Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:35:38

Lexoni versionin Print

Pollo: Shkrirjen PD-PDR e ka kërkuar Berisha

Shkrirja e Partisë Demokrate të Reformuar me Partinë Demokratike tashmë është një propozim i mundshëm për t’u arritur. Kjo pasi ideja e bashkimit të këtyre dy forcave ka ardhur nga vetë kryeministri Sali Berisha, i cili disa kohë më parë i ka propozuar aleatit të vet reformator një gjë të tillë.

Diel, 12 Tetor 2008 09:36:00

Shkrirja e Partisë Demokrate të Reformuar me Partinë Demokratike tashmë është një propozim i mundshëm për t’u arritur. Kjo pasi ideja e bashkimit të këtyre dy forcave ka ardhur nga vetë kryeministri Sali Berisha, i cili disa kohë më parë i ka propozuar aleatit të vet reformator një gjë të tillë. Është vetë zëvendëskryeministri Genc Pollo që bën të ditur një fakt të tillë, duke u shprehur se “propozimi për shkrirjen e partisë së tij më atë Demokratike ka qenë një propozim i bërë nga vetë z.Berisha”.

Gjatë një prononcimi për mediat Pollo është shprehur se kjo çështje është diskutuar midis tij dhe kryeministrit që në muajin korrik dhe tashmë marrëveshja është në përfundim e sipër. Pavarësisht se nuk shpjegon se pse kjo marrëveshje po vonon, ai është shprehur i sigurt se ky proces do të kurorëzohet shumë shpejt, por pa dhënë një afat të mundshëm kur dhe mund të kemi një draft të shkruar për formulën dhe hapat që do të ndiqen për shkrirjen e strukturave të dy partive. Ndërkohë ai ka folur edhe në lidhje me temat tashmë mjaft të diskutuara si ajo për heqjen e imuniteteve apo çështja Fazlliç.

Përsa i përket debatit për kufizimin e imunitetit, ai ka vlerësuar se “heqja e imunitetit të deputetëve duhet realizuar pasi kjo bën të mundur edhe kontrollin e aktiviteteve të ligjshme ose të paligjshme të politikanëve”. Është kjo arsyeja sipas tij që e bënë mjaft të rëndësishme arritjen e një marrëveshje midis pozitës dhe opozitës në Parlament në lidhje me këtë projektligj. Duke u ndalur tek çështja e shumëpërfolur ditët e fundit nga media dhe politika, pra çështja Fazlliç, ai u shpreh se ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një zhurmë e kot, por pa mundur që të japë argumente që të rrëzojnë faktet e publikuara këto ditë në media.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML