Si mund të eliminohet yndyra e flokut dhe zbokthi. Çfarë shampo mund të përdor?
Përsa i përket flokut të yndyrshëm shumë njerëz kanë probleme me yndyrën. Gjëja e parë që rekomandohet është përdorimi i shampos për flokë të yndyrshëm. Por duke patur parasysh që në të shumtat e rasteve floku i yndyrshëm ka yndyrë në rrënjë dhe është i thatë në gjatësi, është mirë që pas përdorimit të shampos për flokë të yndyrshëm, në gjatësi të përdoret një zbutës i lehtë, i cili ndihmon në krehjen e mirëmbajtjen e flokut dhe nuk shton yndyrën. Këto të jenë gjithmonë të rekomanduara nga një specialist. Nëse shampoja nuk arrin të ekuilibrojë yndyrën sugjerohet dhe përdorimi i locioneve ose ampulave kundra yndyrës, ose sebumit (termi mjekësor për fjalën yndyrë).
Vihet re që si flokëte yndyrshëm dhe ato me zbokth shoqërohen me rënien e flokut. Në këto raste është mirë që fillimisht të kontrollohet problemi i yndyrës ose zbokthit dhe pasi të kemi zgjidhur këtë problem, mund të vazhdohet trajtimi specifik për rënien e flokut.
Jam 18 vjeç dhe doja ndonjë këshillë për ndonjë maskë kundra rënies së flokut dhe kundra yndyrës
Maska kundra rënies nuk ka. Më e mira e rekomandueshme është përdorimi i ndonjë peelingu ose gomazhi të lëkurës së kokës, që bën pastrimin në thellësi të lëkurës nga qelizat e vdekura dhe në të njëjtën kohë ndihmon në oksigjenimin e lëkurës dhe qarkullimin e mirë të gjakut. Pas këtyre mund të përdoren shampo dhe ampula kundra rënies
Jam një djalë 25 vjeç, e përdor shumë xhelin për të stiluar flokët e mia, a ndikon xheli në rënien e flokëve?
Përdorimi i produkteve të ndryshme stiluese në flokë të shkurtër si: ( xhel, shkuma, llaku dhe dyllrat stilues) mund të krijojnë probleme me lëkurën dhe rënien e flokut në ato raste kur: këto produkte stiluese përdoren në sasira të mëdha dhe në mënyra jo korreke, që do të thotë: produkti stilues duhet të prekë vetëm flokun dhe jo lëkurën e kokës.
Përdorimi korrekt i këtyre produkteve është, duke vendosur sasira të vogla në dorë dhe duke e shpërndarë me kujdes vetëm tek flokët (pa prekur lëkurën), në këtë mënyrë ne krijojmë mundësinë që floku të stilohet dhe lëkura të mbetet e pastër.