Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:26:51

Lexoni versionin Print

PD e Tiranës, gati kandidati përballë Mustafajt

Kryeministri Sali Berisha e ka lënë topin në fushën e selisë blu dhe nuk po përzihet publikisht për momentin në ethet e garës për zgjedhjet në degën e Partisë Demokratike, Tiranë.

Nevila Perndoj
Hene, 08 Shtator 2008 09:54:00

Negociatat për kandidaturën alternative për PD-në e Tiranës po vijojnë intensivisht

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha e ka lënë topin në fushën e selisë blu dhe nuk po përzihet publikisht për momentin në ethet e garës për zgjedhjet në degën e Partisë Demokratike, Tiranë. Edhe pse ditët i kalon me prerje shiritash në çdo fshat të Shqipërisë, nga Jugu në Veri, kjo nuk do të thotë aspak se Berisha është jashtë konjunkturave apo mekanizmave të këtij konkurrimi prapa kuintave. Vëmendja është përqendruar në qytetet kryesore, ndërsa Tirana është zona ku gara do të sjellë përplasjet, si edhe do të harxhojë energjitë më të mëdha të grupimeve brenda PD-së.

Gara për Tiranën

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj është i vetmi që ka shpallur zyrtarisht përmes medias kandidaturën për PD-në e Tiranës. I ndarë jo mirë një vit e gjysmë më parë me Kryeministrin, Mustafaj ka qenë zë kritik në mbledhjet e grupit demokrat, dhe në mënyrë të veçantë në media, për kabinetin “Berisha”. Pas largimit nga kabineti, Mustafaj njoftoi se raportet e tij me Berishën ishin ftohur, ndërsa nuk dihet qëndrimi i Berishës (të paktën publikisht) me rikthimin e tij për një jetë aktive në degën e Tiranës.

Burime brenda Partisë Demokratike tregojnë për “Shekullin” se nuk është aspak çudi që përballë Mustafajt të jetë pasuesi i tij në detyrën e Ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Berisha. Përveç Bashës përfliten edhe deputetë të tjerë si kandidatura të mundshme për degën e kryeqytetit, kryesisht deputetët që janë zgjedhur në Tiranë, ndërsa nisja zyrtare e garës do qartësojë si kandidatët, ashtu edhe rreshtimin e figurave kryesore të kësaj partie në mbështetje të njërit apo tjetrit.

Megjithatë, deri më tani asnjë prej zyrtarëve të lartë të PD-së nuk jep një përgjigje konkrete se kush mund të jetë kandidati më i fortë për PD-në e Tiranës, përballë kandidaturës së Besnik Mustafajt. Edhe pse shprehen se është ende herët për një gjë të tillë, burimet citojnë se negociatat në lidershipin e ngushtë të partisë po vijojnë intensivisht, emri i të cilit do të varet shumë nga mënyra se si kryeministri Sali Berisha e ka pritur kandidimin e Mustafajt për kreun e PD-së së Tiranës.

Biberaj, mbështetja e parë

Ndërkohë, deputeti demokrat Aleksandër Biberaj është i pari që u prononcua publikisht në mbështetje të kandidatit të parë për degën e Tiranës, Besnik Mustafaj. Deputeti i Tropojës i angazhuar në jetën parlamentare në vend, por edhe si Zv/President i Asamblesë Parlamentare të KE-së, është rreshtuar në krah të ish-ministrit të Jashtëm. “Vlerësoj aktivitetin politik të z.Mustafaj që nga krijimi i PDSH-së e deri më sot, sidomos në kryeqytet, konkretizuar kjo edhe me zgjedhjen e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë disa herë si deputet i Tiranës.

E konsideroj kandidaturën e z.Mustafaj si një kandidaturë dinjitoze, me autoritet dhe reputacion për drejtimin e demokratëve të Tiranës, me qëllim fitoren e një mandati të ri”,- tha Biberaj. Ai theksoi se formimi i Mustafajt, si dhe karriera e tij e politike dhe diplomatike, janë garancia më e mirë për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të demokratëve të Tiranës. Gjithsesi, kjo “betejë” elektorale në PD është ende në kufijtë mediatikë dhe si në Tiranë, ashtu edhe në degët kryesore në Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Kukës, etj., po përgatitet terreni i kandidimit zyrtar sapo kjo të njoftohet nga forumet në qendër.

 
Kandidatura e Mustafajt apo edhe çdo kandidati tjetër, duhet të propozohet nga baza e të miratohet më pas nga kryesia qendrore

Statuti, si zgjidhet kryetari i PD-së Tiranë

TIRANË- Që prej 1 Shtatorit, në çdo qark të vendit ka filluar puna nga 12 grupet e punës të miratuara nga kryesia e Partisë Demokratike, për riorganizimin e strukturave të partisë. E njëjta situatë po ndodh edhe në Tiranë me mbledhjen e seksioneve për çdo nëndegë. Grupi i punës për Tiranën përbëhet nga Edi Paloka, Sokol Olldashi, Besnik Mustafaj, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Aleksandër Biberaj, Aldo Bumçi dhe Bujar Nishani.

Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, u vetëshpall si kandidati për kryetarin e PD-së së Tiranës. Megjithatë, përpos dëshirës dhe ambicies për të drejtuar degën e më të rëndësishme të PD-së, në statutin e kësaj partie janë përcaktuar qartë rregullat që ndiqen për garën e kryetarit. Në nenin 27, të Statutit të partisë, thuhet se kryetari i degës zgjidhet nga mbledhja e përbashkët e kryesive të nëndegëve mes kandidaturave të propozuara nga kryesia e përgjithshme e PD-së. “Kandidaturat e dala për kryetar të degës i nënshtrohen një diskutimi dhe vlerësimi nga kryesia qendrore e partisë, e cila formulon përfundimisht propozimet për kandidaturat”, - saktësohet në statut.

Në të ashtuquajturin ligj të funksionimit dhe organizimit të jetës politike dhe organizative të partisë, parashtrohen edhe atributet e kreut të degës. “Kryetari i degës përfaqëson anëtarësinë e partisë në territorin përkatës. Ai thërret dhe drejton mbledhjet e kryesisë, fikson rendin e ditës në bashkëpunim me sekretarin përkatës. Ai organizon funksionimin normal të kryesisë dhe përgjigjet për zbatimin e vendimeve dhe orientimeve të saj. Ai përgjigjet për mbarëvajtjen e funksionimit të partisë dhe shprehjen lirë të çdo anëtari të kryesisë”, - thuhet në statut.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Besnik Mustafaj

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML