Shtune, 22 Nentor 2008 07:26:49

Lexoni versionin Print

Kuli: Struktura e mbifryrë, QSUT, 140 punonjës të tepërt

Administrata është e mbifryrë me personel, madje dhe numri i mjekëve është i tepërt në disa shërbime. Kështu u shpreh në një intervistë për gazetën “Shekulli” drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Gjeorgjina Kuli, e cila thekson se ka rreth 140 persona më shumë se ç’duhet vetëm në administratë.

Eglantina Bardhi
Hene, 08 Shtator 2008 10:29:00

Drejtoresha e QSUT-së, Kuli pohon se ka mbingarkesë të stafit. Ja kriteret për emërimin e stafit aktual

Administrata është e mbifryrë me personel, madje dhe numri i mjekëve është i tepërt në disa shërbime. Kështu u shpreh në një intervistë për gazetën “Shekulli” drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Gjeorgjina Kuli, e cila thekson se ka rreth 140 persona më shumë se ç’duhet vetëm në administratë. Gjithashtu ajo tregoi edhe kriteret që do të zbatohen për emërimin e stafit aktual.

A do të ketë reformë mbi personelin e administratës në QSUT dhe mbi personelin mjekësor?

Fillimisht do të bëhet përshtatja e strukturës aktuale, sipas asaj të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe reduktimi i numrit të punonjësve në ata sektorë që është vënë re mbingarkesë numerike.

Largimi i dy nëndrejtorëve, Bajram Begaj dhe Arben Pilaca, me cilët janë zëvendësuar dhe cili është motivi i largimit të tyre?

Dy nëndrejtorët e rinj, janë mjekë të afirmuar në fushat përkatëse, dr.Ariel Çomo dhe dr.Xheladin Draçini, Doktor i Shkencave Mjekësore.

Zakonisht puna drejtuese bëhet në grup, aq më tepër në një institucion siç është QSUT. Është e drejta e Drejtorit të Përgjithshëm të zgjedhë stafin me të cilin mendon se puna do të jetë e frytshme dhe rezultative në drejtim të zbatimit të reformave dhe zbutjes apo normalizimit të ngërçit dhe stazës në të cilën gjendet aktualisht QSUT-ja.

Ashtu siç meritat apo arritjet pozitive janë pjesë e stafit edhe për disfatat apo mangësitë, përgjegjësia duhet të dalë midis stafit drejtues...

Çfarë lëvizjesh të tjera janë bërë në administratë dhe cili është vizioni juaj për njerëzit e rinj që do të drejtojnë administratën e QSUT-së?

I vetmi largim i bërë në këto pak ditë është i Drejtorit të Burimeve Njerëzore, me një motivacion të caktuar dhe të mirë-argumentuar ligjërisht. Nuk janë bërë lëvizje punonjësish, me përjashtim të një reduktimi në disa sektorë, ku u konstatua një mbingarkesë e personelit, kundrejt strukturës.

Ish-drejtori Mati Pepa, a ka pranuar të jetë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik të QSUT-së dhe nëse jo, kush do të jetë në këtë post?

Në strukturën aktuale të QSUT, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë në mars të vitit 2008, strukturë e cila është propozuar nga stafi drejtues i QSUT, me në krye z.Mati Pepa, nuk ekziston vendi i Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik. Kështu që z.Pepa do t’i propozohet një detyrë tjetër në Drejtorinë Ekonomike.

Flitet për largimin e rreth 60 personave në QSUT, sa e vërtetë është?

Nga vlerësimet paraprake të strukturës ekzistuese në numrin total të punonjësve është vënë re një tejkalim i numrit të tyre, me rreth 140 veta. Për këtë është njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe po punohet me intensitet për ta kaluar këtë situatë anomalie të konstatuar në ditët e para të shtatorit.

Cilat janë kriteret për emërimin e personelit të administratës?

Kriteri bazë që do të zbatohet në emërimin dhe rishikimin e stafit aktual është përputhshmëria e arsimimit të personelit të propozuar me kërkesat e vendeve përkatëse të punës.

Profesionalizmi dhe aftësia janë kriteret kryesore të punësimit në institucionin tonë. QSUT-ja është një institucion diagnostikues, kurativ, shkencor dhe didaktik, larg partive dhe influencave politike, kështu që përkatësitë partiake të çfarëdolloj ngjyre qofshin, nuk do të ndërhyjnë asnjëherë në cilësinë e punës dhe zbatimin e përgjegjësive të gjithsecilit.

240 punonjës ka në administratën e QSUT-së aktualisht

2 herë më i madh është stafi i QSUT-së se i një ministrie


Kuli: Nuk do luftoj dypunësimin

Mjekët mund të jenë të dypunësuar por me kusht që të mos kenë konflikt interesash ndaj sektorit publik. Ky është mendimi i Drejtoreshës së QSUT-së, Kuli, e cila duket që bluzat e bardha do t’i tolerojë në këtë drejtim pasi ata krahas punës në QSUT mund të punojnë edhe në privat. “Mjeku, kur ofron vetëm punë e tij, intelektin, aftësitë e tij për të shërbyer dikuar tjetër pa patur konflikt interesi në drejtim të materialeve, ekzaminimeve të tjera nuk ka ndonjë problem. Sidomos duke iu referuar edhe vendeve të tjera të botës, ku mjekët më me emër kanë orare të caktuara për konsulta private”,- pohon Kuli. Ndërkohë ajo thekson se drejtoria e spitalit do të bëjë një studim për të parë se ku janë nevojat më shumë për mjekë, në bazë të kërkesave të patologjive të ndryshme.


Drejtoresha: Një pjesë e të ardhurave dytësore do t’u jepet mjekëve

Të ardhurat dytësore do të menaxhohen ndryshe. Madje një pjesë e tyre do të shkojë në favor të mjekëve çka do të thotë se ata do të marrin një përqindje të caktuar nga të ardhurat që mblidhe në spital. Kështu u shpreh Drejtoresha e QSUT-së, Kuli, duke theksuar se kjo është një mënyrë për të ulur korrupsionin e mjekëve. “Ndryshime do të ketë edhe në përdorimin e të ardhurave dytësore. Do të propozoj që një pjesë e mirë e tyre të shkojnë për pagesën e mjekëve. Një nga format është ajo e përfitimit të një përqindjeje të caktuar nga çdo faturë e paguar nga pacienti. Për Kulen, shtimi në këtë mënyrë i pagës së mjekëve do të minimizonte edhe korrupsionin e tyre ndaj pacientëve”,- pohon Kuli.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Drejtoresha e QSUT-së Gjeorgjina Kuli

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML