Shtune, 22 Nentor 2008 10:07:36

Lexoni versionin Print

Ylli: Ligji antiduhan nuk u harrua, në shtator ndëshkime

Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli pohon se në shtator do të nisë fushata kundra ligjit antiduhan

e. bardhi
Shtune, 23 Gusht 2008 08:30:00

 

Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli pohon se në shtator do të nisë fushata kundra ligjit antiduhan

Ligj i dështuar, por kjo nuk do të thotë që dështimi do të zgjasë. Kështu, për zbatimin e Ligjit Antiduan duket se në muajin shtator do të fillojë fushatë e madhe ku nuk do të kursejë shkelësit e saj. Kështu u shpreh drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, i cili thekson se do të ndjekin praktika të ndryshme kundra përdorimit të duhanit. Ndërkohë ai pohon se janë të shumta shkeljet e konstatuara nga inspektoret, edhe pse janë vendosur disa gjoba. Sipas Yllit, nga muaji shtator do të nisë një tjetër fushatë e madhe antiduhan për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe për të ndëshkuar bizneset që shkelin ligjin. “Të gjithë ata që janë gjobitur për shkeljen e ligjit antiduhan, do ta paguajnë gjobën edhe pse deri me tani vjelja e këtyre ka qenë e paktë”,- pohon Ylli.

Ndërkohë ai theksoi se në fushatën e re që do të startojë në vjeshtë do të përdoren elemente të ndryshme si përfshirja e personave të famshëm, apo edhe stimuj si biletat falas për në kinema. Por specialistët e ISHP-së kanë gjetur edhe një mënyrë tjetër për të mbajtur larg njerëzit nga konsumimi i duhanit, duke thënë se përdorimi i tij nuk është më në modë, pasi as aktorët më të famshëm vitet e fundit nuk shfaqen më me cigare. “Në fakt nuk është aspak etike që një prind të pijë cigare në sy të fëmijëve dhe në ambiente publike. Duhet të kuptojmë se kjo nuk është aspak pozitive”,- pohon Alban Ylli.

Sipas këtij ligji, personat nën moshen 18 vjeç ndalohen të pinë duhan dhe ky i fundit, nuk lejohet të shitet në rrugë.Sipas ligjit te miratuar nuk do të mund te pihet dhe reklamohet më duhani ne vende publike, si institucione shëndetësore, vende ku shërbehet për të ngrënë, shkolla, emisione televizive, mjete transporti etj. Pronarët duhet të ndajnë lokalet dhe restorantet në dy ambiente: një të duhanpirësve dhe të jo duhanpirësve. Nuk do të ketë me cigare të hapura, as reklama në vende publike, masmedia etj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML