë largimin e OSBE-së”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Aleksandër Biberaj

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML