Marte, 09 Shkurt 2010 14:12:04

Lexoni versionin Print

Papulias: Shqetësim, zhvillimi i Epirit

Presidenti grek i rikthehet edhe një herë çështjes së Epirit, duke deklaruar se "Shqetësimi ynë kryesor është zhvillimi më i madh i Epirit". Këtë frazë kreu i shtetit helen, Karolos Papuljas e tha në takimin e përvitshëm të Federatës Pan-Epirote Greke të zhvilluar dje, ku ai ka lëshuar një mesazh për Tiranën zyrtare dhe komunitetin grek që jetojnë në vendin tonë. Sipas ERT-së, presidenti ripërsëriti qëndrimin e tij që, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të varet nga respektimi i të drejtave të minoriteteve, deklaratë kjo e bërë edhe dy vjet më parë, e cila krijoi jo pak tensione mes dy vendeve.

Albert Gjoka
Hene, 29 Janar 2007 10:35:00

Presidenti grek i rikthehet edhe një herë çështjes së Epirit, duke deklaruar se "Shqetësimi ynë kryesor është zhvillimi më i madh i Epirit". Këtë frazë kreu i shtetit helen, Karolos Papuljas e tha në takimin e përvitshëm të Federatës Pan-Epirote Greke të zhvilluar dje, ku ai ka lëshuar një mesazh për Tiranën zyrtare dhe komunitetin grek që jetojnë në vendin tonë. Sipas ERT-së, presidenti ripërsëriti qëndrimin e tij që, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të varet nga respektimi i të drejtave të minoriteteve, deklaratë kjo e bërë edhe dy vjet më parë, e cila krijoi jo pak tensione mes dy vendeve.

Deklarata

Në fjalimin e tij që bëhet në përfundim të takimit të Federatës Pan-Epiriote Greke, ku kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të qeverisë dhe përfaqësues të partive politike, presidenti Karolos Papoulias dërgoi një mesazh të dyfishtë për Tiranën zyrtare dhe grekët që jetojnë në Shqipëri. Papoulias ripërsëriti se Greqia mbështet prespektivën evropiane të shtetit fqinj, nëse Shqipëria është e orientuar në respektimin e plotë tëtë drejtave të minoritetetit grek. Duke iu referuar edicionit on-linë të lajmeve të televizionit grek ERT, ai tha se grekëtqë jetojnë këtu kanë një kontribut të madh në drejtimin e Shqipërisë në institucionet e BE-së. Papoulias theksoi gjithashtu se Greqia është duke bërë çdo gjë në mbështetje të lidhjeve dypalëshe mes dy vendeve. "Ai pastaj vazhdoi të argumentojë se grekët dhe shqiptarët janë në luftë për atë që ata e kanë quajtur "iluzion". Betejat janë të ndershme dhe më efektive kur ato janë zgjidhur me unitet dhe sensin e drejtë të vëllezërisë", - citon ERT fjalën e kreut të shtetit helen, kur nis argentimin për çështjen e Epirit.

"Shqetësimi ynë kryesor është zhvillimi më i madh i Epirit", -deklaroi Papoulias. Ai shtoi se konsiderohet progresi që është bërë në Epir, i njohur me këtë emër që në periudhën e antikitetit. "Ne jemi përfshirë në luftën për hapa të tjerë që duhet të ndërmerren", - shtoi presidenti grek.

Papoulias, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë në vitin 1990, i njohur si personi që vendosi marrëdhëniet me Shqipërinë menjëherë pas shembjes së komunizmit, është me origjinë nga jugu i Shqipërisë, ose siç quhet ndryshe nga Epiri i Veriut.

Konflikti

Rreth dy vjet më parë, një deklaratë e presidentit Papoulias tensionoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai lëshoi të njëjtin mesazh në të njëjtin vend si ky i djeshmi, ku i kërkoi autoriteteve të Tiranës zyrtare që të respektojnë të drejtat e minoriteteve sepse prej tyre varetintegrimi i Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian. Në këtë deklaratë ai ngriti edhe problemin e Vorio Epirit, duke njohur të drejtën si pjesë e Greqisë. Rreth 5 muaj më pas, kjo duket se u bë shkak i një konflikti diplomatik mes dy vendeve. Papoulias erdhi në Shqipëri, por anuloi takimin e planifikuar për tu zhvilluar në Sarandë me presidentin shqiptar në nëntor të vitit 2005.

"Shkak për anulimin e takimit, sipas zyrës së shtypit të Presidencës greke, ka qenë protesta e disa çamëve përpara hotelit ku Presidenti Moisiu do të priste homologun e tij grek, Papulias. Takimi mes dy krerëve të shtetit ishte "informal" dhe biseda mes tyre do të përqendrohej në marrëdhëniet mes dy vendeve. Presidenti grek, Karolios Papulias, u prit në pikën doganore të Kakavijës nga këshilltari diplomatik i presidentit dhe këshilltari politik i tij. Aty presidenti grek është nderuar nga trupa ushtarake dhe më vonë kreu i shtetit helen ka vazhduar drejt e në konsullatën greke në Gjirokastër, ku piu një kafe me zyrtarët grekë dhe me ambasadorin e Athinës në Tiranë. Trupat shoqërues të tij janë nisur drejt Sarandës, për të parë terrenin për takimin dhe masat e marra nga ana e autoriteteve vendase. Papulias ka qëndruar për dy-tri orë në konsullatën greke të Gjirokastrës. Aty është marrë vesh se makina e ambasadorit shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli, me targa diplomatike greke është "gërvishtur" paksa. Kjo duket se ka qenë "shenja" e mosmarrjes së masave nga ana e zyrtarëve shqiptarë. Në këtë moment, kreu i shtetit helen ka vendosur që të lërë Shqipërinë dhe të kthehetdrejt tokës greke. Për disa kohë kjo ngjarje mbajti nën tension marrëdhëniet mes dy vendeve. Mesazhi i djeshëm i Papoulias vjen pikërisht në një moment të rëndësishëm, në prag të zgjedhjeve lokale, thuajse i njëjtë me herët e tjera, kur Papoulias ka mbajtur qëndrimet e tij në lidhje me Shqipërinë.



POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML