Shtune, 22 Nentor 2008 08:30:29

Lexoni versionin Print

Rama: Thirrja e BE-së, këmbanë për Berishën

Partia Socialiste i bashkohet shqetësimit të Bashkimit Evropian për cenimin e pavarësisë së pushteteve dhe i bën thirrje edhe një herë qeverisë që të heqë dorë nga presioni ndaj prokurorisë.

Fejzi Braushi
Merkure, 15 Tetor 2008 09:25:00

PS i bashkohet shqetësimit të BE-së për cenimin e pavarësisë së pushteteve nga ana e qeverisë

TIRANË- Partia Socialiste i bashkohet shqetësimit të Bashkimit Evropian për cenimin e pavarësisë së pushteteve dhe i bën thirrje edhe një herë qeverisë që të heqë dorë nga presioni ndaj prokurorisë. Në një dalje të posaçme për mediat, kreu i selisë rozë, Edi Rama duke marrë shkas nga deklarata e përbashkët e ambasadorëve të BE-së, ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se për interesa të tij private po cenon edhe imazhin e vendit tonë në sytë e partnerëve tanë ndërkombëtarë, duke treguar mungesën e respektit ndaj institucioneve të pavarura. “Ne bashkohemi me thirrjen e fortë të Bashkimit Europian në adresë të qeverisë së Shqipërisë, për të respektuar parimin e llogaridhënies përpara ligjit, pa ushtruar presion mbi njerëzit e ligjit”, - tha Rama në fjalën e vet.

Sipas Ramës, deklarata e djeshme e BE-së është një tregues i qartë i figurës së keqe që ka bërë qeveria e djathtë duke dalë në mbrojtje të të dyshuarit për evazion fiskal dhe transaksione të paligjshme, sekserit serbo-boshnjak Damir Fazlliç. “Thirrja e fortë e Bashkimit Europian, sot, është një tjetër këmbanë që bie për Sali Berishën. Thirrja e fortë e Bashkimit Europian sot është një tjetër shprehje e faktit që Sali Berisha për shkak të interesave ekskluzivisht personale e klanore, të lidhura me botën e përfitimeve të paligjshme, ka futur qeverinë e vendit, mazhorancën parlamentare të vendit, në një konflikt privat me Prokurorinë e Republikës”, - theksoi Rama.

Socialistët konstatojnë me shqetësim se një grup i caktuar njerëzish me pushtet kanë vënë qever- inë e shqiptarëve në shërbim të interesave të bizneseve të dyshimta të përfaqësuara nga i ashtuquajturi biznesmeni Damir Fazlliç. Për këtë arsye, PS denoncon si skandaloze faktin që kabineti qeveritar është kthyer në një zyrë avokatie të kësaj “miqësie” me serbo-boshnjakun Fazlliç. “Kjo shumicë qeverisëse është kthyer në zyrë avokatie e një sekseri serb, i cili ka kthyer Kryeministrin e vendit në një sekser për aferat e tij, së bashku me klanin Berisha.

Nuk ka shfaqje më të shëmtuar dhe më të trishtuar se sa kjo që po japin përditë zëdhënësit dhe përfaqësuesit e një mazhorance të lindur nga vullneti i popullit shqiptar për të luftuar korrupsionin dhe të katandisur në një trup avokatore, që mbron nga prokuroria dhe nga hetimi një sekser, i cili ka lidhur me fijet e interesave të paligjshme një klan të tërë, që është klani i Kryeministrit”, -shtoi Rama. Nisur pikërisht nga agravimi i situatës dhe shtimi i dozës së presionit nga partnerët ndërkombëtar, PS i ka bërë thirrje kryeministrit që të tërhiqet pa humbur kohë dhe të mos lëvizë jashtë kufijve të detyrimeve të tij kushtetuese dhe ligjore, por të respektojë këtë shqetësim të madh të SHBA-së, BE-së, qytetareve e qytetarëve të këtij vendi.

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Kreu i PS-së Edi Rama

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML