Shtune, 22 Nentor 2008 13:58:59

Lexoni versionin Print

Ambasadorët-Berishës: Mos ndërhyj tek drejtësia!

Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha në daljen e “bujshme” për mediat kishte kërkuar edhe praninë e ndërkombëtarëve për të informuar se për Damir Fazllic ai do të kërkonte hetim ndërkombëtar.

Nevila Perndoj
Merkure, 15 Tetor 2008 09:30:00

Ambasadorët e vendeve të BE-së i kërkojnë qeverisë që të respektojë dispozitat kushtetuese

Europianët janë të shqetësuar për zhvillimet e fundit, si ndërhyrjet e tepërta kryesisht në çështjet e drejtësisë

TIRANË-
Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha në daljen e “bujshme” për mediat kishte kërkuar edhe praninë e ndërkombëtarëve për të informuar se për Damir Fazllic ai do të kërkonte hetim ndërkombëtar. Berisha në daljen e tij atakoi edhe organin e akuzës madje informoi se do të kërkonte edhe hetim parlamentar për marrëdhëniet mes dy ministrive dhe organit të akuzës. E gjitha sa më sipër është mbajtur shënim nga përfaqësuesit e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë, të cilët, të thirrur në konferencën për shtyp nga vetë kreu i ekzekutivit, janë mbledhur më pas për të hartuar edhe deklaratën e përbashkët, që është në sinkron me qëndrimin e SHBA-së të zyrtarizuar dy ditë më parë.

Dje, përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e vendeve të BE-së i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të mos ndërhyjë në punët e drejtësisë. Edhe pse përfaqësues të mazhorancës vazhdojnë ti meshojnë faktit se nuk ka përplasje mes qeverisë dhe organit të akuzës, europianët theksojnë në deklaratën e përbashkët se, janë të shqetësuar për zhvillimet e fundit, si ndërhyrjet e tepërta kryesisht në çështjet e drejtësisë. Sipas ambasadorëve të vendeve të BE-së, “këto zhvillime mund të sjellin ndërhyrje të tepërta dhe konflikte të mundshme mes institucioneve në vend”.

Pikërisht për këtë arsye, vendet e BE- së i lëshojnë një mesazh të qartë qeverisë shqiptare që të respektojë dispozitat kushtetuese dhe parimet e mirëqeverisjes. “Ne i bëjmë një thirrje të fortë të gjithëve, kryesisht qeverisë, të respektojnë dispozitat kushtetuese dhe parimet e mirëqeverisjes, pjesë e të cilave është edhe llogaridhënia përballë ligjit”,- thuhet në deklaratën për shtyp. Deklarata e përbashkët e përfaqësive diplomatike në Tiranë është zëri i dytë i fortë që vjen pas reagimit zyrtar të ambasadës amerikane.

Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Biks Aliu citoi përmes një deklarate dy ditë më parë se, “ne jemi shumë të shqetësuar nga veprimet e fundit të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Brendshëm për të ndërhyrë në pavarësinë e Prokurorisë gjatë një hetimi në vazhdim. Të gjitha çështjet duhet të hetohen në mënyrë të plotë, tërësore, dhe të pavarur pa kurrfarë ndërhyrjeje apo kërcënimesh nga jashtë ndaj prokurorëve”. PDK shprehet se do të mbështesë punën e organit të akuzës “Berisha të mos marrë mesazhe nga Bosnja” Demokristiane vëren me shqetësim rritjen e tensionit dhe thellimin e konfliktit midis institucioneve kushtetuese, duke krijuar një kosto të panevojshme për vendin, reformat, të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë, por edhe duke dëmtuar imazhin e qeverisjes së maxhorancës së djathtë, kur kanë mbetur më pak se dhjetë muaj nga zgjedhjet e reja parlamentare”, - kështu është shprehur dje Sekretari Politik i PDK-së, Lazër Stani, pas qëndrimit të mbajtur nga kryeministri Sali Berisha.

Stani theksoi se PDK, përmes grupit të saj parlamentar, do t’i japë gjithë mbështetjen pushtetit gjyqësor dhe në veçanti Prokurorisë së Përgjithshme, në kryerjen e misionit të saj kushtetues, dhe e inkurajon atë të vazhdojë në përputhje me ligjin, zbardhjen e ngjarjeve të renda dhe dosjeve që kanë krijuar shqetësim në opinionin publik. PDK konsideron keqmenaxhim dhe keqpërdorim të fondeve publike, shpenzimin e parave për të ngritur struktura paralele për të dubluar dhe dëmtuar punën e institucioneve kushtetuese. “PDK e fton qeverinë të heqë dorë nga leximi i mesazheve që vijnë nga Bosnja apo nga ndonjë kryeqytet tjetër ballkanik. Ne na vjen më të vërtetë keq që kryeministri i vendit gjen kohë të merret dhe shpenzon energji të pafundme me një biznesmen nga Bosnja, i cili gjithsesi duhet të respektojë ligjet dhe institucionet kushtetuese shqiptare, sa kohë që ushtron veprimtarinë e tij në Shqipëri”, - tha Stani.

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Ambasadorët e akredituar në Tiranë

Përmbledhje, qëndrimet e ndërkombëtarëve për EULEX

22/11/08 13:34:00 | EULEX-i do të mund të fillojë punën në muajin dhjetor, siç..

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML