Shtune, 22 Nentor 2008 12:43:11

Lexoni versionin Print

Apeli i talasemikëve: Dhuroni gjak të na shpëtoni jetën

Të sëmurët me talasemi, nëpërmjet shoqatës së tyre, i kanë bërë thirrje edhe një herë opinionit dhe dhuruesve të gjakut se ndodhen në rrezik për shkak të mungesës së rezervave të gjakut.

Sokrat Ndreçka
Enjte, 24 Korrik 2008 08:44:00

 

Banka e Gjakut në Lushnje ka mungesa të mëdha ndërsa numri i dhurimeve vullnetare është ulur ndjeshëm

LUSHNJE- Të sëmurët me talasemi, nëpërmjet shoqatës së tyre, i kanë bërë thirrje edhe një herë opinionit dhe dhuruesve të gjakut se ndodhen në rrezik për shkak të mungesës së rezervave të gjakut. Thirrja është bërë nga Banka e gjakut në Lushnje në emër të mbi 300 të sëmurëve për tu kthyer dhurimit të gjakut në shenje mirënjohjeje për të shpëtuar, jo një jetë, por qindra. Rezervat e gjakut janë në kufijtë kritikë që do të thotë se nuk përballohen nevojat për të sëmurët e kartelizuar dhe urgjencat. Dhurimi vullnetar është në nivele të papërfillshme, ndërsa dhurimi me pagesë ka shifra të ulëta, krahasuar me muaj më parë. Në këto kushte, kryetari i shoqatës të të sëmurëve me talasemi, Musa Zeneli, pohon se duhet të zbatohet ligji për importin e gjakut, kjo do të lehtësojë punën dhe do të zgjidhë krizën.

Ndërsa mjekët e Lushnjes, të cilët e shohin konkretisht emergjencën e transfuzionit kërkojnë ta zgjidhim problemin e vjetër nëpërmjet dhurimit me donator vendas. “Dhurimi vullnetar është cilësi jete. Ne duhet t’i drejtohemi seriozisht rezervave, te cilat mund t’i sigurojmë në vend, në rast se do të dimë ta menaxhojmë më mirë situatën. Duhet të synojmë në sigurimin më parë të rezervave, pastaj të garantojmë edhe cilësinë e gjakut”,- tha mjekja pediatre Hatixhe Spahiu, pas një takimi të organizuar dje me specialistë në spitalin e Lushnjes. Janë me dhjetëra të sëmurë me talasemi nga rrethet Vlorë, Fier, Berat, Rrogozhine etj, që marrin gjak në Lushnje.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML