Premte, 21 Nentor 2008 22:54:31

Lexoni versionin Print

Berisha: Nëse s’kemi para do të shes Ridvan Boden

Afrimi i fushatës zgjedhore ka angazhuar qeverinë së bashku me mekanizmat e saja që në muajt e mbetur deri në qershor të kryejë një sërë investimesh, kryesisht në infrastrukturën zgjedhore.

Bardha Nergjoni
Diel, 07 Shtator 2008 09:16:00

Kryeministri Berisha ka deklaruar nga Librazhdi se nëse nuk do t’i dalin paratë për të realizuar investime do të nxjerrë në treg ministrin e Financave

ELBASAN- Afrimi i fushatës zgjedhore ka angazhuar qeverinë së bashku me mekanizmat e saja që në muajt e mbetur deri në qershor të kryejë një sërë investimesh, kryesisht në infrastrukturën zgjedhore.

Por duket se suksesi në realizimin e një pjese të tyre është vënë në rrezik për shkak të mungesës së parave. Dyshimi për mungesën e fondeve është hedhur nga vetë kryeministri Sali Berisha, i cili nga Librazhdi ku dhe ka vijuar turin e tij “Shqipëria po ndryshon”, ka lënë të kuptohet se mungojnë paratë për një sërë projektesh.

Megjithëse me sensin e humorit ai ka paralajmëruar Ministrin e Financave Ridvan Bode se në rast se nuk janë bërë llogaritë siç duhet me fondet për investimet e programuara, atëherë do të mbajë përgjegjësinë përpara qytetarëve. “Ne do të ndërtojmë çdo segment të rrugëve nacionale. Bashkitë le të merren me rrugët e brendshme, ndërsa qeveria do të investojë duke lidhur çdo cep të Shqipërisë me rrugë të asfaltuara dhe cilësore. Nëse nuk do të kemi fonde, atëherë do të nxjerrim në treg ministrin e Financave Ridvan Bode”, - u shpreh Berisha me shaka, por duke vënë në siklet dhe vetë Ministrin e Financave, Bode, i cili e shoqëronte gjatë kësaj vizite nëpër Librazhd.

Ndërkohë në kuadrin e turit “Shqipëria po ndryshon”, Kryeministri përuroi dy shkolla në zonën e Librazhdit dhe të Përrenjasit, si dhe mori pjesë në përurimin e punimeve të Lotit të Parë për rrugën Librazhd-Stëblevë. I shoqëruar nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe ai i Transportit Sokol Olldashi, Berisha preu shiritin e punimeve të shkollës nëntëvjeçare në fshatin Polis.

Ndërkohë gjatë fjalës së rastit kreu i qeverisë vlerësoj se investimet në infrastrukturën arsimore janë pjesë e reformimit të të gjithë sistemit arsimor në vend, i cili sipas tij do të vijojë edhe në vitin 2009 me rritjen vetëm një muaj para zgjedhjeve të pagave të mësuesve. “Ne i kemi dhënë përparësi absolute arsimit pasi ne përparësinë më të madhe ia japim fëmijëve. Ne do të bëjmë që mësuesit e fëmijëve tanë të marrin shpërblimin që meritojnë. Në tre vjet kemi rritur rrogat 75 % dhe vitin e ardhshëm do të rrisim pagat e tyre duke bërë një rritje 100%. Ne kemi ndërtuar mbi 100 shkolla të rejadhe kemi rikonstruktuar rreth 460 të tjera”, - u shpreh Berisha.

Më pas Berisha është ndalur në fshatin Hotolisht ku edhe ka inauguruar ambientet e rikonstruktuara të shkollës së mesme “Rrahman Çota”, rikonstruksioni i së cilës është bërë me fondet e qeverisë italiane. Në ndalesën e radhës kryeministri ka prerë shiritin për përfundimin e punimeve në segmentin e parë të rrugës nacionale Librazhd-Stëblevë me një gjatësi rreth 20 km. Loti i parë me fondet e buxhetit të shtetit kushtoi 77 milionë lekë të reja. Sipas kryeministrit së shpejti do të fillojnë punimet në segmentin e dytë për të vazhduar këtë segment deri në Kukës e më tej.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML