Shtune, 22 Nentor 2008 07:01:52

Lexoni versionin Print

"Kemi 3 vjet pa fëmijë, për ne jeta është stres"

Jemi një çift nga Fieri, shqetësohemi për arsye se kemi 3 vjet pa fëmijë. Për ne jeta është bërë një stres i vërtetë ku në çdo moment të ditës mua më mundon mendimi që a do bëhemi një ditë me fëmijë.

Andrologu Evi Dani
Shtune, 04 Tetor 2008 09:25:00

Jemi një çift nga Fieri, shqetësohemi për arsye se kemi 3 vjet pa fëmijë. Për ne jeta është bërë një stres i vërtetë ku në çdo moment të ditës mua më mundon mendimi që a do bëhemi një ditë me fëmijë. Kjo gjendje është rënduar më shumë kur kemi marrë vesh që analiza e burrit ka dalë një formë, ku qelizat janë në formë topi, siç na kanë thënë në Greqi disa mjekë dhe se kjo është gjendje e pashpresë. Çfarë është kjo formë? Mund të bëhem një ditë dhe unë me fëmijë se po çmendemi fare?

Çiftet pa fëmijë kalojnë momente të tilla, por kushdo që do lexonte letrën e çiftit do të kuptonte shqetësimin që ata po kalojnë. Unë si mjek androlog do të desha që të shija analizat, por megjithatë me sa po kuptoj mendoj se kemi të bëjmë me një formë të infertilitetit që quhet globozoospermi. Kjo formë për fat të mirë është e rrallë dhe zë 1% të meshkujve infertil dhe shkaktohet nga defekti i një geni. Spermatozoidet mund të jenë në numër normal dhe me lëvizshmëri normale, por ato kanë një defekt në formën e tyre.

Spermatozoid normal do të kemi kur koka e spermatozoidit është në formë ovale me përmasa 5-6 mikron gjatësi dhe gjerësi 2.5-3.5 mikron, 40-70% të sipërfaqes së spermatozoidit e zë pjesa akrozomale që nuk është gjë tjetër veçse një lloj enzime për të shpuar mbulesën e vezës (zona e pelucida ) dhe për të arritur fertilizimin. Pikërisht mungesa e akrozomit bën që spermatozoidi të ketë formën e një topi, gjë për të cilën ka marrë dhe emrin (globozospermi). Ky lloj spermatozoidi është i paaftë që në mënyrë natyrale të arrijë shtatzëninë, por tashmë me përdorimin e teknikave ndihmëse të riprodhimit dhe me metodën I.C.S.I ku spermatozoidi futet direkt në vezë dhe kjo formë tashme ka dhënë rezultatet e pritura. Do t’i këshilloja çiftit të mos dekurajohet për arsye se ata kanë mundësi të realizojnë dëshirën e tyre.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML