Hene, 13 Tetor 2008 16:19:33

Lexoni versionin Print

PR: Pronat mbajnë peng bashkimin me PD-në

Pas reformatorëve duket se edhe republikanët janë të gatshëm që të bëhen pjesë e një projekti të bashkimit të së djathtës në subjekt të vetëm politikë dhe elektoral.

Merkure, 06 Gusht 2008 09:21:00

Pas reformatorëve duket se edhe republikanët janë të gatshëm që të bëhen pjesë e një projekti të bashkimit të së djathtës në subjekt të vetëm politikë dhe elektoral. Numri dy i republikanëve, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, lë të hapur çdo mundësi bashkëpunimi mes Partisë Republikane dhe asaj Demokratike. Sipas tij, të dyja këto forca kanë treguar se janë serioze në respektimin e një programi rrënjësisht të djathtë dhe se prej shumë kohësh gjenden në aleancë të ngushtë me njëra-tjetrën. “E djathta ka një proces të ngushtë bashkëpunimi. Ndoshta dhe vetë pushteti ka sheshuar ato probleme dhe dallime që kanë ekzistuar më parë mes këtyre forcave”,- u shpreh Alibali. Por ndryshe nga reformatorët, republikanët kanë një çështje tepër thelbësore të programit të tyre, siç është ajo e pronave, për të cilën duket se nuk mund të tolerojnë për asnjë çast kundrejt aleatëve të tyre të djathtë. Megjithëse Alibali pranon se edhe për këtë çështje, midis PR-së dhe PD-së kohët e fundit ka patur një përafrim në qëndrime, kjo nuk do të thotë, sipas tij, që këto dy forca të shkojnë drejt një programi përbashkët. “Partia Demokratike është shumë afër pozicionit të zgjidhjes së drejtë të çështjes së pronave sot, sesa ka qenë në vitin 2005. Gjithashtu edhe Partia Republikane, është më afër disa koncepteve të PD-së sesa ka qenë në vitin 2005. Por kjo në asnjë rast nuk do të thotë se po shkojmë drejt një programi të vetëm politik partiak, por nuk përjashtohen të gjitha llojet e bashkëpunimit”,- tha Alibali.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML