Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:27:56

Lexoni versionin Print

PDR drejt shkrirjes, PDK në pritje të Kodit

Ndërsa republikanët shprehen të gatshëm për një koalicion të përbërë, reformatorët e shohin në një prizëm tjetër bashkëpunimin me PD-në. Kjo për arsyen se në muajin Shtator, atëherë kur pritet të fillojnë edhe negociatat intensive me drejtues të PD-së, drejtuesit e lartë të PDR-së,

Merkure, 27 Gusht 2008 10:21:00

Ndërsa republikanët shprehen për koalicion të përbërë, PDR e PDK në pritje të ofertave

TIRANË- Ndërsa republikanët shprehen të gatshëm për një koalicion të përbërë, reformatorët e shohin në një prizëm tjetër bashkëpunimin me PD-në. Kjo për arsyen se në muajin Shtator, atëherë kur pritet të fillojnë edhe negociatat intensive me drejtues të PD-së, drejtuesit e lartë të PDR-së, Genc Pollo dhe Tritan Shehu pritet që të përfshihen sërish në strukturat e Partisë Demokratike. Edhe pse drejtues të kësaj partie shprehen se ky është një rikthim i logjikshëm, faktet flasin krejt ndryshe.

Pamundësia për të pasur një elektorat përfaqësues për t’i bërë ballë edhe ndryshimit të sistemit të ri zgjedhor, ka bërë të mundur që përfaqësues të kësaj partie të shohin me seriozitet ftesën e PD-së, ose më saktë të kryeministrit Sali Berisha për t’u përfshirë në strukturat e Partisë Demokratike. Ndërkohë,krah tyre, vite më parë u largua edhe demokristiani, Nard Ndoka, i cili dy ditë më parë deklaroi se në PD nuk ka ndryshuar asgjë për të cilën ata u larguan vite më parë dhe se kjo parti në sajë të politikave të saj kishte arritur të krijonte më shumë viktima sesa politikanë.

Megjithatë, demokristianët nuk japin një përgjigje konkrete mbi qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me PD-në, kjo edhe për shkak të qëndrimit që PD do të mbajë ndaj tyre. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, deklaroi dje se qëndrimi i partisë që ai drejton do të varet nga Kodi i ri Zgjedhor dhe negociatat me Partinë Demokratike. Ndërsa nuk janë pozicionuar ende me qëndrimet e tyre PAA dhe PBDNJ, dy parti të cilat u përfshinë në koalicionin qeverisës në sajë të një marrëveshje të nënshkruar tre vite më parë me PD-në.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Genc Pollo

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML