Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:15:20

Lexoni versionin Print

D’Alema: Politika shqiptare e dominuar nga “dhelpra të vjetra”

Ish kryeministri italian, Massimo D’Alema, e ka cilësuar jetën politike shqiptare si të dominuar nga ato që ai i quan “dhelprat e vjetra”. Deklarata u bë në një nga takimet e organizuara nga e majta italiane me kreun e Partisë Socialiste për të ardhmen e shoqërisë bashkëkohore,

Diel, 12 Tetor 2008 09:39:00

Ish-kryeministri Italian ka vlerësuar me notë maksimale punën që ka kryer Edi Rama në krye të Bashkisë së Tiranës

Ish kryeministri italian, Massimo D’Alema, e ka cilësuar jetën politike shqiptare si të dominuar nga ato që ai i quan “dhelprat e vjetra”. Deklarata u bë në një nga takimet e organizuara nga e majta italiane me kreun e Partisë Socialiste për të ardhmen e shoqërisë bashkëkohore, ku ky i fundit u ftua të shprehë eksperiencën e tij të drejtimit të Bashkisë së Tiranës. “Politika shqiptare ka qenë për një kohë të gjatë e mbërthyer nga ata që ne italianët i quajmë “dhelpra të vjetra”, - tha D’Alema gjatë një prononcimi mediatik, duke iu referuar kryesisht lidershipit politik shqiptar që ka drejtuar në këto vite tranzicion.

Nga ana tjetër ai nuk ka ngurruar të japë vlerësimet maksimale për kryesocialistin Rama, si një njeri të punës dhe vizionit të qartë për rrugën e zhvillimit. Sipas tij, Edi Rama përfaqëson një gjeneratë të re dhe si i tillë ai është shprehje jo vetëm e një politike evropiane, por dhe një shpresë për Shqipërinë. Pyetjes se cila ishte këshilla e tij për Edi Ramën, që ai të arrijë të jetë një kryeministër eficent ai iu përgjigj: “Ai ka qenë dhe është një kryetar i suksesshëm i Bashkisë së Tiranës, gjë që sipas meje paraqet një vlerë themelore. Ai mund t’ju demonstrojë qytetarëve shqiptarë se është një njeri që ka ditur dhe di të administrojë mirë çështjet publike. Unë vetë e konsideroj si një potencial mjaft të fuqishëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë,”-tha më tej D’Alema.
 
Ndërkohë vetë Edi Rama në fjalën e tij ka vënë theksin tek nevoja e një vizioni të ri europian për pjesën e Ballkanit që ka mbetur ende jashtë Bashkimit Europian dhe ka nënvizuar se politika e vjetër e izolimit të këtyre popujve sjell efekte negative në procesin e rritjes dhe të zhvillimit të vetë vendeve të zhvilluara. “Në fakt nuk është e vërtetë që politikat izoluese janë të suksesshme, pasi këta persona kanë nevojë të ndjehen pjesë e një bote të përbashkët, nëse nuk ndjehen pjesë e kësaj bote do jenë gjithnjë të prirur ta shkatërrojnë këtë botë”, - tha Rama gjatë fjalës së vet mbajtur gjatë këtij takimi. Takimi midis kreut të opozitës dhe ish-kryeministrit, por dhe një ndër lidërve më të rëndësishëm të së majtës italiane, konsistoi gjithashtu dhe në konsultimin e programit të ri të Partisë Socialiste me ekspertë nga të dy vendet.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML