Diel, 12 Tetor 2008 20:36:40

Lexoni versionin Print

KUR TA FILLOJ JETEN SEKSUALE

Doktor,Jam një vajzë 13 vjeç e gjysmë dhe mendoj të filloj të bëj seks. Jam pak e shqetësuar. …. Dua të di të vërtetën. Përgjigja juaj do të më ndihmojë të marr vendimin e duhur, të bëj ose jo seks. Pyetja ime është kjo: Cila është mosha mesatare që të rinjtë fillojnë të bëjnë seks sot? Faleminderit

Nga Dr.Adem Harxhi
Diel, 11 Maj 2008 08:17:00

 PYETJE

Doktor,Jam një vajzë 13 vjeç e gjysmë dhe mendoj të filloj të bëj seks. Jam pak e shqetësuar. …. Dua të di të vërtetën. Përgjigja juaj do të më ndihmojë të marr vendimin e duhur, të bëj ose jo seks. Pyetja ime është kjo: Cila është mosha mesatare që të rinjtë fillojnë të bëjnë seks sot? Faleminderit

PËRGJIGJE

Mosha mesatare kur të rinjtë fillojnë jetën seksuale ndryshon në vartësi të racës, vend banimit (fshat ose qytet ), kombësisë, fesë, familjes, shokëvedhe shumë faktorëve të tjerë. Unë nuk mendoj se do të ketë për ju një moshë “mesatare”, që kur do ta arrini, do t’u japë sinjalin: “tani është koha për seks”. Moshë mesatare do të thotë që disa vajza janë më të mëdha dhe disa më të vogla kur fillojnë të bëjnë seks.

Mundohu t’i përgjigjesh pyetjejes: Pse dëshiron të bësh seks me të dashurin tënd tani?

Vajza dhe gra më të mëdha se ty, rreth 20 vjeç, tregojnë për shumë histori seksuale të kaluara të cilat kanë kaluar pa asnjë vlerë emocionale në jetën e tyre. Ato edhe pse e kanë ndjerë vëmendjen e dashnorëve në kohën që bënin seks, më vonë u ndjenë të zhgënjyera prej tyre, veçanërisht, kur ata shkuan me partnere të tjera seksuale.

Seksi të bën të ndjehesh mirë por, kur nuk të vinë më zakonet, ankthi se ke mbetur shtatzënë është shumë i dhimbshëm.

Po qe se mbetesh shtatzënë ti duhet të vendosësh -do ta mbash fëmijën apo do të bësh një abort. Shumë gra që i kanë mbajtur fëmijët tregojnë të dëshpëruara, se shtatzënia e padëshiruar në adoleshencë u a ka prishur krejt rininë e tyre “normale”.

Edhe ato nëna të reja që i lindën fëmijët dhe i dhanë ata për adaptim, gjatë gjithë kohës kanë jetuar në ankth.

Ato vajza të reja që i lindën dhe i mbajtën fëmijët, humbën gjithçka të rëndësishme nga jeta e tyre shoqërore. Shumë prej tyre nuk mbaruan dot as gjimnazin. U bënë prindër, në një kohë që kanë nevojë vetë për prindër dhe kur akoma nuk janë të afta ta përballojnë financiarisht jetesën e tyre.

Ka edhe më. Vajzat që bëjnë seks të pambrojtur, kur nuk kanë arritur akoma moshën 17 vjeç, sipas statistikave, i kanë shumë të larta shanset që të sëmuren me kancerin e qafës së mitrës.

Trupi i një adoleshenteje të re, nuk është akoma i zhvilluar mirë për tëmbajtur një shtatzëni dhe mund të ndodhin gjëra që kërcënojnë jetën e nënës dhe të fetusit. Mos u çudit që kjo gjë, disa nga moshataret e tua, i ka çuar në vdekje gjatë lindjes.

Gratë që e kanë filluar jetën seksuale përpara moshës 17 – 19 vjeç, tregojnë se seksi i hershëm është shumë i mërzitshëm, aspak special dhe se do të donin të mos e kishin bërë kurrë. Ato tregojnë se në krahasim me shoqet e tyre seksualisht jo aktive,ishin më pak të interesuara për seks nga mosha 20 – 40 vjeç dhe kjo ka krijuarshumë probleme me partnerët e tyre.

Shumë shoqe të tuat 13-16 vjeçare, mendojnë se aktiviteti i hershëm seksual do t’u sjellë shumë gjëra të rëndësishme. Kjonë fakt nuk është e vërtetë. Ato mendojnë se duke bërë seks, do t’i mbajnë djemtë për kohë më gjatë afër vetes, do të gjejnë dashurinë, do të jenë më populloremidis shokëve dhe do të duken më të rritura .

Ka një fakt jetësor: 99.99% e njerëzve KURRË NUK E HAROJNË partnerin e interkursës së tyre të parë seksuale. Kjo ndodh sepse ky është një hap me shumë rëndësi. Një hap të cilin kurrë nuk e kthen dot mbrapa. Ky hap ka ndikim të thellëemocional, që pak të rinj e të reja nën moshën 17-18 vjeçare, kanë aftësinë ta menaxhojnë .

Të humbasësh virgjërinë është vendim madhor. Ti e mendon kryerjen e marrëdhënieve të para seksuale si momentin më të lumtur, por mos harro se realiteti mund të mos përputhet me fantazitë e tua. Shumë njerëz zhgënjehen nga akti i parë seksual. Ai mund të jetë shqetësues, alarmant, shtazor dhe pa asnjë kënaqësi.

Shumë shoqe dhe shokë të tu, unë e di, e shohin interkursëne parë seksuale si gjë pa rëndësi “Ohu. Punë e madhe” thonë ata.

Seksi me dikë përmirësohet me kohë dhe eksperiencë, ashtu siç përmirësohet loja në piano ose të ngasësh biçikletën. Kush del që ditën e parë në koncert dhe kush del që ditën e parë në rrugë me biçikletë. Interkursa e parë që të jetë e kënaqshme kërkon njohje të gjatë me njeri-tjetrin, kërkon besim, komunikim dhe përkushtim të mirë me shokun.

Para se të kryesh interkursën e parë,bën mirë t’i bësh vetes këto pyetje:

A kënaqem kur ri bashkë me shokun tim?

A kënaqemi kur flasim me njeri tjetrin, kur kujdesemi për njeri tjetrin?

Më lejo të të bëj disa pyetje:

A keni bërë ekstrakursë (puthje, përkëdhelje, fërkime, ngacmime seksuale me duar, me gojëe të tjera ) me njeri tjetrin dhe a jeni kënaqur, ose keni arritur orgazmën nga këto veprime?. Kjo është një mënyrë shumë e mirë që ju të çliroheni nga tensioni seksual. Cfrytëzoini këto si një periudhë tranzicioni për interkursën

Ç’do të ndodhë po të prisni edhe pak?

Ç’do të humbisni dhe çdo të fitoni nga fillimi i seksit tani ?

Si mendon se do t’i ndryshojë marrëdhëniet tuaja interkursa që do të filloni?

Çfarë kuptimi ka për ty interkursa?

Kur mendon interkursën cila pjesë e saj të duket e mrekullueshme? Cila të bën të ndjehesh nervoze?.

Po qe se nga përgjigja që do t’u japësh këtyre pyetjeve kupton se duhet të presësh akoma, atëherë prit sepse nuk je gati.

Por ka edhe disa pasoja psiko-sociale më të vonshme, fillimi i hershëm i interkursës.

Seksi i hershëm sjell prishjen e marrëdhënies midis të rinjve.

Sipas studimeve rezulton se çiftetqë angazhohen në seks (kur të gjitha gjërat e tjera i kanë të barabarta me ata që nuk angazhohen në seks) kanë më shumë shanse ta prishin marrëdhënien parase të martohen. Ata që nuk bëjnë seks përpara se të martohen, i kanë më të mëdha shanset të martohen. Pas këtij konstatimi natyrshëm lind pyetja: A nuk e kanë gabim ato vajza të rejaqë dorëzohen në seks sepse mendojnë se kështu do t’i mbajnë afër djemtë e tyre?

Shumë djem e burra nuk duantë martohen me një grua që ka bërë seks me dikë tjetër më parë.

Është krijuar përshtypja sikur askush nuk pyet më për virgjërinë në martesë. Kjo nuk është e vërtetë as në vendet më të zhvilluara të botës. Këtë e vërteton fakti se virgjëria është një temë që diskutohet kudo dhe operacionet për të rikthyer virgjërinë e humbur, perfeksionohen vazhdimisht dhe kryhen kudo në botë.

Ndonëse disa djem bëjnë ç’do gjë që munden për të pakësuarnumrin e virgjëreshave, kur vjen puna për martesë, ata nuk duan të martohen me një vajzë që është shkelur nga një djalë tjetër. Logjika e tyre e çuditshme është: “ Për mua është në rregull të bëj seks me një vajzë me të cilën do të martoheni ju, por nuk është në rregull që ju të bëni seks me atë që do të martohem unë.”

Ata që bëjnë seks herët nuk kanë jetë martesore të lumtur.

Studimet tregojnë se shanset për martesë më të lumtur janë më të mëdha për ata që presin të bëjnë sekspasi martohen. Sa më shumë seks të kenë bërë para martesës, aq më të pakta janë shanset për të pasur martesë të lumtur.

Divorcohen më shpesh çiftet që kanë bërë seks të hershëm .

Kjo është si pasojë e asaj që thamë në pikën 3.Po qe se çifti nukështë i lumtur me martesën e tij, shanset për të përfunduar në divorc rriten. Nuk ka dyshim, sa më shumë seks para martesës të ketë bërë çifti, aq më të mëdha janë edhe shanset për divorc.

Të rinjtë dhe çiftet që kanë bërë seks të hershëm, janë më të prirëpër tradhti bashkëshortore pas martesës.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për femrat. Sipas studimeve, gratë që kanë bërë seks shpejt para martesës, i tradhtojnë burrat e tyre dy herë më shumë nga gratë që ishin virgjëresha natën e martesës. Sa më shumë seks para martesës të ketë bërë një person, aq më shumë ka të ngjarë që ajo ose ai të zhytet në tradhti bashkëshortore.

Kjo, nga të gjitha pasojat e tjera, mund të jetë pasoja më serioze në martesë. Pak gra dhe akoma më pak burra janë të aftë ta tolerojnë këtë situatë. Askush nuk e aprovon tradhtinë e bashkëshortit. Në disa kultura, siç është edhe e jona, burri turpërohet aq shumë sa që e vret burrin që e gjeti në shtrat me gruan e tij. Shpesh ai vret edhe gruan. Por edhe në rastet kur tradhtia nuk zbulohet nga bashkëshorti, ajo është shkak për kontradikta të thella midis çiftit.

Seksi i hershëm të detyron të martohesh me një person që nuk është i përshtatshëm për ty.

Populli thotë se seksi të verbon. Shpesh njerëzit gabimishtmendojnë se kanë gjetur dashurinë, kur në të vërtetë ata i mban bashkë vetëm seksi. Ata martohen me personin e papërshtatshëm dhe pas martesës kuptojnë se në marrëdhënien e tyre nuk ka dashuri, nuk ka përkushtim. Vetëm dy të rinj që kuptojnë se kanë marrëdhënie të qëndrueshme e të përkushtuara dhe janë të sigurtë për këtë pa bërë seks, do të jenë në gjendje ta evitojnë këtë gabim tragjik. Kur marrëdhënia është e fortë edhe seksi bëhet i bukur. Ja pse seksi në martesë e bën lidhjen më të fortë dhe jetën seksuale martesore më të bukur.

Personat dhe çiftetqë kanë bërë seks të hershëm kënaqenmë pak nga jeta seksuale martesore.

Të mësosh të bësh seks të mirë, veç të tjerave është një stërvitje e përbashkët e dy njerëzve, që kërkojnë të arrijnë një perfeksion. Imagjinoni duetin e një violinisteje virtuoze me një pianist të famshëm. Dwgjoini ata herën e parë që fillojnë të stërviten dhe krahasojini në fund në një koncert të mrekullueshëm.Harmonia ka arritur kulmin. Kështu është edhe me seksin. Fillimisht do të bëjnë shumë gabime. Por sa më shumë t’i praktikojnë shprehitë motore me njeri-tjetrin, aq më mirë do t’i kryejnëpunët.

Edhe eksperienca e parë seksuale nuk është e mrekullueshme për askënd, veçanërisht për vajzat. Por të sapomartuarit e virgjër edhe pse u duhet më shumë kohë që ta bëjnë jetën e tyre seksuale të kënaqshme, sapo të arrijnë shkathtësinë që u duhet, jeta e tyre seksuale do të bëhet më e lumtur nga e atyre që e kishin provuar seksin shumë kohë më parë.

Një arsye tjetër pse personat me eksperiencë seksuale të hershme kënaqen më pak me seksin martesor, është sepse seksi para martesës mund t’u ketë ngjallur fantazira që nuk vazhdojnë pas martesës. Le të supozojmë një grua të zakonshme që arrin në orgazmë gjysmën e herëve që bën interkursë me burrindhe që kurrë nuk arrin më shumë se një klimaks gjatë një interkurse.Sipas studimeve kjo është mirë për mesataren botërore. Por çfarë ndodh me burrin që ka bërë seks më përpara me një partnere tjetër? Ai do ta krahasojë performancën seksuale të gruas me atë të partneres para se të martohej e cila bënte disa orgazma, ç’do herë që bënin interkursë.A do ta ndihmojnë kujtimet këtë burrë që të përshtatet seksualisht dhe të jetë i kënaqur me gruan e tij? A do të kënaqet ai me përgjigjen seksuale të rezervuar të gruas së tij.? Përgjigja e saj mund të jetë normale, por ai do të ndjejë se është i zhgënjyer dhe jo i lumtur.

Tani le të supozojmë se kjo grua tipike normale u martua më një burrë i cili, si edhe ajo, nuk kish bërë seks me njeri tjetër. I vetmi seks që provuan është ai me njeri-tjetrin. A ka mundësi që ata të mos kënaqen me jetën e tyre seksuale? Gjithçka që ata arrijnë është e mrekullueshme, prandaj dhe janë të lumtur. Këtë e vërtetojnë statistikat kudo në botë.

Ka edhe një faktor tjetër që meriton vëmendje.

“Jargosja ”Seksuale

Preferoj ta quaj“jargosja seksuale”, gjithë atë proces reflektor të kondicionuar, ku seksi i hershëm prish jetën seksuale pas martesës. Të gjithë dinë dhe kanë dëgjuar për eksperimentet e famshme të Pavllovit me qentë. Kur u tregonte ushqimin, qeni nxirrte pështymë. Sa herë që qenit i tregonte ushqimin, Pavllovi i binte ziles. Më së fundi qeni mësohej (ose kondicionohej) të nxirrte pështymë çdo herë që binte zilia edhe kur nuk kishte ushqim. Qeni jargosejkur binte zilja..

Kështu është edhe me seksin e hershëm. Shumë nga “vështirësitë seksuale në martesë” i kanë rrënjët në një proces të ngjashëm.

Përderisa seksi i hershëm është nga pikëpamja shoqërore dhe fetare një “JO” e madhe, akti seksual i ndaluar shoqërohet me një shkallë faji, frike, dhe humbje të dinjitetit. Kjo është një soj për të dy partnerët, por është më e shprehur për vajzat. Ato ndjehen fajtore kur bëjnë diçka që besojnë se nuk duhet ta bëjnë. Ato humbasin respektin për veten, për sa kohë nuk jetojnë siç janë idealet e tyre jetësore. Ato tremben nga tre gjëra: mund t’i kapin duke kryer aktin seksual, mund të ngelen shtatzëna dhe mund të marrin ndonjë Sëmundje Infektive Seksuale.

Çfarë ndodh kur të rinjtë bëjnë seks herët ? Çdo herë që bëjnë seks, ata “jargosen” domethënë ndjehen fajtorë dhe kanë frikë mos humbin vetë respektin. Kjo përsëritet shumë herë. Ata bëjnë seks dhe ndjejnë frikë, faj dhe ndjehen të flakur. Me kohë të gjitha këto ndijime negative bëhen shoqëruese të vetë aktit seksual. Ashtu si qeni e lidhte ushqimin me zilen, ata mësohen ta lidhin seksin me këto ndijime të pashëndetshme.

Tani supozoni që ata u martuan. Vetë martesa mjafton që të ndjejnë faj, frikë dhe flakje kur angazhohen në seks. Ata dorëzohen në krahët e partnerit në muajin e mjaltit dhe ndjejnë se janë tmerrësisht të frenuar. Ndjejnë gjithë atë faj, frikë dhe turp. Ata vazhdojnë ta lidhin seksin me fajin, me frikën dhe turpin e para martesës dhe në të njëjtën mënyrë vazhdojnë ta ndjejnë edhe tani pas martesës.

Tamam si me ushqimin e qenit, shkaku i përgjigjes u hoq, por çdo herë që ata “i bien ziles” duke bërë seks, faji, frika dhe turpi do t’u kthehen përsëri. Mund të duhen muaj, ndonjëherë vite që ata të rikondicionohen. Vetëm pas këtij rikondicionimi jeta e tyre seksuale do të jetë e plotë dhe e çliruar. Mos u çuditni qëkaq shumë burra dhe gra janë të frenuar seksualisht dhe jeta e tyre seksuale vuan pas martesës. Janë të shumtë të rinjtë e të rejat që pyesin dhe kërkojnë ndihmë për të përmirësuar jetën e tyre seksuale martesore, e cila shpesh vuan pasojat e seksit të hershëm para martesës.

A ja vlen seksi i hershëm që të vuash për vite të tëra në martesë?

Në këto shënime, siç e shikon, nuk përmenda fare arsyet morale ose fetare që janë kundër seksit të hershëm. Gjithçka që të shkrova e mbështeta në faktorët shëndetësorë dhe psikologjikë.

Nuk kam thënë që të presësh deri në martesë pastaj të bësh seks, siç këshillojnë shumë ekspertë.Po të veproni kështu mund të ndodhë që pas martesës dy të kuptoni se nuk jeni seksualisht të përshtatshëm me njeri-tjetrin.Qëllimi im është që të jeni të mirinformuar për të gjitha gjërat dhe të dini ku po shkoni.

Vetë pyetja që ti bën, tregon për një hap me vend në këtë drejtim nga ana jote. Tako 25 gra me moshë rreth të 20-tave dhe drejtoju këto pyetje:

Në çfarë moshë e kanë kryer interkursën e parë seksuale dhe po qe se e kanë kryer a janë penduar?

Në se do të bënin përsëri interkursën e parë a do ta kryenin atë më herët ose më vonë dhe pse?

Përgjigjet e këtyre grave do të ishin një shembull i shkëlqyer që do të të ndihmonte të merrje vendime të drejta.

Tani që e mbarove së lexuari përgjigjen time, vlerëso edhe një herë ndershmërisht pyetjen:

Psedëshiron të fillosh të bësh seks pikërisht tani?

* * *

Misteret e Seksit.

Seksi është një mister i madh, veçanërisht për adoleshentët e virgjër, pavarësisht se çfarë kanë dëgjuar ata për të. Madje edhe adoleshentët që kanë kryer marrëdhënie seksuale nuk kanë eksperiencën e duhur seksuale.

Pra të rinjtë janë kurioze për seksin dhe kjo është krejtësisht normale.

Ndonjëherë, duket sikur mënyra e vetme për të kuptuar seksin është të bësh seks. Kjo është një ide e keqe. Sa më shumë të dini për seksin përpara se ta kryeni atë, aq më të mira, më të sigurta dhe më të shëndetshme do të jenë marrëdhëniet tuaja të ardhshme. Ky është mendimi i shumicës së ekspertëve në këtë fushë.

Në një anketim të disa çifteve të rritura, ata u pyetën për gjëra që të rinjtë vdesin t’i dinë:

Çfarë e bën një dashnor të mirë?

A ka të bëjë madhësia e penisit të një djali ose forma e gjinjve të një vajze me këtë?

Përgjigja është një “JO” e madhe.Dashnorët e mirë kanë gjëra të përbashkëta, por pjesët e trupit nuk bëjnë pjesë në to. Ata dinë si të komunikojnë. Ata dinë si të dëgjojnë dhe respektojnë partnerët e tyre.

Është me shumë rëndësi të shihni njeri-tjetrin në sy dhe të thoni: “Ne nuk dimë çdo gjë për seksin. Le të jemi të hapur me njeri tjetrin. Le të pranojmë atë që ndjejmë.”

Askush nuk ka lindur si një dashnor i mirë. Ju duhet të mësoni . E vetmja mënyrë për të mësuar është të pyesni dhe të komunikoni me partnerin tuaj përpara, pas dhe gjatë aktivitetit seksual.

* * *

Jeta e Vërtetë dhe Filmat

Seksi në jetën reale është ndryshe nga seksi në filmat që ju shikoni, ku gjithçka ndodh në mënyrë magjike, dy të rinj të zhveshur që bëjnë seks të mrekullueshëm.Kështu seksi është në filma. Në jetë mos prisni të ndodhë kështu. Duhet kohë që të mësoni se çfarë u kënaq juve dhe partnerin tuaj. Duhet maturi dhe kurajë që të jeni të ndershëm për atë që me të vërtetë ndjeni dhe t’ia thoni shokut.

Ja pse seksi më i mirë është ai që ndodh në një marrëdhënie të përkushtuar, plot kujdes për njeri tjetrin, midis dy të rriturve që vërtet mund të komunikojnë lirshëm midis tyre.

Respektoni ndjenjat e partnerit edhe atëherë kur ai nuk do seks. Kontakti seksual qoftë një puthje ose kopulim seksual, ai ka të bëjë me kënaqësinë dhe shprehjen e ndjenjave për dikë. Kur bëni seks të sforcuar dhe nën presion këtu nuk ka kënaqësi.

Të jesh dashnor i mirë do të thotë të bisedosh për masat që duhet të merrni për të parandaluar të këqijat e seksit, si kontrollin e lindjes dhe kondomin për të parandaluar sëmundjet.

Kontrolli ilindjes nuk duhet përfytyruar si diçka jo seksi. Kjo e bën seksin më të këndshëm sepse do të shqetësoheni më pak për shtatzëninë dhe sëmundjet kur i përdorni këto masa. Kontrolli i lindjes është i domosdoshëm. Ai është pjesë e seksit. Nëpër filmat ju keni parë seks, por asnjëherë nuk keni parë masa mbrojtëse kundër shtatzënisë dhe kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Një tjetër gjë që të rinjtë janë kurioze ta dinë është orgazma. Çfarë janë orgazmat? A i arrin gjithkush ato? Si ndjehen ato?

Shkurt orgazma është një mënyrë që trupi përgjigjet kur është seksualisht i eksituar. Kur ndodh orgazma, trupi tensionohet. Muskujt në zonën gjenitale kontraktohen që të çlirojnë këtë tension. Dhe orgazma ndjehet si një mrekulli.

Disa njerëz thonë se orgazmat ndjehen si një rritje e ngadaltë e eksitimit që arrin në një kulm. Të tjerë thonë se u rrëqethet i gjithë trupi. Çdo njeri i ndjen orgazmat ndryshe. Ato nuk janë të gjitha një soj, siç duken në filmat.

* * *

Ndryshimet Midis Sekseve.

Gratë dhe burrat zakonisht i arrijnë në mënyra dhe në kohë të ndryshme orgazmat. Orgazmat e njëkohshme (simultane) që ju shikoni në filma duken të mrekullueshme, por ato vështirë të ndodhin në atë mënyrë edhe në jetën e vërtetë. Burrat, zakonisht, i arrijnëorgazmat gjatë interkursës, ndërsa shumica e grave jo. Disa gra kanë nevojë për prekje direkte (stimulim direkt)të klitorit të tyre që të arrijnë orgazmën. Për shumë gra orgazma kërkon kohë që të arrihet, ose nuk arrihet fare. Ndodh që të dy, burri dhe gruaja, bëjnë seks por nuk e arrijnë orgazmën.Burrat ejakulojnë kur arrijnë orgazmën. Gratë nuk ejakulojnë, ndonëse disa prej tyre thonë se edhe ato ejakulojnë.

A janë orgazmat gjëja më e mirë në seks? Jo gjithmonë.

Disa orgazma ngjajnë si festë me shpërthime të mëdha dhe fishekzjarrë. Të tjera janë më të qeta. Shpesh ju punoni fort për ta arritur dhe kur ajo ndodh, nuk i a vlen bara qiranë. Për të tjerë orgazma është një farë lloj mërzie.

Seksi mund të jetë pjesa më kryesore në një marrëdhënie, por jo gjithmonë është më i rëndësishmi.Dy njerëz mund të kenë marrëdhënie romantike të ngushta edhe pa bërë seks. Edhe pse media insiston të na mësojë sikur seksi është gjithçka që adoleshentët mendojnë, anketimet nuk e vërtetojnë këtë. Më me rëndësi për adoleshentët, sipas anketimeve, janë shkolla, miqtë, puna dhe aktivitetet sportive e kulturore.

Nuk ka arsye që seksi të jetë një mister kaq i madh. Bisedoni me të rritur që dëshirojnë t’u përgjigjen pyetjeve tuaja. Kjo mund të jetë një bezdi, por është mënyra më e mirë nga sa të bëni gabime. Në qoftë se nuk gjeni një të rritur të bisedoni, kërkoni të gjeni libra në bibliotekë ose librari. Ka shumë libra të ndershëm që do t’u ndihmojnë të kuptoni misteret e seksit.

FUND


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML