Shtune, 22 Nentor 2008 14:04:22

Lexoni versionin Print

Vuante nga zemra, 3- vjeçarja kurohet për ftohje

Vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, por është kuruar për ftohje. Defektin në zemër e ka pasur që kur ka lindur, por mjekët nuk e kanë diagnostikuar herët duke vënë në rrezik jetën e vajzës 3-vjeçare, Imelda Geci nga Shkodra.

Eglantina Bardhi
Premte, 16 Maj 2008 08:29:00

 

Sipas mjekëve të QSUT-së, Imleda Geci, është diagnostikuar me vonesë. Familjarët tregojnë se si u mjekua për një sëmundje tjetër

Baboçi: Është rrezikuar jeta e pacientes pasi duhej të operohej që kur ishte 2-muajshe. Kolegët italianë realizojnë ndërhyrje të specializuar

Vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, por është kuruar për ftohje. Defektin në zemër e ka pasur që kur ka lindur, por mjekët nuk e kanë diagnostikuar herët duke vënë në rrezik jetën e vajzës 3-vjeçare, Imelda Geci nga Shkodra. Babai i saj, Urimi,thotë për gazetën "Shekulli" se vajza e tij ka pasur probleme që kur ishte foshnje, por mjekët e Shkodrës nuk i kishin thënë asnjëherë se ajo kishte problem me zemrën dhe e kanë kuruar për ftohje. Ndërsa kirurgu pranë shërbimit të Kardio-kirurgjisë, Arben Baboqi, pohon se vogëlushja është diagnostikuar vetëm para disa ditësh nga mjekët e QSUT-së me këtë sëmundje, duke rrezikuar seriozisht jetën e saj. Por fati nuk ka dashur ta dënoi kaq shumë vogëlushen, pasi një operacion special i realizuar para 4 ditësh nga një ekip profesorësh italianë duket se do t'i japë shpresa Imeldës për jetën. Doktor Arben Baboqi thekson se ekipi italian e ka përzgjedhur Imeldën të parën për të futur në operacion, pasi sëmundja kishte avancuar shumë dhe zemra e saj kishte pësuar ënjtje vazhdimisht duke u zmadhuar tej normales.

Diagnostikimi

Fëmijë me probleme shëndetësore që kur kishte lindur, por askush nuk kishte konstatuar se zemra e saj kishte defekt. "E dërguam tek mjekët e Shkodrës dhe na thanë se ka ftohje. Madje që kur ishte një vjeçe vajza ka marrë ilaçe vazhdimisht për ftohje, por asnjëherë nuk u përmirësua dhe ky fakt po na shqetësonte shumë pasi e kemi edhe vajzë të vetme",- thotë Urimi, babai i vogëlushes. Më tej ai tregon se pas 2 vjetësh mjekimi në Shkodër vendosen ta sjellin në Pediatrinë e QSUT-së, ku mjekët këtu u dhanë lajmin se problemi i vogëlushes është akoma më serioz se një ftohje. Ajo kishte zemër të zmadhuar për shkak të një defekti të lindur. "U tronditëm shumë kur na e thanë. Nuk edinim se vogëlushes tonë shqetësimet i kanë ardhur nga zemra. Ajo ka vuajtur shumë",- pohon Fatma, nëna e Imeldës, duke shtuar se ka marrë shumë ilaçe që nuk kishte lidhje me sëmundjen e saj në zemër.

Operacioni

Rast urgjent dhe tepër problematik e kanë cilësuar ekipi i mjekëve italianë Imeldën, për të cilën kanë bërë gati bisturitë për ta futur të parën në operacion. Kirurgët tanë të zemrës pohojnë se misioni i kolegëve të tyre italianë ka qenë tepër human, pasi mbi vogëlushen është kryer një ndërhyrje tepër e specializuar që i jep shpresa për jetën. "Në fakt Imelda ishte rast i rëndë pasi me këtë diagnozë duhej të operohej që kur ishte 2-muajshe dhe fakti që sëmundja e saj është kapur kaq vonë ka vënë në rrezik serioz jetën e saj", thotë profesor Arben Baboqi, duke shtuar se pacientja tashmë ndodhet në reanimacion dhe se po bëhet çdo ditë e më mirë. Ndërsa prindërit e Imeldës, tashmë që u janë shtuar shpresat për jetën e vajzës, falënderojnë kirurgët tanë dhe ata italianë për ndihmën që u kanë dhënë.

Mjekët italianë, mision për të operuar rastet e rënda

Një ekip mjekësh italianë mbërrin në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" për të realizuar operacione tepër të rralla dhe problematike. Profesor Arben Baboqi thekson se misioni i tyre është tepër pozitiv jo vetëm në shpëtimin e pacientëve që kanë sëmundje të rënda, por për eksperiencën që u japin kirurgëve tanë. "Me këtë ekip profesorësh italianë kemi bashkëpunim prej 10 vjetësh. Këta mjekë kanë për mision të zgjedhin rastet tepër pikante të problemeve me zemër të cilat janë pothuajse të pazgjidhshme nga ana jonë, për arsye të ndryshme", thotë doktor Baboqi. Sipas tij, aktualisht kolegët e tyre italianë po realizojnë 2 deri në 3 operacione në zemër për fëmijët dhe gjatë këtyre ndërhyrjeve po asistojnë edhe kirurgët tanë. "Ekipi italian ka ardhur para 4 ditësh dhe dua të theksoj se po na japin një ndihmë të jashtëzakonshme",- pohon Baboqi.

Baboqi: Mjekët të bëjnë diagnostikim të saktë

Mjekët duhet të bëjnë një diagnostikim sa më të saktë dhe të hershëm të sëmundjeve të zemrës, në të kundërt jeta e pacientëve rrezikohet seriozisht. Ky ka qene mesazhi i profesor Arben Baboqit, nisur edhe nga rasti i vogëlushes Imelda Gecit, e cila është diagnostikuar me shumë vonesë. "Ky mesazh vlen sidomos për mjekët e rretheve ku problematika e diagnostikimit është shumë e më madhe",- thekson Baboqi, duke shtuar se sëmundjet e zemrës janë të papajtueshme me jetën, ndaj dhe kërkojnë një diagnostikim tepër korrekt dhe në kohë. Imelda sipas tij nuk do të shkonte në këtë pikë kritike nëse do t'i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që kur ishte 2-muajshe.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Përmbledhje, qëndrimet e ndërkombëtarëve për EULEX

22/11/08 13:34:00 | EULEX-i do të mund të fillojë punën në muajin dhjetor, siç..

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML