Shtune, 22 Nentor 2008 07:50:29

Lexoni versionin Print

Alarmi, të sëmurët me kancere pa barna

Të sëmurët më fatkeqë, kancerozët, vuajnë mungesë të theksuar të barnave. Madje edhe ato pak barna që shkojnë në shërbimin e Onkologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ruhen në një farmaci të përshtatshme.

Eglantina Bardhi
Enjte, 04 Shtator 2008 13:22:00

Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve pohon se buxheti për të sëmurët me kancer është i vogël, kostoja është e lartë

Jaupllari: Në Onkologjik nuk ka barna të mjaftueshme për fatkeqët dhe mungon një farmaci e përshtatshme për ruajtjen e barnave

Të sëmurët më fatkeqë, kancerozët, vuajnë mungesë të theksuar të barnave. Madje edhe ato pak barna që shkojnë në shërbimin e Onkologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ruhen në një farmaci të përshtatshme. Këtë e deklaron Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Arjan Jaupllari, i cili thekson se qeveria duhet t’i mbështesë më shumë të sëmurët kancerogjenë pasi buxheti që jepet për shërbimin e tyre është krejtësisht i pamjaftueshëm. Ndërkohë ai dha kostot e shpenzimeve për të sëmurët me kancere, sipas studimit të këtij viti që ka bërë vetë shërbimi i Onkologjisë.

Mungesat

Shërbimi farmaceutik në Spitalin Onkologjik, ka dy mangësi të theksuara. Nuk ka barna të mjaftueshme për trajtimin e këtyre të sëmurëve fatkeqë, ndonëse në tregun farmaceutik privat nuk mungojnë. Por si të mos mjaftonte kjo nuk ka një farmaci të përshtatshme për ruajtjen e barnave dhe shërbimin ndaj të sëmurëve. Alarmin e ka dhënë vetë Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve i cili thekson se: “Ne nuk vuajmë nga prania e barnave të domosdoshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje, por nga buxhetimi shtetëror për trajtimin falas të kësaj kategorie.

Megjithëse buxheti për citostatikë ka ardhur gjithnjë e në rritje, ende jemi larg nevojave që ka popullata shqiptare fatkeqe e prekur nga kjo sëmundje”,- pohon Jaupllari duke shtuar se në të gjitha vendet e KE e me gjerë, kjo kategori trajtohet falas për shkak të pamundësisë që kanë individët për të përballuar koston e lartë të trajtimit me barna. “Duhet të jetë prioritet politik i çdo qeverie, që kësaj kategorie të mos i mungojë as shërbimi dhe as barnat”,- thekson Jaupllari.

Kostot

Kostot për përballimin me citostatikë janë shumë të larta, ndërsa paratë që derdhen për ta janë krejtësisht të pamjaftueshme. Presidenti i Farmacistëve pohon se në një studim të kryer në Mars të këtij viti nga Shërbimi i Terapisë në Onkologjik, rezulton se grandi total i nevojshëm i të sëmurëve në këtë studim kap shifrën e 5.5 milionë eurove. Nevoja për terapi për të mbuluar efektet anësore ose siç quhet ndryshe terapia e suportit, kap vlerën e 1.55 milionë eurove. “Ndërkohë rastet e trajtimit jashtë vendit, në Greqi, Maqedoni, Itali etj., kapin vlerën e 1.2 milionë eurove dhe barnat e tjera të domosdoshme për terapinë e suportit, që nuk tenderohen në spital, por blihen nga vetë pacienti, kapin vlerën e rreth 1 milionë eurove”,- thekson Jaupllari duke theksuar se kostoja totale e trajtimit vjetor kap vlerën e rreth 10 milionë eurove, ndërkohë që buxheti është shumë më pak se kjo shifër.


Jaupllari: Qeveria të marrë masa urgjente për trajtimin e pacientëve

Sëmundjet kanceroze në vendin tonë sa vjen dhe shtohen. Nga studimet e kryera edhe tek ne, janë evidentuar një sërë faktorësh që tregojnë për shtimin e rasteve çdo vit. Kështu u shpreh Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari, i cili thekson se është shumë e rëndësishëm detyrimi i çdo shteti për shtetasit e tij, për t’i shërbyer kësaj kategorie.

Sipas tij, është vetë natyra e sëmundjes që e vendos para përgjegjësisë shtetin të marrë masa, së pari, për të diagnostikuar dhe mjekuar në fazat e hershme këto sëmundje dhe, së dyti, për të lehtësuar dhimbjen e madhe në çastet e fundit të jetës së këtyre të sëmurëve. Sipas tij, prioriteti i mbulimit të shpenzimeve për trajtimin e tyre, është obligimi më i madh që duhet të bëhet për këtë shtresë të destinuar vetëm për ndihmë sepse e ka të pamundur përballimin e kostos së trajtimit.
Ndërkohë ai pohon se nëse do t’i shtoheshin këtij studimi, kostot e trajtimit me citostatikë në Shërbimin e Hematologjisë, Onkopediatrisë dhe Neurologjisë, buxheti për përballimin e shpenzimeve do të ishte më i madh. “Këta të sëmurë përpara se të drejtohen tek Zoti, që shohin me lot në sy ndihmën që ju jep familja, i kanë sytë tek mjekësia dhe mbështetja e qeverisë së tyre”,-pohon Jaupllari.

1.55 milionë euro është vlera për nevojat e terapisë për të mbuluar efektet anësore ose siç quhet ndryshe terapia e suportit.

1.2 milionë euro është vlera për trajtimet jashtë vendit të pacientëve në Greqi, Maqedoni, Itali etj.

1 milionë euro është vlera për barnat e tjera të domosdoshme për terapinë e suportit, që nuk tenderohen në spital por blihen nga vetë pacienti.

10 milionë euro është kostoja totale e trajtimit vjetor të pacientëve që vuajnë nga kanceret në shërbimin e Onkologjisë në QSUT.


Pacientët: Sëmundja dhe shpenzimet po na shkatërrojnë

Detyrohen t’i drejtohen farmacive private pasi barnat nuk u sigurohen të gjitha në spital. Madje, kjo nuk vlen pak në kurrizin e tyre pasi ato janë shumë të kushtueshme. “Mjekët na thonë se nuk ka barna dhe shpenzoj të paktën 40 mijë lekë në ditë për t’i blerë të gjitha”,- pohon njëri nga pacientët. Duke mos hedhur poshtë shërbimin që u bëjnë bluzat e bardha në Onkologjik, ata kërkojnë që të merren masa për t’iu siguruar barnat pasi situata është shumë e rëndë. “Mjekët janë shumë të mirë dhe nuk kemi pse i fajësojmë për mungesat në spital. Fundja, le të marrin masa strukturat përkatëse për ta zgjidhur këtë problem sepse po vuajmë sëmundje tepër të rënda, por po shkatërrojmë edhe ekonominë e familjarëve”,- pohon njëra nga pacientet e Onkologjikut.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML