Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:34:55

Lexoni versionin Print

Asambleja e G99, gati për fushatë energjike në 2009

Vetëm pak muaj pas prezantimit publik të lëvizjes G99, në Asamblenë e parë të këtij grupimi, u mblodhën dje anëtarë, aktivistë dhe vullnetarë nga e gjithë Shqipëria për të dhuruar kontributet e tyre vullnetare për lëvizjen, për të bërë bilancin e aktiviteteve që nga prezantimi publik i G99 më datë 9 maj,

Nevila Perndoj
Hene, 06 Tetor 2008 10:19:00

Dje në asamblenë e parë të këtij grupimi, u mblodhën anëtarë, aktivistë e vullnetarë për të dhuruar kontributet e tyre vullnetare

TIRANË- Vetëm pak muaj pas prezantimit publik të lëvizjes G99, në Asamblenë e parë të këtij grupimi, u mblodhën dje anëtarë, aktivistë dhe vullnetarë nga e gjithë Shqipëria për të dhuruar kontributet e tyre vullnetare për lëvizjen, për të bërë bilancin e aktiviteteve që nga prezantimi publik i G99 më datë 9 maj, si dhe për të diskutuar dhe planifikuar së bashku fushatën e G99 deri në vitin 2009. “Asnjë prej nesh sot nuk është një ish-kryeministër apo ish-ministër i majmur që shpenzon për të mbajtur një ambicie personale. Sot ne jemi lëvizja e parë në Shqipëri ku arrijmë te mbajmë një ambicie të madhe të përbashkët politike me dhurime vullnetare. Është e vërtetë dhe ne jemi një lëvizje me pronarë: ne kemi mijëra pronarë!”

Me këto fjalë,Erion Veliaj përshëndeti mbledhjen e parë kombëtare të Asamblesësë G99-ës. Kjo mbledhje u shoqërua me miratimin zyrtar nga këshilli i G99 i të gjithë anëtarëve të rinj të regjistruar tek G99 dhe me pagesën e kontributeve të anëtarësisë. Pagesa e anëtarëve themelues është 5000 lekë të reja në vit, ndërkohë që pagesa për të rinjtë dhe studentët është 1000 lekë. Dhurimet vullnetare për G99 u bënë edhe nëpërmjet Internetit ku G99 bëhet e para lëvizje që ofron këtë mundësi bashkëkohore në faqen e saj on-line.

Zëdhënësja e G99, Olta Xhacka ,theksoi në fillim të kësaj mbledhjeje se qëllimi i parë i G99-ës është të kontribuojë në dhënien fund të tranzicionit të stërzgjatur të Shqipërisë që mban peng të ardhmen europiane. Takimi vijoi edhe me disa mesazhe përshëndetëse. Në emër të Konfederatës së Pensionistëve shqiptarë foli Isa Gorica, kryetar i kësaj Konfederate. “Ne kemi bashkëpunuar intensivisht kohët e fundit me G99 dhe kemi parë që ata janë mendjehapur dhe të gatshëm që si një brezi i ri politikanësh të menaxhojnë asetet e çmuara të vendit tonë”,- tha ai.

Në emër të profesionistëve të rinj të kthyer nga arsimi jashtë vendit foli Blendi Salaj i cili theksoi nevojën për shpresë dhe hapësirën për kontribut publik që kanë mendjet më të arsimuara dhe më të hapura të vendit. Ndërsa mësuesja dhe aktivistja beratase Fitore Sulejmani theksoi nevojën e angazhimit qytetar të domosdoshëm të prindërve shqiptarë për të përmirësuar jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Në fjalën e tij drejtuar Asamblesë, Erion Veliaj tha: “Kudo që kemi shkuar, me këdo që kemi punuar dhe folur, kemi vëne re një energji pozitive të jashtëzakonshme. Ne sot po përgatitemi që këtë energji ta vëmë në dispozicion të një fushate fantastike në 2009, sepse ne besojmë dhe duam një shtet që punon për qytetarët dhe jo që i vret si në Gërdec, jo një shtet që i vjedh ata nëpërmjet korrupsionit dhe që i lë injorantë me një buxhet të varfër arsimi”.

Veliaj bëri thirrje që të gjithë shqiptarët duhet të organizohen dhe të koordinojnë përpjekjet e tyre qytetare.“Shqipëria nuk mund të jetë vendi i mundësive vetëm për djemtë që e kanë emrin Shkëlzen, por duhet të jetë vendi i mundësive për të gjithë djemtë që kanë talent dhe ëndrra. Shqipëria nuk mund të jetë vendi i mundësive vetëm për vajzat që e kanë emrin Argita, jo, Shqipëria duhet të jetë vendi i mundësive për të gjitha vajzat që kanë talent dhe ide për ta zhvilluar Shqipërinë”,- shtoi ai. Veliaj bëri thirrje për një pjesëmarrje më intensive të të rinjve dhe të grave në politikë duke thënë se ata janë të keqpërfaqësuar deri më tani. “Ne sot fillojmë të punojmë që me krenari të mund të themi në të ardhmen tonë ‘Unë isha atje, unë isha pjesë e ndryshimit!”- përfundoi Veliaj.

Kudo që kemi shkuar, me këdo që kemi punuar dhe folur, kemi vëne re një energji pozitive të jashtëzakonshme. Ne sot po përgatitemi që këtë energji ta vëmë në dispozicion të një fushate fantastike në 2009, sepse ne besojmë dhe duam një shtet që punon për qytetarët dhe jo që i vret si në Gërdec, jo një shtet që i vjedh ata nëpërmjet korrupsionit dhe që i lë injorantë me një buxhet të varfër arsimi”.

Bilanci i G99-ës

1. E para dhe e vetmja lëvizje në vend ku të gjithë anëtarët janë bashkëaksionerë të ndryshimit.

2. Me mijëra anëtarë dhe vullnetarë të rinj të regjistruar.

3. Klube lokale në 10 qytete kryesore të vendit.

4. Forume aktive dhe transparente on-line të prezantimit dhe diskutimit të filozofisë dhe gjithë aktiviteteve të G99.

5. Projektligj për votën e emigrantëve që do të prezantohet ditën e martë

7 tetor 2009 në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

6. Dhjetëra dëgjesa publike dhe protesta qytetare të përbashkëta me grupet e

interesit si ish-funksionarët e lartë të policisë dhe ushtrisë, minatorët

dhe pensionistët, studentët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit etj.

7. Prezencë e përkushtuar dhe intensive në debatin publik për të kundërshtuar politikat e gabuara të qeverisë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Erion Veliaj dje në Asamblenë e G99-ës

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML