Shtune, 22 Nentor 2008 11:51:01

Lexoni versionin Print

Rama: Klani “Berisha”, sulm i paprecedent ndaj prokurorisë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar ashpër dje pas sulmit të hapur që qeveria po i bën Prokurorisë lidhur me çështjen “Fazlliç”.

Nevila Perndoj
Hene, 13 Tetor 2008 09:28:00

Kryetari i PS tha se është e patolerueshme që Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të kërcënojnë publikisht Prokurorinë

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar ashpër dje pas sulmit të hapur që qeveria po i bën Prokurorisë lidhur me çështjen “Fazlliç”. “Sot unë dua të fokusohem tek përshkallëzimi i një lufte tani më të hapur mes klanit Berisha dhe Prokurorisë së Republikës e materializuar kjo në shprehjen e paimagjinueshme të luftës me prokurorinë nga ana e dy dikastereve qendrore Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë.

Besoj që asnjëherë më parë në këtë shtet nuk janë shfaqur kthetrat e pushtetit më hapur në mënyrë më arrogante dhe pa asnjë vetëpërmbajtje formale sesa në rastin e kërcënimit publik të prokurorëve dhe të hyrjes me forcë në zyrat e prokurorisë për të marrë materiale që kanë të bëjnë me hetimin e domosdoshëm të lidhjeve mes këtij marifetçiu serbo-boshnjak dhe Sali Berishës e klanit të tij”,- tha dje Rama përmes një konference për shtyp.

Sipas tij, është realisht e paperceptueshme që kjo të ndodhë në mes të Europës dhe në një moment kaq delikat për vendin që duhet të hedhë hapa të rëndësishëm demokratizues dhe modernizues për të garantuar shtetin e së drejtës. “Për ne është e patolerueshme që Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të kërcënojnë publikisht Prokurorinë e Republikës dhe të bëhen mburojë e një marifetçiu të rëndomtë ballkanik, i përzier në shumë e shumë afera të dyshimta dhe i kthyer në një pikë referimi për interesat tërësisht të paligjshme e të papërligjura të klanit Berisha”,- tha Rama.

Kryetari i PS-së shtoi se, kjo është shprehja më kuptimplotë e degradimit të marrëdhënieve mes kësaj qeverie dhe institucioneve kushtetuese të vendit. “Mes Sali Berishës dhe qytetareve e qytetarëve që e kanë votuar për të luftuar korrupsionin e që sot po shohin përditë e më shumë se duart e pastra të vitit 2005 nuk janë asgjë më shumë sesa duart përmes së cilave realizohen interesa personale e klanore dhe të cilat mbajnë, tërheqin e lëshojnë fijet që e lidhin qeverinë e Shqipërisë me botën e përfitimeve të paligjshme. Asnjë reagim propagandistik dhe njëkohësisht jo etik, jo ligjor, jo kushtetues i Ministrive dhe i Ministrave të Sali Berishës nuk e zbeh, e nuk e mbulon dot këtë pamje kaq dramatike të katandisjes së shtetit ligjor në Shqipëri”,- tha ai.

Përkundrazi, këto reagime, sipas tij, nënvizojnë edhe më fort se në ç’nivel ka rënë qeverisja e vendit dhe se sa vite dritë larg janë interesat e qytetarëve dhe qytetarëve shqiptarë nga interesat e Berishës dhe klanit të tij. Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë njohje me serbo-boshnjakun, Damir Fazlliç. “Nuk kam asnjë njohje me këtë mashtrues ballkanik dhe për fat të mirë jam tërësisht refuzues ndaj këtij soji, që është soji i miqve dhe klientëve të Sali Berishës, ministrave të tij. Për fat akoma më të keq për gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët, është soji që dikton politika qeverisëse, që realizon lidhjen e Sali Berishës me botën e interesave të paligjshme dhe që funksionon vetëm në emër të këtyre interesave, që nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat e Shqipërisë, të shqiptarëve dhe të së ardhmes tonë të përbashkët”,- tha ai.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Lianarjodhi: - 10-14-08
    Kryeministri aktual e mushi kupen c'prisni?!

    Lexoj e degjoj permes emisjoneve televizive gjithcka qe ndodh ne shiperi; atdheun tone, ne keto dite te zeza nen kryesine e qeverise nga injoranti politik sa dhe anti atdhetari kamufluar; Sali Berisha.
    Nuk e imagjinoj dot si duron ai popull me keto karagjozlleke sa mafioze dhete turpeshme te tij, e ai popull ri e ben sehir. Dihet nga ruget parlamentare nuk pritet gje pasi jane te tere te perfshire ne ato konjuktura te ndertuara me mjeshteri mafioze nga ai kryeminister dhe pasuesit e tij. Parullat e tij populiste jane nje farse per te mbuluar qellimin e vertetete te tij, per te realizuar ate cka i kane vene detyre padronet e tij antishqiptare, me te cilet ezhte lidhur qe ne femijnine e tij deri ne finalizimin me ate martese te dyshimte...
    Nuk duhet te pritet asnje dite e asnje respektim te afateve kushtetore, per shkarkimin e tij nga ajo detyre si kryeminister, nese vertet ne ate kuvend do te jete qofte dhe nje shqiptar i vertete. Ngjarjet e fundit jane dokumenti me i bindshem se ai eshte autori i gjithckaje te mbrapshte qe po perjeton vendi yne. Sa pa bere ai pucin e hapur, se e ka bere ne fakt me cka vene ne organet qeverisese dhe sidomos te sigurimit te shtetit, duhet mare masa. per mua duhet shpallur gjendja e jashtezakoneshme, ndryshe do kete pasoja...
    Me keqardhje keto parashikime
    Lianarjodhi.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Kreu i PS-së Edi Rama

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML