Shtune, 22 Nentor 2008 14:02:03

Lexoni versionin Print

Rama: Kërkesa e Berishës? Manovër kundra së vërtetës

Një tjetër gur në mozaikun e keqqeverisjes së punëve publike dhe shpërdorimit të pushtetit nga qeverisja e djathtë. Ky ka qenë cilësimi që i ka bërë dje kreu i Partisë Socialiste Edi Rama çështjes Fazlliç dhe implikimit në të të qeveritarëve tanë, përfshi këtu edhe të kryeministrit Sali Berisha apo edhe ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha.

Fejzi Braushi
Marte, 14 Tetor 2008 09:58:00

Reagon kreu i PS: “Sali Berishës do t’i këshilloja të gjejë avokat për sekserin e tij dhe për klanin e tij”

TIRANË- Një tjetër gur në mozaikun e keqqeverisjes së punëve publike dhe shpërdorimit të pushtetit nga qeverisja e djathtë. Ky ka qenë cilësimi që i ka bërë dje kreu i Partisë Socialiste Edi Rama çështjes Fazlliç dhe implikimit në të të qeveritarëve tanë, përfshi këtu edhe të kryeministrit Sali Berisha apo edhe ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha.

Menjëherë pasi kryeministri Sali Berisha deklaroi nga selia e tij nismën për hetimin parlamentar të kësaj çështje, kreu i selisë rozë Edi Rama ka reaguar ashpër duke e konsideruar këtë hap të ekzekutivit si një manovër djallëzore për të fshehur të vërtetën që fshihet pas miqësisë së “pastër” të qeveritarëve tanë me sekserin serbo-boshnjak Damir Fazlliç.

Për këtë arsye, ai i ka bërë thirrje kryeministrit dhe ministrave të tij që të ndërpresin çdo sulm dhe formë tjetër presioni ndaj organit të akuzës për ta lënë këtë fundit që të bëj punën e vet në zbardhjen e të gjitha dyshimeve për afera korruptive që Fazlliç ka bërë në vendin tonë. “Hetimi ndërkombëtar që kërkon Sali Berisha është një manovër për të penguar hetimin kushtetues që është një e drejtë kushtetuese, ligjore dhe një detyrim i Prokurorisë së Republikës. Hetimin ndërkombëtar nuk mund ta vendosë as Sali Berisha, as klani i tij, që është i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë hetim, jo si subjekt, por si objekt i hetimit, e as forcat qeveritare të cilat bëjnë mirë t’i mbajnë duart larg nga prokuroria”, - tha Rama duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

Gjithashtu me të njëjtin argument ai ka hedhur poshtë edhe propozimin tjetër të kreut të ekzekutivit për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për hetimin e kësaj afere të dyshimtë. Sipas Ramës, një komision i tillë nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të pengonte Prokurorinë që të bëjë punën e vet, duke ndërhyrë në mënyrë antikushtetuese në një detyrë që ligji ia njeh vetëm asaj. “Nuk ka nevojë askush përveç Sali Berishës dhe kastës së tij për një komision hetimor, i cili do të thotë as më shumë e as më pak, po ndërhyrje flagrante në punët e një institucioni kushtetues me qëllimin e qartë e të shprehur për të mos e lejuar që të zbardhë të vërtetat që lidhen drejtpërdrejtë me këtë klan”, - tha më tej Rama.

Nderkohë nga ana tjetër kreu socialistë nuk ka nguruar ti sugjerojë kryeministrit së pari që të paraqitet vet në prokurori për dëshmuar për gjithçka di rreth këtij skandali dhe së dyti të kontaktojë një avokat për tu mbrojtur përpara organeve të drejtësisë për të gjitha akuzat që media dhe politika ka ngritur ditët e fundit ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve. “Unë personalisht Sali Berishës do t’i këshilloja të gjejë avokat për sekserin e tij dhe për klanin e tij, e të mos humbasë kohën tonë, energjitë tona të të gjithëve ne, duke na treguar se sa djalë i mirë është sekseri i tij serb, sesa transparente është kasta e tij e cila i ka futur duart kudo në mënyrë të paligjshme dhe sesa i hapur është ai në kërkim të së vërtetës”, - shtoi më tej Rama.

Duke shprehur edhe një herë mbështetjen e fortë për organin e akuzës, shefi i opozitës i ka kërkuar prokurorëve të çështjeve, por edhe kryeprokurores Ina Rama në veçanti që të vijojë deri në fund zbardhjen jo vetëm të kësaj ngjarje, por edhe të gjitha çështjet e tjera të mëdha duke filluar që nga rruga Rreshen-Kalimash, çështja Gërdeci, trafiku i armëve etj.

 

Deputeti i PS-së kritikoi praninë e Fazlliç në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare

Lutaj: Në vend po funksionon shteti tribal

TIRANË- Deputeti i PS-së, Pirro Lutaj, i është rikthyer dje debatit mbi praninë e Damir Fazlliç në një nga mbledhjet e Sigurisë Kombëtare në vend. Gjatë fjalës së tij, Lutaj theksoi se drejtues kryesorë të Institucioneve të Sigurisë Kombëtare raportojnë përpara personazheve ilegjitimë dhe të panjohur për problematikën e elementëve të Sigurisë Kombëtare, çka, sipas tij, përbën një ngjarje shumë të rëndë dhe tejkalon kufijtë e një skandali.

“Prononcimet e Ministres së Integrimit se, nuk përben asnjë problem pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të një biznesmeni me origjinë serbe, me precedentë penalë dhe interesa të mëdha financiare, si dhe qëndrimet e Ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë lidhur me veprimet e kryera nga strukturat e vartësisë së tyre, për këtë çështje, tregojnë se Qeveria Berisha ka humbur çdo sens të funksionimit të një Shtetit Ligjor në interes të Shqiptarëve dhe është vënë në shërbim të një shteti Tribal, ku veprohet nën diktatin e të parit të fisit.

Këta lloje Ministrash kanë shkelur hapur betimin e bërë publikisht, se do të zbatojnë vetëm Kushtetutën dhe Ligjet e Shtetit”, tha dje Lutaj. Deputeti i PS-së shtoi se, karshillëku që Kryeministri i vendit i bën Parlamentit duke ironizuar se do ta sillte Fazlliç në sallën e parlamentit, tregoi mjerimin e tij. “Ecejaket e Fazlliçëve, nëpër institucionet e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë si "në arën e babait", e kanë bazën tek miqësia me të "parin e fisit", tribalin Sali Berisha”,- tha ai në Kuvend.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Kreu i PS-së Edi Rama në konferencën e djeshme për shtyp

Përmbledhje, qëndrimet e ndërkombëtarëve për EULEX

22/11/08 13:34:00 | EULEX-i do të mund të fillojë punën në muajin dhjetor, siç..

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML