Shtune, 22 Nentor 2008 12:38:44

Lexoni versionin Print

Ndotja akustike, ISHP fillon monitorimin e 17 shkollave

Shkollat në Tiranë që gjenden me nivelin më të lartë të ndotjes akustike, do të jenë objekt studimi.

Shekulli
Merkure, 06 Shkurt 2008 04:04:00

Shkollat në Tiranë që gjenden me nivelin më të lartë të ndotjes akustike, do të jenë objekt studimi. Kështu, Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur që të survejojë 17 shkolla në Tiranë, për të vërtetuar ndotjen akustike dhe për të dhënë rekomandimet përkatëse. "Kjo nismë e re, që nis këtë vit për Shëndetin Publik, do të shtrihet në çdo shkollë që ndodhet në pikat me nivel të lartë zhurme, si rruga "21 Dhjetori" apo "Vasil Shanto", ku ndotja akustike arrin mbi 70 decibel (dB)", shprehet Arta Ago, specialiste në ISHP, sipas së cilës, kryerja e këtij studimi do të evidentojë pasojat që shkaktojnë zhurmat te brezi i ri i grupmoshës 6-14-vjeç dhe shkollave të mesme.
 
Ndërkohë bëhet e ditur se ky projekt nuk është projektuar nga ISShkollat në Tiranë që gjenden me nivelin më të lartë të ndotjes akustike, do të jenë objekt studimi. HP, për të qenë thjesht një studim në letër. Duke parë nivelin e lartë të zhurmave në kryeqytet, kryerja e monitorimit të shkollave, sipas specialistes Ago, do të ketë karakter udhëzues. Specialistja e ISHP-së vuri në dukje se, konkretizimi i marrjes së masave në shkolla do të realizohet në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Drejtorinë Arsimore. Prania e zhurmave në klasë u shkakton fëmijëve interferencë të fjalëve, çrregullimet e dhënies së informacionit (të kuptuarin e mësimit) vështirësi në transmetimin e mesazheve dhe ndjenjë bezdisëse. Niveli zanor normal në brendësi të një klase, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhet të jetë deri në 35 decibel.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML