Shtune, 22 Nentor 2008 12:30:38

Lexoni versionin Print

Moti, cikloni Island sjell temperatura nën 0 gradë

Sipas sinoptikanëve, moti i paqëndrueshëm do të jetë evident deri në fund të muajit mars

e.bardhi
Shtune, 08 Mars 2008 11:49:00

 Sipas sinoptikanëve, moti i paqëndrueshëm do të jetë evident deri në fund të muajit mars

Moti i paqëndrueshëm do të jetë i pranishëm gjatë gjithë muajit mars. Shkaktarë për këtë është cikloni i Islandës që po qarkullon mbi vendin tonë. Ky është parashikimi i sinoptikanëve, sipas të cilëve do të vërehen ulje të temperaturave. "Vendi ynë do të përfshihet nga temperatura të ulëta, të cilat do të zbresin në 5 gradë në zonat bregdetare dhe në 0 gardë në zonat malore", pohojnë sinoptikanët pranë Qendrës së Forcave Ajrore, duke shpjeguar se moti ka filluar të ashpërsohet edhe gjatë paradites së djeshme ku territori ynë është përfshirë nga stuhi dhe shtrëngata shiu, çka ka pezulluar punën në porte. Metreologët shpjegojnë se cikloni Island që ka prekur rajonin tonë ka krijuar paqëndrueshmëri të motit në vend, çka do të na shoqërojë deri në fund të muajit mars. Kjo sipas tyre është thjeshtë kalim i një fronti të ftohtë. Sinoptikanët pranojnë se kemi dalë nga stina e dimrit, por cikloni i Islandës do të ushtojë aktivitetin e tij deri në fund të marsit. " Presim reshje shiu dhe reshje bore në veri të vendit, me temperatura të ulëta dhe me një luhatje në dy ekstremet e tyre", pohojnë sinoptikanët, duke shpjeguar se presin një zbritje tjetër në vlerat minimale kur në veri të vendit do të ketë vlera negative, por jo në vlera të ftohta siç i kaluam në muajin shkurt. Ndërkohë sinoptikanët pohojnë se nga dita e diel dhe të hënën presim prapë një rritje tjetër të temperaturave, pasi kjo vjen prapë nga një masë e ngrohtë. "Por pas ditës së hënë do të fillojë prapë mot i paqëndrueshëm, pasi do të ketë vranësira dhe reshje shiu në gjithë territorin", pohojnë sinoptikanët.

Moti i keq, bllokohet porti i Durrësit


Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Ai ka shkaktuar problem edhe në qytetet bregdetare, pasi era e forta ka stimuluar det të trazuar. Kështu, dje në Durrës ka pasur dallgë që kanë pasur një forcë deri në 7 ballë. Për këtë arsye, Kapiteneria e Durrësit ka urdhëruar ndalimin e lëvizjes së të gjitha anijeve në këtë port, dhe asnjë anije nuk ka dalë në det. Autoritetet portuale thonë se do pritet të bjerë forca e erës përpara se tragetet të hyjnë në port. Gjithashtu, moti i keq ka përfshirë shumë vende edhe në jug, ku kanë qenë të pranishme reshjet e shumta të shiut.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML