Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:41:04

Lexoni versionin Print

Situata në Gjeorgji, shtyhet takimi i Sheferit në Rusi

Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Moskë, Jap de Hoop Scheffer, e parashikuar për në 17 tetor, është e “papërshtatshme”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi rus në aleancën e Atlantikut Verior, Dimitri Rogozin,

Merkure, 27 Gusht 2008 10:24:00

Përfaqësuesi rus në NATO tha se vizita e Sheferit në Rusi është e papërshtatshme

BOTË- Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Moskë, Jap de Hoop Scheffer, e parashikuar për në 17 tetor, është e “papërshtatshme”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi rus në aleancën e Atlantikut Verior, Dimitri Rogozin, i cili njëkohësisht ka theksuar se autoritetet ruse e shikojnë të arsyeshme ngrirjen e marrëdhënieve me NATO-n në kampin e forcave paqeruajtëse, “të paktën për 6 muaj”. Rrogozin e ka konsideruar si të paevitueshme shtyrjen e vizitave të nivelit të lartë të drejtuesve të NATO-s në Rusi, si dhe mënjanimin e forcave ruse nga manovrat e përbashkëta, si dhe nga bashkëpunimi logjistik. “Nuk do të ketë asnjë manovër të përbashkët ushtarake”, theksoi Rogozin në një konferencë shtypi.

Megjithatë, ai theksoi se Rusia do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleancën tani për tani, në operacionet e Afganistanit. “Ndërsa niveli i bashkëpunimit me NATO-n, do të mbahet “nën vëzhgim”,- ka përfunduar Rogozin. Ndërkohë NATO ka refuzuar njohjen e pavarësisë së Abkazisë dhe Osetisë së Jugut nga Rusia. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi se kjo përbën shkelje të rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kanë të bëjnë pikërisht me integritetin territorial të Gjeorgjisë, rezoluta që vetë Rusia i ka mbështetur. Sipas tij, iniciativat e fundit të Moskës kanë vënë në diskutim angazhimin për paqe dhe siguri në Kaukaz. Prej kohësh, NATO ka mbështetur integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe i ka bërë thirrje Rusisë që të respektojë këto parime.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Jap de Hoop Scheffer

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML