Sipas mjekes Esmeralda Metaj në Infektiv paraqiten rreth60 pacientë në ditë nga intoksikacinet ushqimore dhe virozat e stinës
Produktet ushqimorë të pakontrolluar por edhe virozat e stinës kanë mbipopulluar Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rreth 60 persona paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore çdo ditë pranë këtij shërbimi duke sjellë fluks pacientësh. Mjekja Esmeralda Metaj thekson për gazetën se Inspektorati Sanitar duhet të ushtrojë kontrolle sa më të rrepta ndaj tregtimit të produkteve ushqimore, por edhe vetë qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm me produktet që konsumojnë.
Infektivi
Shtretërit e urgjencës së Infektivit i sheh të mbushur me pacientë dhe mjekët që vrapojnë për t’u dhënë ndihëm e shpejtë. Duken të këputur dhe të verdhë në fytyrë dhe shumica e tyre kanë marrin serume për të marrë disi veten. “Intoksikacionet ushqimore janë shkaku kryesor i fluksit të pacientëve, që në këtë stinë bëhen shumë problematike”,- pohon mjekja Esmeralda Metaj duke shpjeguar se këto produkte nuk ruhen në temperatura normale dhe tregtohen jashtë standardeve. Por, sipas saj, ka raste që këto produkte e kanë kaluar afatin e skadencës dhe konsumimi i tyre sjell në mënyrë të pashmangshme intoksikacione. “Ditët e fundit është shtuar numri i pacientëve që paraqiten në Infektiv dhe numri i tyre shkon rreth 50-60 në ditë”,-pohon Meta duke shtuar se në këtë zonë vijnë edhe pacientë me probleme nga entrovirozat që janë tipike për stinën e nxehtë. Ndërkohë ajo pohon se shenjat tipike me të cilat paraqiten pacientët janë të vjellat, diarre, këputje trupore, por në disa raste edhe temperaturë e lartë, që mund të ketë ardhur si rrjedhojë e infeksioneve të tjera. Ndërsa sa i takon moshave, specialistja thekson se ato prekin të gjitha moshat, por më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit për shkak të organizmit të dobët që kanë.
Rekomandime
Inspektorati Sanitar duhet të veprojë më fuqishëm ndaj të gjitha subjekteve që nuk plotësojnë standardet për të tregtuar produktet ushqimore sidomos në sezonin e verës. Por nga ana tjetër edhe vetë qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal ndaj produkteve që konsumojnë, pasi ato janë shkaku kryesor që stimulojnë intoksikacionet në këto ditë të nxehta. Duke kërkuar që këto rekomandime të ndiqen në mënyrë të përpiktë, mjekja Esmeralda Meta thekson se çdo person që ka probleme nga intoksikacionet ushqimore dhe virozat e stinës duhet të paraqiten tek mjeku specialist, pasi neglizhenca mund të sjellë pasoja më të rënda.
Shenjat
Të vjella
Diarre
Këputje trupore
Temperaturë e lartë