Hene, 13 Tetor 2008 15:58:35

Lexoni versionin Print

Ndoka: Drejtorët po emërojnë mjekë të paaftë

Drejtorët e spitaleve po emërojnë mjekë në bazë të preferencave, e jo në bazë të aftësive profesionale, ndërsa denoncimet për abuzime nga ana e mjekëve po rritet çdo ditë. Kështu u shpreh dje ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka

Eglantina Bardhi
Premte, 11 Korrik 2008 08:26:00


Ministri Ndoka pohon se drejtorët e spitaleve po emërojnë mjekë në bazë të preferencave. Politika po përdor shëndetësinë

Drejtorët e spitaleve po emërojnë mjekë në bazë të preferencave, e jo në bazë të aftësive profesionale, ndërsa denoncimet për abuzime nga ana e mjekëve po rritet çdo ditë. Kështu u shpreh dje ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, gjatë takimit me drejtorët e spitaleve të vendit. Duke premtuar bashkëpunim me drejtësinë, për rastet abuzive, Ndoka kërkoi që Shëndetësia të lihet jashtë debateve politike.

Abuzimet

Mjekë që e fitojnë vendin e punës vetëm në bazë të miqësive dhe interesave, pa asnjë aftësi profesionale. Madje këto emërime bëhen sidomos në spitalin më të madh të vendit, që është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke lënë mënjanë mjekët e rinj me formim profesional jashtë vendit. Kështu u shpreh Ndoka, duke theksuar se monopolet vazhdojnë të mbajnë peng Shëndetësinë. “Ne kemi disa dhjetëra mjekë të rinj të diplomuar në universitete perëndimore dhe që kanë tregues të lartë akademik. Por sa herë që bëhen konkurse në QSUT, ndodh që ata të humbin dhe në vend të tyre të futen mjekë me tregues profesional mesatar dhe poshtë mesatares”,- thekson Ndoka. Ndërkohë ai ka theksuar se nuk do të tolerojë abuzimet e mjekëve ndaj pacientëve dhe se do të mbështesë Drejtësinë. Sipas tij, rastet e denoncimit për abuzime të mjekëve rriten çdo ditë e më shumë dhe profesioni i mjekut është human, ndaj është i vendosur të mbështesë hetime dhe masa ligjore kundër çdo punonjësi dhe mjeku që abuzon me profesionin dhe ligjin.
 

“Bluzat e bardha nuk mbrohen vetëm se quhen të tilla, por ato duhet të jenë të tilla. Për mua janë të papranueshme, deklarime dhe pranime publike të fenomenit të dhuratave financiare apo ryshfeteve. Asnjë zyrtar i shtetit, punonjës apo individ që pretendon të bëjë pjesë në elitën e shoqërisë, nuk mund të tolerohet në përpjekjet për të mbajtur gjallë mentalitetin e bakshishit”,- thekson ai duke shtuar se shëndetësia dhe sistemi shëndetësor po bëhen gjithnjë e më shumë, tema më e nxehtë e politikës dhe e publikut. “Partitë politike organizojnë konferenca shtypi dhe kuvendime për shëndetësinë, fatkeqësisht, duke e përdorur atë si mjet të luftës politike”,- pohon ai.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML