Marte, 07 Tetor 2008 01:35:47

Lexoni versionin Print

QSUT, mungon uji, bllokohen operacionet e zemrës

Operacionet e zemrës janë bllokuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e ujit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Alarmin që po u kanoset pacientëve të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale e ka dha kirurgu i pavionit të Kardiologjisë, Ali Alushani, i cili ka kërkuar që të merren masa urgjente për furnizimin me ujë.

Eglantina Bardhi
Merkure, 02 Korrik 2008 08:16:00

 

Kirurgu i Kardiologjisë, Alushani pohon se mjekët nuk mbajnë përgjegjësi për jetën e pacientëve. Drejtoria të marrë masa

Operacionet e zemrës janë bllokuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e ujit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Alarmin që po u kanoset pacientëve të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale e ka dha kirurgu i pavionit të Kardiologjisë, Ali Alushani, i cili ka kërkuar që të merren masa urgjente për furnizimin me ujë. Vetëm para pak ditësh, gazeta publikoi situatën alarmante të mungesës së ujit në këtë spital duke sjellë edhe reagimin e bluzave të bardha, të cilët kërkojnë zgjidhjen emergjente të kësaj situate. Ndërsa pacientët, të shqetësuar, ndihen në udhëkryq dhe luten që strukturat përkatëse të lëvizin për të zgjidhur problemin. Ndërsa burime zyrtare pranë Drejtorisë së QSUT-së pohojnë se ka reduktim të operacione të zemrës dhe jo bllokim të plotë të tyre.

Bllokimi

Mangësitë me furnizimin me ujë kanë arritur deri aty sa të bëhen pengesë për bllokimin e operacioneve në zemër. Kështu, prej disa ditësh në pavionin e Kardiologjisë në QSUT i vetmi shërbim publik në vend që ofron kirurgjinë e zemrës, nuk ka realizuar asnjë ndërhyrje të planifikuar. Kardiologu Ali Alushani deklaroi se mjekët nuk mbajnë përgjegjësi për jetën e pacientëve pasi këto mangësi nuk po shkaktohen për faj të tyre, por për faj të strukturave që duhet të mbajnë përgjegjësi. “Drejtoria e QSUT-së të mbajë përgjegjësi për të sëmurët, pasi na premtoi furnizimin me ujë të pijshëm. Kjo po krijon probleme serioze pasi operacionet e planifikuara nuk mund të shtyhen për një periudhë kohe të pacaktuar ”,- thekson Alushani duke shtuar se bluzat e bardha mund të mbajnë përgjegjësi sa i takon aspektit profesional dhe jo problemeve teknike që lindin në spital.

Pacientët

Zemra e tyre pret për një operacion, në të kundërt shëndeti i tyre është i rrezikuar seriozisht, deri në humbje të jetës. Prej disa ditësh dëgjojnë të njëjtat fjalë nga bluzat e bardha dhe ende nuk po gjejnë zgjidhje. “Mjekët më thonë se janë bllokuar operacionet e planifikuara dhe kam më shumë se një javë që pres në radhë për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale”,- pohon njëra nga pacientet në shërbimin e Kardiologjisë. Ndërkohë ata pohojnë se janë ankuar edhe në Drejtorinë e QSUT-së për këtë problem, por ende nuk kanë gjetur zgjidhje. Të ndodhur përballë këtij fakti, pacientëve nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të luten që operacionet të zhbllokohen sa më shpejt, në të kundërt, jeta e tyre është e rrezikuar.

Drejtoria: Operacionet reduktohen nga vapa, jo nga mungesa e ujit

Operacionet e zemrës janë reduktuar, por kjo jo për shkak të mungesës së ujit, por për shkak të vapës. Kështu shprehen burime zyrtare të Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët theksojnë se kjo praktikë është ndjekur edhe vitin e kaluar për operacionet e planifikuara. “Megjithatë, duam të theksojmë se uji në QSUT po shfrytëzohet pa kriter duke krijuar edhe mangësi në disa pavione, ndaj dhe iu bëjmë thirrje shefave të shërbimeve të jenë më korrektë në lidhje me këtë problem”,- pohojnë burime pranë QSUT-së. Sipas tyre, janë duke mbajtur kontakte me Drejtorinë e Ujësjellësit në mënyrë që të sigurojnë sasira më të mëdha uji në këto ditë të nxehta, në mënyrë që të evitohen problemet. Ndërsa Drejtoria e Ujësjellësit pohon se furnizimi me ujë në QSUT bëhet në mënyrë korrekte, por ky spital ka probleme me sistemin e tij të furnizimit me ujë, për të cilat duhet të marrin masa vetë. “Fajëson depozitat e vogla të këtij spitali dhe shpërdorimin që i bëhet ujit”,- pohojnë burime të Drejtorisë së Ujësjellësit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML