Ish-të përndjekurit shprehen se administrata shtetërore ka krijuar një artificë burokratike në plotësimin e formularëve, duke e përfshire dëmshpërblimin në kalendat greke
TIRANË- Një nga premtimet e bujshme të kryeministrit Sali Berisha, plot tre vite më parë, ishte dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politik. Madje, kryeministri Sali Berisha kishte parashikuar në programin qeverisës një llogaritje të saktë të kostos si dhe hartimin e programit të kompensimit të ish-të përndjekurve politikë në bashkëpunim me shoqatat.
Por qeveria e drejtuar prej tij, nuk bëri asgjë nga sa më sipër. Besim Ndregjoni,Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare “Të Integrimit të Burgosurve dhe Përndjekurve Politik”, deklaron në një intervistë për Shekullin, rrugën e gjatë dhe të vështirë që kjo kategori ka në gjetjen e dokumentacionit të kërkuar nga Ministria e Drejtësisë si dhe kërkesat e pa marra parasysh nga ky dikaster në funksion të dëmshpërblimit të tyre. “Mendoj se handikapi krijohet artificialisht, sepse dokumentacionin, që ministria e kërkon nga këta qytetarë, mund ta gjejë shumë lehtë në arkivat e saj.
Nga sa me sipër, mendoj që mosveprimi i kësaj administrate e jep përgjigjen vetë, duke çuar në kalendat greke dëmshpërblimin,”- tha Ndregjoni. Ai shprehet se përndjekja nga qeveria e djathtë, për ta është shumë e dhimbshme dhe e papranueshme nga çdo gjë tjetër. Ndaj, ish-të përndjekurit politik shprehen se do të jenë të kujdesshëm që vota e tyre në zgjedhjet e vitit 2009, ndryshe nga tre vite më parë, të mos shkojë dëm.
Z. Ndregjoni, qeveria “ Berisha” mbushi 3 vjet dhe Ministria e Drejtësisënuk ka hartuarende listën e parë të emrave tëish-të përndjekurve,që do të përfitojnë dëmshpërblim sipas premtimeve të fushatës së vitit 2005. Cilat janë arsyet, sipas jush, për këtë mosveprim të qeverisë dhe a keni marrë përgjigje konkrete për këtë çështje?
Çdo pushtet në Shqipëri nuk mund të ketë funksione demokratike po nuk pati bazën morale të të përndjekurve politikë të kësaj shtrese, që ishte qendrestare dhe që mbajti për 45 vjet oponencën dhe mospajtimin me diktaturën më të egër në të gjithë Europën Juglindore të pas Luftës së Dytë Botërore. I referohem kësaj shtrese, që u viktimizua dhe u masakrua që ky komb, nga më të vjetrit e kontinentit plak , të mos ishte nën sundimin e diktaturës.
Ndryshe nga te gjitha shtresat e tjera të shoqërisë shqiptare, të përndjekurit politikë, i besuan dhe e votuan qeverinë Berisha duke shpresuar në zbatimin ekushtetutës së vendit dhe për rrjedhojë, edhe zbatimin e Statusin e të përndjekurve politikë. Ky ligj është i detyrueshëm për çdo qeveri, jo vetëm për të mbajtur premtimet e dhëna, por për të kryer detyrimet ligjore ndaj këtyre qytetarëve që u masakruan nga diktatura. Në këtë pikëpamje, mendoj se ligji i kësaj mazhorance ka probleme serioze në mënyrën se si është konceptuar.
Me këtë, dua të them që një pjesë e konsiderueshme e kësaj shtrese nuk e gjejnë veten të përfaqësuar në këtë ligj (përjashtimi nga dëmshpërblimi i 4.000 qytetarëve që u pushkatuan pa gjyq). Nga ana tjetër edhe administrata Berisha (Ministria e Drejtësisë) është duke e bërë shumë të vështirë aplikimin e dokumentacionit të kërkuar sipas ligjit. Mendoj, se handikapi krijohet artificialisht, sepse dokumentacionin që ministria e kërkon nga këta qytetarë, mund ta gjejë shumë lehtë në arkivat e saj.Nga sa me sipër, mendoj që mosveprimi i kësaj administrate e jep përgjigjen vetë, duke çuar në kalendat greke dëmshpërblimin.
Sa probleme ka sjellë në radhët e ish të përndjekurve pajisja me dokumente për të përfituar nga fatura e dëmshpërblimit, pasi mjaft persona ankohen për rrugën e gjatë dhe plot hallka që ka kjo procedurë?
Siç e theksova edhe më lart, administrata shtetërore ka krijuar një artificë burokratike në plotësimin e këtyre formularëve. Dhe mendoj, se kjo është një strategji e menduar mirë nga klanet e interesuara për të zgjatur në kohë këto të drejta ligjore. Mendoj se çdo gjë tjetër mund të përballonin të përndjekurit politikë, por përndjekja nga qeveria e djathtë për ta është shumë e dhimbshme dhe e papranueshme. Kjo ka bërë që revolta e tyre të vijë gjithmonë e në rritje
Prej disa muajsh ka nisur plotësimi i formularëve. Çfarë statistikash keni ju si Shoqatë, sa të përndjekur kanë plotësuar dhe sa prej tyre do të gëzojnë mundësinë për tu dëmshpërblyer? A keni diskutuar paraprakisht me ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë? Po. Prej disa muajsh, pas botimit të ligjit në fletoren zyrtare. Fillimisht u krijuan probleme për shkak të inkorporimit në ligj të disa neneve, që krijonin sorollatje në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar.
Ne si shoqatë, na u desh shumë punë që ti bindnim që është e domosdoshme të plotësohen formularët përkatës dhe si rezultat i saj u arrit që në Ministrinë e Drejtësisë të dorëzoheshin rreth 12.000 formularë aplikimi. Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, të gjithë aplikantët i plotësojnë kushtet konform ligjit të dëmshpërblimit. Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë, megjithëse kane diskutuar paraprakisht me ne, jo vetëm që nuk i kanë marrë parasysh sugjerimet tona, por janë bërë pengesë burokratike në këtë proces.
Pas 10 muajsh, vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare. Koha duket e pakët për të marrë dëmshpërblimin, që nuk e morët në 3 vjet qeverisje të djathtë. A do të jetë sërish vota juaj për PD në zgjedhjet e 2009 dhe si e shikoni zgjidhjen e këtij problemi të mbartur prej 18 vjetësh?
Fatkeqësisht, dua të pohoj se plani i Katovicës i realizuar dhe zbatuar në vitin 1990 po përvijohet dhe sot pas 18 vitesh pluralizëm politik. Është e vërtetë që në të përndjekurit politikë kemi votuar gjithmonë gjatë kësaj periudhe për Partinë Demokratike dhe në gjykimin tim, kemi vepruar shumë mirë, se kemi pasur parasysh thënien e vjetër të popullit “Zgjidh të keqen më të vogël”.
Mund të them me bindje, që koha tani ka ndryshuar në favorin tonë. Kjo periudhë na “ka shërbyer” për të rikuperuar dhe krijuar plejadën e intelektualëve dhe të specialistëve të të gjitha fushave. Krahasuar me vitet ’90, ne tani kemi më shumë potenciale dhe kjo na bën të sigurt për të ardhmen. Në këtë këndvështrim, ne në këto zgjedhje nuk do të jemi në rolin e përkrahësit dhe të votuesit, por në një rol deçiziv partneriteti me të gjitha ato forca politike që prosperojnë demokracinë e vërtetë.Pra, vota e 2009 do të jetë votë për të përndjekurit politikë dhe pronarët.
Sa i përket zgjidhjes së problemit të dëmshpërblimit, unë e kam theksuar edhe me sipër, që do të jetë në nderin dhe dinjitetin e çdo qeverie për të zbatuar detyrimin ligjor. Jemi i vetmi vend në Europë, që vazhdojmë të mos dënojmë krimet e komunizmit. Dhe jo vetëm kaq por mbeturinat e atij sistemi po përpiqen të ringjallen. E pamoralshme, e papajtueshme me asnjë normë demokratike ndërkombëtare që ne në shtetin tonë paguajmë taksa për ata individë që na vranë lirinë, na burgosën mendimin dhe na morën jetën. Dhe kjo përgjegjësi kombëtare nuk është e jona si kundërshtare të diktaturës, por e qeverisë në pushtet, që e votuam ne. Pra, “thembra e akilit” nëbashkëpunimin me forcat politike në zgjedhjet e 2009, do të jetë dënimi i krimeve të komunizmit dhe mbrojtja e demokracisë në Shqipëri.
Për Qeverinë
Me këtë, dua të them që një pjesë e konsiderueshme e kësaj shtrese nuk e gjejnë veten të përfaqësuar në këtë ligj (përjashtimi nga dëmshpërblimi i 4.000 qytetarëve që u pushkatuan pa gjyq). Nga ana tjetër, edhe administrata Berisha (Ministria e Drejtësisë) është duke e bërë shumë të vështirë aplikimin e dokumentacionit të kërkuar sipas ligjit. Mendoj se handikapi krijohet artificialisht, sepse dokumentacionin që ministria e kërkon nga këta qytetarë mund ta gjejë shumë lehtë në arkivat e saj.Nga sa me sipër, mendoj që mosveprimi i kësaj administrate e jep përgjigjen vetë, duke çuar në kalendat greke dëmshpërblimin
Për dokumentet
Mendoj se kjo është një strategji e menduar mirë nga klanet e interesuara për të zgjatur në kohë këto të drejta ligjore. Mendoj se çdo gjë tjetër mund të përballonin të përndjekurit politikë, por përndjekja nga qeveria e djathtë për ta është shumë e dhimbshme dhe e papranueshme. Kjo ka bërë që revolta e tyre të vijë gjithmonë e në rritje
Për bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë
Ne, si shoqatë, na u desh shumë punë që t’i bindnim që është e domosdoshme të plotësohen formularët përkatës dhe si rezultat i saj u arrit që në Ministrinë e Drejtësisë të dorëzoheshin rreth 12.000 formularë aplikimi. Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, të gjithë aplikantët i plotësojnë kushtet konform ligjit të dëmshpërblimit. Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë, megjithëse kanë diskutuar paraprakisht me ne, jo vetëm që nuk i kanë marrë parasysh sugjerimet tona, por janë bërë pengesë burokratike në këtë proces.
2500 është numri i përafërt i të internuarve që nuk gjejnë dokumentin
20 mijë lekë është dëmshpërblimi për një ditë burgu
Në Ministrinë e Drejtësisë janë dorëzuar rreth 12.000 formularë aplikimi.
4 mijë qytetarë, që u pushkatuan pa gjyq, nuk përfaqësohen me ligjin e ri
Ende, asnjë faturë përfundimtare nga Qeveria:
Për shkak të mungesës së numrit përfundimtar të përfituesve
Përfitimet e marra nga viti 1991 deri më 1997, do të zbriten nga fatura që do të përballojë qeveria