Ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur sot gjëndjen e të lënduarve të tragjedisë së Gërdecit. Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë të shtruarit në Qëndrën e djegieve. Ndër ta në gjendje të rëndë është pacienti me inicialet Z. A të cilit i është dhënë ndihma me oksigjen për frymëmarrjen. Ndërkaq në bazë të këtij raporti në shtetin fqinj të Italisë ndodhen gjithësej 15 pacientë nga të cilët 5 janë në Bari dhe 10 në Brindizi. Gjendja e tyre nuk paraqet ndryshime të rëndësishme. Më e qëndrueshme paraqitet gjendja në spitalin " Nënë Tereza",aty pacientëve po u bëhen të gjitha ekzaminimet dhe konsultimet në pritje të ndërhyrjes kirurgjikale sapo të përmirësohet gjendja e përgjithshme.