Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:02:21

Lexoni versionin Print

Ndoka: Shteti po bën presion ndaj Ina Ramës

Heshtjen e partive të koalicionit qeverisës ndaj situatës më të fundit në vend, e kanë thyer dje demokristianët, të cilët, e kanë cilësuar të patolerueshme qëndrimin e fundit të dy ministrive, ndaj organit të akuzës.

Nevila Perndoj
Hene, 13 Tetor 2008 09:08:00

Kryetari i PDK-së reagon pas konfliktit të fundit të dy ministrive me organin e akuzës

TIRANË- Heshtjen e partive të koalicionit qeverisës ndaj situatës më të fundit në vend, e kanë thyer dje demokristianët, të cilët, e kanë cilësuar të patolerueshme qëndrimin e fundit të dy ministrive, ndaj organit të akuzës.

Gjatë një takimi të zhvilluar dje në Tropojë, Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka deklaruar se është e papranueshme që sapo çështja “Fazlliç” u bë objekt i hetimit nga Prokuroria, qeveria mobilizon në sulm dy ministri kundër kryeprokurores. “Për demokristianët hetimi rreth çështjeve të përfolura është një akt i ligjshëm dhe është detyre kushtetuese e institucionit të prokurorisë, pavarësisht nëse personat e hetuar kanë kryer apo nuk kanë kryer vepër penale. Është rezultati i hetimeve ai që përcakton shkallën e implikimit të personit të hetuar dhe është gjykata që më në fundvendos për shkallën e fajësisë apo të pafajësisë për çdo qytetar”,- tha Ndoka.

Sipas tij, përpjekja për të penguar hetimet siç po veprohet gjatë muajve të fundit, duke filluar me tragjedinë e Gërdecit, e së fundi me dosjen “Fazlliç”, kompromenton keq qeverinë dhe angazhimin e saj për një luftë të pa kompromis kundër korrupsionit. “Për ne janë të pafalshme dhe të turpshme akuzat që ngrihen kundër prokurores së përgjithshme, znj. Ina Rama, se ajo po përdoret politikisht. Nëse prokuroria përdoret politikisht, atëherë pala akuzuese duhet të shpjegojë se nga kush u përdorka politikisht znj. Rama.

Për ne kjo akuzë është e paqëndrueshme dhe përbën thjesht një mjet presioni për të penguar kryeprokuroren në ushtrimin e detyrës së saj kushtetuese”,- tha ai. Ndoka kritikoi gjithashtu qeverinë për mungesën e investimeve në zonat e thella malore të Pukës dhe të Tropojës, të cilat janë nga zonat më të varfra në vend dhe ku jetesa e këtyre banorëve është në kushte të mjerueshme.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Nard Ndoka

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML