Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:27:30

Lexoni versionin Print

Marko Bello: LSI vuan nga kompleksi i megalomanisë

Deputeti socialist, Marko Bello, e konsideron të turpshme faktin që qeveria shqiptare dhe krerët më të lartë të institucioneve të sigurisë në vend janë vënë në resht për t’i raportuar të dyshuarit serbo-boshnjak Damir Fazlliç mbi çështjet e sigurisë kombëtare.

Diel, 12 Tetor 2008 09:47:00

Intervista/ Deputeti socialist, Marko Bello, shprehet se dalja në koalicion me LSI-në në zgjedhje është bërë e pamundur

Deputeti socialist, Marko Bello, e konsideron të turpshme faktin që qeveria shqiptare dhe krerët më të lartë të institucioneve të sigurisë në vend janë vënë në resht për t’i raportuar të dyshuarit serbo-boshnjak Damir Fazlliç mbi çështjet e sigurisë kombëtare. Gjatë intervistës ai komenton edhe zhvillimet politike, që nga çështja e imunitetit apo edhe bashkëpunimi ndëropozitar para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Z.Bello, disa ditë më parë Damir Fazlliç, i kërkuar nga organet e drejtësisë, jo vetëm shqiptare, vizitoi Tiranën, ku dhe nuk nguroi të flasë edhe për lidhjet e tij me politikanët dhe qeveritarët shqiptarë. Cili është komenti juaj për këtë çështje dhe a përbën kjo vizitë një sfidim të shtetit shqiptar?

Me këtë çështje të kap një trishtim dhe zhgënjim sesi drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, qeveria dhe vetë kryeministri vijnë pas valles së disa lobistëve siç është edhe rasti i Fazlliç. Unë nuk mund të ngre akuza sepse nuk jam prokuror, por Fazlliç është një personazh i dyshimtë, të cilit i hapen dyert në Shqipëri, vetëm e vetëm sepse ai ka miq moshatarët e vet që sot ose janë ministra, ose janë pranë familjes së kryeministrit.

Kjo pasi mua s’më duket e arsyeshme që një kryeministër 95-vjeçar të ketë mik një djalë 30 vjeçar. Pra nuk e lidh miqësia as për moshën dhe as për pozicionin që ka si kryeministër. Ky është një lobist që spekulon me kompleksin e inferioritetit që manifestohet nga qarqet shqiptare në Shqipëri dhe vjen këtu dhe nëpërmjet spekulimeve, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave të pista, ai arrin të shtjerë në dorë biznese fitimprurëse. Dhe kjo vetëm sepse ka mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe kjo është e turpshme.

Ndërkohë, siç është bërë e ditur ditët e fundit në media, Fazlliç ka marrë pjesë dhe në një nga takimet e zhvilluara në kryeministri për çështjen e sigurisë tonë kombëtare, ku natyrisht i pranishëm përveç drejtuesve më të lartë të institucioneve të sigurisë ka qenë edhe vetë kryeministri Berisha….

Kjo është skandaloze. Të rreshtosh një ditë të diel të gjithë ministrat kryesorë të qeverisë për të dhënë llogari përpara Fazlliçit për çështjet e sigurisë kombëtare, kur aty ndodhet dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe ekspertë të tjerë është e paprecedentë. Unë e kam thënë edhe më para se Fazlliçi është çështje e shëmtuar që tregon se kjo qeveri luftën kundër korrupsionit e ka pasur thjeshtë një slogan.

Faktet që kanë dalë dhe do të dalin në vazhdim do të tregojnë se pehlivanë si Fazlliçi kanë gjetur terren dhe po spekulojnë me këtë të ashtuquajtur dashamirësi të qeverisë, sepse Sali Berisha dhe Lulëzim Basha janë peng të kompanisë BG&R dhe ne nuk e dimë sesa ka qenë haraçi që do t’i paguanin kësaj kompanie, sepse asgjë nuk ka qenë transparente. Fakti që Fazlliç erdhi në Shqipëri dhe u shoqërua nga policia shqiptare tregon arrogancën e kryeministrit, i cili vetëm dy ditë më parë kishte deklaruar se do ta sillte atë edhe në Kuvend.

Opozita ka bërë lidhje midis ngjarjes së Gërdecit dhe çështjes Fazlliç. Çfarë ju bënë të besoni se këto dy çështje kanë lidhje?

Dyshime kemi të drejtë të ngremë të gjithë sepse shumë gjera koincidojnë dhe janë koincidenca shumë të çuditshme. Domethënë në këtë tragjedi, në këtë korrupsion të madh dhe në këtë abuzim me pronën publike shikohen pak njerëz, pra shihet Ministri i Jashtëm, kryeministri dhe familjarët e tyre. Pra Fazlliçit gjatë intervistës që dha edhe në media i shpëtoi fakti se ai influencon politikanët shqiptarë.

Pra mendoni një qeveri që merr urdhra nga Fazlliçi dhe fazlliçët e tjerë. Kjo është edhe arsyeja që grupi parlamentar i PS-së ka paraqitur një mocion për debat me kryeministrin ku dhe ka parashtruar një seri pyetjesh për të mësuar se si ka mundësi që një grusht njerëzish favorizohen në dëm të konkurrencës së ndershme. Kjo qeveri që mburret që po e lufton korrupsionin duhet të na thotë se si ka mundësi që njerëz si Fazlliçi vijnë në Shqipëri, blejnë toka dhe më pas në këto toka vendoset të ngrihet parku energjitik siç është i Porto-Romanos, apo rasti i Rompetrolit, kompani që i ka detyrime shtetit mbi 1 milion euro, kjo falimentohet brenda ditës dhe ngrihen dy kompani të tjerë po me të njëjtin pronar, por kësaj radhe me një Këshill Mbikëqyrës tjetër me në krye Fazliç dhe me mbesën e Berishës si eksperte. Pra të gjitha këto vijnë erë megakorrupsion, pasi është një kapje e shtetit.

Pavarësisht debateve për këto çështje, PS dhe PD po vijojnë bashkëpunimin e tyre për reformat e mëdha. Në këtë kuadër duket se kanë gjetur mirëkuptimin edhe për çështjen e imunitetit duke rënë dakord që të ndryshojnë edhe Kushtetutën. Mendoni se është normale që të preket Kushtetuta brenda pak muajsh?

Ne në prag të Samitit të Bukureshtit demonstruam se jemi një opozitë konstruktive dhe që në plan të parë kemi interesat e vendit, duke pranuar të kontribuojmë të bëjmë një sërë reformash. Mesa duket ky vullnet është keqpërdorur nga mazhoranca, e cila nuk e ka merituar këtë bashkëpunim, sepse herë pas here shohim qoftë Berishën, qoftë Topallin që mburren se futën Shqipërinë në NATO. Edhe për rastin që ju përmendni për imunitetet ne e kemi thënë gjithmonë se nuk jemi kundër kufizimit të imuniteteve, sidomos për figura të krimit të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Por kemi bindjen se mazhoranca edhe këtu po përpiqet që të përfitojë kapital politik duke u shfaqur para qytetarëve si e gatshme për të luftuar korrupsionin. Ne mendojmë se korrupsioni nuk vjen nga deputetët, pasi ata s’kanë fonde nëpër duar. Ata që kanë mundësi që të bëjnë korrupsion janë 15 ministrat e kabinetit qeveritar, apo dhe drejtues të tjerë. Kështu që ne inkurajojmë prokurorinë dhe sa herë të ketë kërkesa ne jemi të gatshëm t’i votojmë ato në parlament.

Pra në parim nuk jemi kundër kufizimit, por ky vjen nëpërmjet prekjes së Kushtetutës. Do të ishte shumë mirë që kjo mazhorancë, që brenda ditës nxori disa amendime për Kushtetutën që fuqizonin kryeministrin, të kishte kontribuar dhe në këtë drejtim. Tek e fundit kjo mazhorancë e ka shumicën e duhur të votave të çdo deputeti që ka dyshime për kryerje të veprave penale.

Megjithëse jemi futur në një vit elektoral, partitë e majta ende nuk kanë mundur të koordinohen dhe grupohen në një koalicion të përbashkët zgjedhor. Mendoni se do të arrihet një gjë e tillë?

Megjithë përpjekjet që janë bërë, mesa duket PS dhe LSI do të jenë të ndara në zgjedhje. Madje në mbledhjen e fundit të qeverisë është debatuar mbi këtë çështje dhe të gjithë ranë dakord se PS ka korsinë e vet të garimit në këto zgjedhje, bashkë me aleatët e tjerë që kanë dashur të jenë në një koalicion të përbërë me të. LSI vuan nga kompleksi i megalomanisë dhe i duket se po të vendoset në listë me PS-në do të ndihet më e vogël sesa është në të vërtetë.

Ndërsa duke dalë më vete do t’u duket se janë një parti e madhe duke pretenduar se do të fitojnë edhe 35 deputetë. U qoftë rruga e mbarë, them unë, sepse në fund të fundit secili ka të drejtën e vet që të peshohet se sa rëndon realisht. Kështu që mua më duket se s’ka asgjë të keqe nëse PS dhe LSI të garojnë të ndara, e rëndësishme është që këto të mos jenë armike ose kundërshtare në zgjedhje, pra të mos luftojnë njëra- tjetrën. Unë vë re se opozitë reale bënë vetëm PS, pasi LSI më shumë është e fokusuar të godasë PS-në, sesa mazhorancën aktuale. Unë do të uroja megjithë zemër që edhe LSI të orientohej kundër qeverisjes së Berishës.

Dalja të vetme nuk rrezikon përsëritjen e 2005?

Nuk rrezikon sepse sistemi aktual nuk është i njëjtë me atë të 2005. Vota e majtë nëpërmjet këtij sistemi nuk ikën në asnjë mënyrë dem. Mendoj se në fund të këtyre zgjedhjeve e majta do të ketë votat e mjaftueshme të deputetëve për të qeverisur.

Besoni në një bashkëpunim paszgjedhor me LSI-në?

Shpresoj në një bashkëpunim paszgjedhor sepse nuk ka shanse dhe kohë për një bashkëpunim parazgjedhor.

Për Fazlliç

“Ky është një lobist që spekulon me kompleksin e inferioritetit që manifestohet nga qarqet shqiptare në Shqipëri dhe vjen këtu dhe nëpërmjet spekulimeve, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave të pista, ai arrin të shtjerë në dorë biznese fitimprurëse. Dhe kjo vetëm sepse ka mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe kjo është e turpshme”

Për Imunitetin

“në parim nuk jemi kundër kufizimit, por ky vjen nëpërmjet prekjes së Kushtetutës. Do të ishte shumë mirë që kjo mazhorancë që brenda ditës nxori disa amendime për Kushtetutën që fuqizonin kryeministrin të kishte kontribuar dhe në këtë drejtim. Tek e fundit kjo mazhorancë i ka shumicën e duhur të votave të çdo deputeti që ka dyshime për kryerje të veprave penale”

Për LSI-në

Megjithë përpjekjet që janë bërë, mesa duket PS dhe LSI do të jenë të ndara në zgjedhje. Madje në mbledhjen e fundit të qeverisë është debatuar mbi këtë çështje dhe të gjithë ranë dakord se PS ka korsinë e vet të garimit në këto zgjedhje, bashkë me aleatët e tjerë që kanë dashur të jenë në një koalicion të përbërë me të. LSI vuan nga kompleksi i megalomanisë dhe i duket se po të vendoset në listë me PS do të ndihet më e vogël”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Marko Bello

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML