Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:00:34

Lexoni versionin Print

Berisha kundër Rusisë: Nuk i shitëm armë Gjeorgjisë

Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje të shpejtë pretendimeve të ushtrisë ruse se Shqipëria ka furnizuar me armë Gjeorgjinë. Në konferencën e djeshme për shtyp të zhvilluar me kryeministrin e Islandës, Geir H. Haarde, kryeministri Sali Berisha ka mohuar që Shqipëria të ketë shitur armë.

N.Perndoj
Merkure, 27 Gusht 2008 10:28:00

Kryeministri zhvillon një takim me kryeministrin e Islandës ku i jep përgjigje edhe pretendimeve të Rusisë

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje të shpejtë pretendimeve të ushtrisë ruse se Shqipëria ka furnizuar me armë Gjeorgjinë. Në konferencën e djeshme për shtyp të zhvilluar me kryeministrin e Islandës, Geir H. Haarde, kryeministri Sali Berisha ka mohuar që Shqipëria të ketë shitur armë. Ai ka sqaruar se Gjeorgjia ka armët dhe ushtrinë e vet dhe se gjithçka ka qenë një shpikje.

Berisha në të njëjtën kohë ka siguruar mbështetjen për Gjeorgjinë duke e konsideruar atë si një vend mik, që do të ketë mbështetjen, që meriton në situatën e vështirë në të cilën ajo ndodhet. “Gjeorgjia është një vend mik yni dhe një vend demokratik, i cili do të ketë të gjithë mbështetjen që meriton një vend i tillë në një situatë të vështirë. Të mendosh që Gjeorgjia paska nevojë për armët e Shqipërisë, kjo është një shpikje. Gjeorgjia është një vend që ka pasur armët e veta, ushtrinë e vet dhe që pësoi agresion.

Akuzat ruse nuk më çudisin aspak sepse kanë një qëndrim konstant ndaj shqiptarëve”,- tha Berisha, i pyetur pikërisht për këtë çështje nga përfaqësues të medias. Kreu i ekzekutivit ka shprehur mendimin se qëndrimi rus ndaj vendeve të vogla është jashtëzakonisht i dënueshëm. “Rusia një ditë sulmon një vend, ditën tjetër bën deklarata kundër anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, e kështu me radhë”,- shtoi ai. Në fakt situata e fundit në Gjeorgji është diskutuar edhe gjatë takimit të zhvilluar me kryeministrin Islandës. “Diskutuam dhe për zhvillimet më gjerë se rajoni, për situatën në Gjeorgji dhe pasojat e agresionit rus në këtë vend”, - tha Berisha menjëherë pas takimit të zhvilluar.

Në të njëjtën kohë, kryeministri njoftoi se homologu i tij i Islandës e kishte siguruar se qeveria e tij do të ratifikonte në muajt që vijnë Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “Islanda dhe vendet e Veriut kanë ruajtur një interes të madh për zhvillimet në rajonin tonë. Kanë kontribuar në paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Unë mbetem shumë mirënjohës për vendimin e qeverisë islandeze për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ne diskutuam gjerësisht mbi problemet që ende ekzistojnë në rajon, dhe besoj se zgjidhja e tyre me dialog është shumë e dobishme dhe e domosdoshme”, - tha Berisha.

Ndërsa kryeministri i Islandës tha se,“gjatë takimit ne diskutuam gjerësisht për disa çështje, për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. Unë nuk dua të përsëris atë çfarë tha Kryeministri Berisha, por dua të theksoj se ne jemi shumë të interesuar për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të vijuar me marrëveshjen për evitimin e taksimit të dyfishtë dhe mbrojtjen e investimeve”.


---------------------------------------------------------------

Ushtria Ruse: Shqipëria i shiti armë Gjeorgjisë

TIRANË- Dy ditë më parë, Rusia lëshoi akuza ndaj Shqipërisë duke e konsideruar këtë të fundit si vend që ka ndikuar në konfliktin Rusi-Gjeorgji. Deklarata është bërë nga Zv/komandanti i Ushtrisë Ruse, gjenerali Anatoli Nogovicin, i cili u shpreh se Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit kanë furnizuar me armë Tbilisin. Sipas “Corriere della sera”, Nogovicin ka cituar se vende të tjera të përfshira në listën e bashkëpunuesve me kundërshtaren e Moskës janë Maqedonia, Bullgaria, Ukraina, Hungaria, Rumania, madje edhe Serbia.

Pikërisht në deklaratën e tij, zv/Komandanti i Ushtrisë Ruse akuzoi aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe kryesisht vendet e ish-satelitit Sovjetik, ku bën pjesë edhe Shqipëria, se kanë ndërhyrë më mjete ushtarake në këtë konflikt. Deklaratat ruse i janë drejtuar të gjitha vendeve që kanë përkrahur integritetin territorial të Gjeorgjisë në konfliktin me rusët dhe kanë akuzuar Moskën për rikthim në kohën e Bashkimit Sovjetik. Kjo është deklaruar edhe nga kryeministri Sali Berisha por dhe ministri i Jashtëm Shqiptar, Lulzim Basha, në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s. Ky i funditpërkrahu integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe kritikoi Rusinë për qëndrimin e saj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML