Shtune, 22 Nentor 2008 09:59:07

Lexoni versionin Print

Godo: “Heqje të licencës për mjekët që nuk kthehen në zonat e tyre”

Zona të tëra të pambuluara me mjekë e si pasojë banorë të rrezikuar seriozisht. Ky është ndër problemet kryesore që ka pushtuar shëndetësinë në vendin tonë, pasi prej vitesh në shumë zona nuk duket këmbë mjeku,

Eglantina Bardhi
Hene, 25 Gusht 2008 08:41:00

 

Ministrja pohon se mjekët kanë mbipopulluar Tiranën. Fond të veçantë për kontrata me mjekët që do të shkojnë në rrethe

Zona të tëra të pambuluara me mjekë e si pasojë banorë të rrezikuar seriozisht. Ky është ndër problemet kryesore që ka pushtuar shëndetësinë në vendin tonë, pasi prej vitesh në shumë zona nuk duket këmbë mjeku, ndërsa kryeqyteti është mbipopulluar me bluza të bardha në mënyrë krejtësisht artificiale. Për këtë arsye, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, pohon për gazetën “Shekulli” se do të ketë penalizim deri në heqje të profesionit nëse mjekët që mbrojnë specializimet në Tiranë nuk kthehen në vendet e tyre. Ndërkohë ajo shpjegoi politikat që do të ndjekë dikasteri i Shëndetësisë për të mbuluar zonat me mjekë.

Reforma

Kemi konstatuar se ka shumë zona pa mjekë, ndërsa në Tiranë janë shtuar duke u përqendruar sidomos në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe kjo nuk është aspak normale. Kështu u shpreh kreu i Shëndetësisë, Anila Godo, e cila shpjegoi se për të mbuluar zonat pa mjekë do të ndjekin dy drejtime kryesore. “Së pari do të ndërtojmë një fond të veçantë në Ministrinë e Shëndetësisë, për të bërë kontrata deri 6 mujore me mjekë që punojnë në Tiranë për t’i dërguar në zonat ku nuk ka mjekë”,- pohon Godo duke shtuar se kjo do të jetë njëra nga zgjidhjet disi më afatshkurtër. Ndërsa për mjekët që bëjnë specializime në Tiranë dhe nuk kthehen më në vendet e tyre të mëparshme do të ketë penalizime tepër të rënda. Kështu Godo pohon se këta mjekë do të kthehen me detyrim në zonat e tyre. “Të gjithë do të kthehen me detyrim në rrethet e tyre ose në të kundërt dënimet do të jenë deri në heqje të licencës. Kur shteti i sponsorizon për 4 vjet specializime duke u dhënë edhe rrogë, plus kësaj edhe arsimimi i tyre i lartë në universitetet publike, atëherë edhe ata janë të detyruar të shkojnë atje ku kanë nevojë banorët”, -pohon Godo. Ndërkohë ajo thekson se nga ky rregull nuk do të përjashtohen as femrat të cilat janë të martuara në Tiranë. “Jam nënë vetë, por mjekët duhet ta kishin marrë parasysh që pas specializimit do të ktheheshin në Tiranë”,- thekson Godo

Urdhri

Sapo e ka prekur këtë problem ministrja Godo ka dhënë urdhrin e parë për kthimin e një mjeku në zonën e tij. Spitali i Kavajës vuante mungesën e një mjeku reaminator pasi ai kishte ardhur në Tiranë, edhe pse kryeqyteti nuk vuan aspak nga mungesa e reamiantorëve. “Vetëm para pak ditësh isha në Kavajë dhe personeli i spitalit më thanë se nuk kishin mjekë reaminator pasi ai kishte ardhur për specializim në Tiranë dhe nuk ishte më. Dhashë urdhër që mjeku të kthehet në Kavajë pasi aty është i domosdoshëm”,- pohon Godo, duke shtuar se e thotë me bindje se do të ketë kthime me detyrime të mjekëve që kanë mbipopulluar Tiranën për në rrethet ku nuk ka mjekë. Sipas saj kjo është një zgjidhej afatgjatë, por kjo reformë do të fillojë së shpejti pasi shumë banorë po vuajnë seriozisht mungesën e bluzave të bardha e sidomos specialistëve.

Urdhri i Mjekut Shqiptar ngre alarmin për mungesën e mjekëve. Problemet nga Jugu në Veri

Alarmi, ja harta e zonave ku mungojnë mjekët

Eglantina Bardhi

Problemin i mungesës së bluzave të bardha banorët e vuajnë nga Jugu në Veri. Madje në shumë zona nuk ka as mjekë të përgjithshëm, pa le të pretendosh për mjekë specialistë. Këtë problem tepër shqetësues e ngre edhe Presidenti i Urdhrit të Mjekëve, Faik Toska, i cili pohon për gazetën se qeveria duhet të mendojë seriozisht për këtë problem. Ndërkohë burime pranë dikasteri të Shëndetësisë tregojnë hartën e zonave të cilat vuajnë më shumë këtë fenomen.

Mungesa e mjekëve

Është fatkeqësi që mijëra banorë rrezikojnë seriozisht jetën pasi vuajnë mungesën e bluzave të bardha. Kështu u shpreh presidenti i Urdhrit të Mjekëve për Rajonin e Tiranës, Faik Toska, duke pohuar se gjatë inspektimeve të tyre kanë konstatuar spitale që nuk kanë mjekë specialistë. “Para pak kohësh ishim në spitalin e Tepelenës dhe vumë re një spital me godinë dhe kushte normale, por ajo që ishte anormale dhe e patolerueshme ishte fakti se nuk kishte të paktën një mjek kardiolog dhe të mendosh se ky spital mbulon mijëra banorë”,- pohon Toska. Sipas tij mungesa e mjekëve është konstatuar edhe në spitalin e Tropojës, Beratit dhe rrethe të tjera.

Harta e zonave

Në total, 12 komuna në të gjithë vendin janë zonat në të cilat mungon shërbimi mjekësor. Ky shërbim në këto zona rurale ka munguar dhe vazhdon ende të jetë evident. Sipas të dhënave nga ministria, harta e zonave të pambuluara me mjekë të përgjithshëm fillon me disa komuna në Dibër dhe mbaron me disa komuna në Vlorë. Mungesa e mbulimit me mjekë të përgjithshëm, sipas hartës së Ministrisë së Shëndetësisë, fillon nga zona e Dibrës, ku 2491 banorë të komunës Zallnreç nuk kanë mjekë të përgjithshëm. Pas saj vjen komuna Fushë-Çidhën po në zonën e Dibrës, në të cilën 4405 banorë e marrin shërbimin mjekësor në formë patronazhi. Listës së zezë të zonave që vuajnë mungesën e mjekëve i shtohet edhe zona e Kukësit me komunën Gjinaj, komuna Arrën dhe Klosh me rreth 2400 banorë. Të njëjtin problem ndajnë edhe banorët e disa zonave në Shkodër, ku prej vitesh ka mungesa të theksuara në mjekë. Komuna Shalë, me 3213 banorë dhe komuna Blerim me 3400 banorë e kanë ende të pazgjidhur mbulimin me mjekë. Por edhe për zonat e Jugut të vendit, harta që saktëson raportin mjek për banorë shfaq të njëjtat probleme. Kështu, në zonën e Vlorës, komuna Markat dhe në zonën e Gjirokastrës komuna Lopëz nuk kanë mjekë të përgjithshëm. Po ashtu edhe komuna Rrasë, me 2040 banorë në zonën e Elbasanit është pa mjekë. Në lidhje me sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë është duke zbatuar skemën e re të shpërndarjes së mjekëve dhe infermierëve në mënyrë që në zonat ku numri i personelit shëndetësor të jetë i barabartë, si në zonat e thella të fshatrave në të gjithë vendin, dhe në ato në qytet.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML