Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:36:06

Lexoni versionin Print

Rama: Korrupsioni i klanit “Berisha” ka kapur shtetin

Drejtuesi i lëvizjes G99, Erion Veliaj, është shprehur i zhgënjyer nga kryeministri Sali Berisha pas botimeve të fakteve për implikimin e familjes së tij në rrjetet e trafikut dhe korrupsionit në Ballkan përmes sekserit, Damir Fazliç.

Fejzi Braushi
Marte, 07 Tetor 2008 10:26:00

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë për të marrë në zotërim dokumentet e bëra publike dhe për të hetuar kanalet që lidhin Fazliçin me klanin Berisha

TIRANË- Partia Socialiste hedh hije të forta dyshimi se mes skandalit të rrugës “Rrëshen-Kalimash”, trafikut të paligjshëm të armëve dhe tragjedisë së Gërdecit qëndrojnë lidhjet e fshehta mes ministrin tonë të Jashtëm Lulëzim Basha dhe biznesmenit boshnjak Damir Fazlliç, i arrestuar për pak orë disa ditë më parë në Bosnje-Hercegovinë.

Nisur edhe nga publikimi i fakteve të reja në media për lidhjet e Fazlliç me qarqet qeveritare në Shqipëri, kryetari socialist Edi Rama i ka rezervuar kësaj çështjeje një konferencë të posaçme për mediat, ku nuk ka ngurruar të akuzojë kryeministrin Sali Berisha se ka vënë qeverinë e shqiptarëve në shërbim të interesave të pista. Rama shtoi se, “burimet e pavarura të informacionit dhanë të tjera prova drithëruese të kapjes së shtetit nga klani i kryeministrit dhe nga klientët e pushtetit të korruptuar të Sali Berishës”

Akuzat

Duke iu referuar pikërisht të dhënave që e lidhin Fazlliç me fushatën zgjedhore të demokratëve, shefi i selisë rozë ka theksuar se kjo tregon se e gjithë qeverisja e djathtë që mori jetë më tre korrik 2005 është ngritur mbi baza të dyshimta marrëdhëniesh mafioze. “Grabitja e fondeve publike përmes projektit të rrugës Durrës – Kukës, shpërthimi i Gërdecit me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm dhe aktiviteti i paligjshëm ekonomik në bashkëpunim me këtë marifetçi të spikatur të botës së korrupsionit ballkanik, janë prova ulëritëse të vizionit, misionit dhe aksionit qeverisës të Sali Berishës, i cili, siç tregojnë faktet e bëra publike, e ka vënë qeverinë e Shqipërisë në shërbim të interesave ekonomike të klanit të tij qysh javën e parë të punës.

Gjurmët e nxjerra në dritë nga shtypi mbi këtë aktivitet tronditës për shtetin flasin qartë për një qeveri të orkestruar nga interesat e botës së fitimeve të paligjshme dhe çojnë tani për tani drejt Lulëzim Bashës, ministrit pa imunitet të Sali Berishës”, - deklaroi kryesocialisti Edi Rama. “Të ushtrojmë pushtetin për të bërë para dhe të bëjmë para për të mbajtur pushtetin”, kjo ka qenë sipas PS-së motoja që ka udhëhequr lidershipin demokrat që nga dita që ka ardhur në pushtet e deri më sot, kur në zyrat e regjistrimit të bizneseve rezultojnë të regjistruara disa kompani ku Fazliç është bashkëpronar me njerëz që socialistët i konsiderojnë si pjesë e klanit kryeministror. “Ky personazh i prangosur në Bosnjë ka regjistruar disa kompani të përbashkëta me klanin kryeministror dhe, mesa duket nga gjurmët e mbetura në dokumente origjinale, ka kryer së bashku me njerëz të besuar të Sali Berishës operacione të paligjshme ekonomike”, - shprehet më tej Rama në fjalën e vet.

Pyetjet

Për të zbardhur të gjitha faktet dhe dyshimet që lidhin Fazlliç me qeveritarët tanë dhe veçanërisht me ministrin Basha, Partia Socialiste në emër të të gjithë shqiptarëve ka shtruar një sërë pyetjesh drejtuar kryesisht organit të akuzës, të cilit i bëhet thirrje të ndërhyjë sa më parë për t’i dhënë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve që janë ngritur si për të ashtuquajturën aferë korruptive të rrugës Rrëshen-Kalimash, ashtu edhe për kanalet korruptive që janë ngritur mes biznesmenit boshnjak dhe qeverisë tonë. “Kur do të thirret përpara organit të akuzës kjo lule e fushatës antikorrupsion të vitit 2005, që sot endet rrugëve të botës pa imunitet për të përfaqësuar Shqipërinë dhe në ndërkohë bën një rrugë e dy punë, nga njëra anë flet për punët e jashtme të vendit tonë të përbashkët me të mëdhenjtë e botës dhe nga ana tjetër kujdeset për punët e brendshme të klanit Berisha me Fazlliçët e interesave të paligjshme?

Kur do të ndërhyjë Prokuroria për të marrë në zotërim dokumentet e bëra publike nga shtypi dhe për të hetuar në thellësinë e kanaleve që lidhin marifetçiun e prangosur në Bosnjë me klanin Berisha dhe për të zbardhur aktivitetin e këtyre kompanive, të cilat kanë gjeneruar shuma të mëdha parash me destinacion Qipron, ku çuditërisht, ose aspak çuditërisht, çojnë edhe gjurmët e trafikut të armëve?”, - ishin pyetjet që drejtoi Rama ndaj prokurorisë. Në këtë drejtim ai ka theksuar se është e nevojshme që prokuroria të bllokojë menjëherë llogaritë bankare të të gjitha atyre kompanive ku bashkëpronar është dhe Fazlliç. Për të përmbushur këto detyra PS shprehu edhe një herë mbështetje ndaj organit të akuzës.


-----------------------------------------------------------------------

Veliaj: "Klani i Zemunit, tani nështëpinë e Berishës!


TIRANË-
Drejtuesi i lëvizjes G99, Erion Veliaj, është shprehur i zhgënjyer nga kryeministri Sali Berisha pas botimeve të fakteve për implikimin e familjes së tij në rrjetet e trafikut dhe korrupsionit në Ballkan përmes sekserit, Damir Fazliç. “Sigurisht që Berisha krenohet se në Shqipëri regjistrohen lehtësisht shumë biznese– se 5 të tilla në një javë i regjistronte veç Damiri i Berishës.

Dje Fazliç ka deklaruar se “është mik i Sali Berishës’. Në fakt dhe ne jemi krenar për të, se një kriminel si Fazliç veç një adash si Berisha mund të kishte mik”, tha Veliaj, duke drejtuar edhe disa pyetje publike. “Berisha i detyrohet publikut shqiptar disa përgjigje: Ç’lidhje ka Fazliç me Sali Berishën? Sa para janë shpenzuar nga taksat e shqiptareve për pagesat e këtij njeriu? Ç’përfitime ka pasur Fazliç nga KESH në blerjet e energjisë? etj”, tha ai. Veliaj theksoi se e vetmja pyetje e pazbuluar nga “NY Times” në trafikun e armëve qe, se si kthehej bakshishi i trafikut nga Qipro në Shqipëri?“A bëhej kjo nëpërmjet pagesave fiktive që kompani anonime nga Qipro i bënin Fazliçit dhe kunatit të Bashës?”, shtoi ai.

Veliaj theksoi se tani një gjë është e sigurt.” Klani i Zemunit sot banon ne Familjen e Sali Berishës. Një rrjet kunetërish, baxhanakësh, nipash e mbesash, djemsh e vajzash sot kontrollon tatime, dogana, konsulencat, tenderat, shëndetësinë, energjinë, rrugët, me pak fjalë të gjithë asetet publike për të cilat ky popull ka investuar kaq shumë”, tha ai.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Kreu i PS-së Edi Rama

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML