Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:49:28

Lexoni versionin Print

Rama porosi deputetëve për zgjedhjet

Sanksionimi në Kushtetutë i sistemit zgjedhor rajonal-proporcional ka sjellë dhe “ndryshimin” e statusit të përfaqësimit të deputetëve socialistë. Në përshtatje të këtij zhvillimi në prag të zgjedhjeve të ardhshme elektorale, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama,

Fejzi Braushi
Marte, 07 Tetor 2008 10:22:00

Grupi parlamentar socialist i ka kushtuar një pjesë të mbledhjes së vet edhe organizimit elektoral të Partisë Socialiste

TIRANË- Sanksionimi në Kushtetutë i sistemit zgjedhor rajonal-proporcional ka sjellë dhe “ndryshimin” e statusit të përfaqësimit të deputetëve socialistë. Në përshtatje të këtij zhvillimi në prag të zgjedhjeve të ardhshme elektorale, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kërkuar nga deputetët e tij që të mos e konsiderojnë më veten deputetë të zonave të tyre nga dhe janë zgjedhur, por deputetë të të gjithë qarkut në të cilin bën pjesë zona e tyre elektorale. Kërkesa është bërë dje gjatë mbledhjes së radhës së grupit parlamentar ku kryesocialisti Edi Rama ka informuar të gjithë deputetët me vendimet që mori kryesia e partisë disa ditë më parë në funksion të përgatitjeve elektorale.

Grupi

Përveç diskutimeve rreth çështjeve që do të diskutoheshin më pas në Kuvend, grupi parlamentar socialist i ka kushtuar një pjesë të mbledhjes së vet edhe organizimit elektoral që Partia Socialiste do t’i nënshtrohet përgjatë gjithë muajve të ardhshëm deri në zgjedhjet parlamentare, që me shumë gjasa do të mbahen gjatë muajit qershor.

Në këtë mënyrë, kryetari i PS-së, Rama, duke bërë në vija të përgjithshme prezantimin e strategjisë elektorale që u miratua në kryesi, ka kërkuar një impenjim më të madh dhe konkret nga të zgjedhurit e tij për gjatë gjithë muajve që kanë mbetur deri në zgjedhje. Rama u ka bërë të ditur deputetëve se ndarja e re elektorale që do të aplikohet në bazë të sistemit të ri zgjedhor kërkon si domosdoshmëri që deputetët e zgjedhur më parë në zona njëemërore, tashmë do të duhet të shohin përtej këtyre kufijve dhe ta përqendrojnë aktivitetin e tyre në të gjithë qarkun.

Kjo jo vetëm si një mënyrë për t’u afirmuar si përfaqësues i të gjithë qarkut apo zonës shumëemërore, por edhe për të arritur që të bëjnë për vete sa më shumë mbështetës. Për këtë Rama ka porositur deputetët e vet që të presin të gjithë qytetarët nga qarqet e tyre, si dhe gjatë vizitave në bazë ta shpërndajnë aktivitetin e tyre në të gjithë zonën shumëemërore për të krijuar bindjen e një ekipi tek zgjedhësit.

Koordinimi

Një tjetër udhëzim i dhënë për deputetët socialistë gjatë mbledhjes së djeshme të grupit ishte dhe nevoja për një koordinim të veprimit në bazë midis deputetit dhe të deleguarit të kryesisë. Sipas Ramës, në bazë edhe të strategjisë elektorale është tepër e domosdoshme pasja e një koordinimi perfekt jo vetëm mes strukturave bazë dhe atyre në qendër, por edhe një harmoni veprimi mes deputetëve dhe të deleguarit të kryesisë, i cili sipas planit organizativ do të jetë dhe shefi i shtabit elektoral për çdo qark. Rama ka bërë të ditur se kryetari i shtabit rajonal do të jetë pjesa ndërlidhëse midis bazës dhe qendrës, dhe në bashkëpunim me deputetët do të jenë përgjegjës për organizimin estrukturave lokale gjatë gjitha fazave përgatitore deri në fushatë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Kreu i PS-së Edi Rama

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML