Shtune, 22 Nentor 2008 07:44:05

Lexoni versionin Print

INFERTILITETI: Çfarë mund të bëjnë burrat?

Jam një zotëri, kam 3 vjet i martuar dhe nuk kemi fëmijë. Kam bërëanalize spermograme dhe një më thotë është në rregull, tjetri më thotë nuk është në rregull. Cilat janë të dhënat mesatare të njëanalize?

Dr.Adem Harxhi
Shtune, 04 Tetor 2008 09:41:00

PYETJE:

Jam një zotëri, kam 3 vjet i martuar dhe nuk kemi fëmijë. Kam bërëanalize spermograme dhe një më thotë është në rregull, tjetri më thotë nuk është në rregull. Cilat janë të dhënat mesatare të një analize?

PËRGJIGJE:

Nga mënyra si e ke bërë pyetjen, kuptohet, që të është sosur durimi. Për këtë dhe për arsyen që “faji” i burrave në infertilitet është shumë më i gjerë nga ç’tregon vetëm një analizë e spermës, zgjodha pyetjen tënde për t’iu përgjigjur sot.

Ndryshe nga sa e mendojnë njerëzit, roli i “Faktorit Mashkullor” në infertilitetin është shumë i madh.

Ju duhet të dini se 10% deri 15% e çifteve, kudo në botë, klasifikohen si çifte që nuk bëjnë fëmijë (infertilë). Kjo do të thotë se ata nuk e ngjizin dot një fëmijë edhe pse kanë kryer kopulime seksuale të shpeshta e të pambrojtura, por të pasuksesshme, për së paku një vit. Dhe ajo që duhet të kuptohet mirë është fakti: Në gjysmën e këtyre rasteve, shkak është burri.

Cilat janë disa nga shkaqet për infertilitetin mashkullor?

a-Prodhimi dhe funksionimi jo normal i spermatozoideve.

b-Hedhja e një numri të pamjaftueshëm të spermatozoideve në vaginën e gruas.

c- Shëndeti i përgjithshëm dhe stili i jetës së burrit.

d- Ekspozimi ndaj disa faktorëve të dëmshëm të ambientit.

Ka raste kur infertiliteti mashkullor është i qartë, por kjo nuk do të thotë se gruaja mund të mos ketë diçka që e pengon ngjizjen, ose e kundërta. Ja pse në çdo rast infertiliteti, burri dhe gruaja, duhet të mjekohen që të arrihet shtatzënia.

Dua të të them që në fillim,mos u dekurajo. Sot ka një numër të madh opsionesh për teste dhe mjekime. Ato bëjnë të mundur diagnozën e qartë dhe mjekimin e shumicës së rasteve me infertilitet mashkullor.

Shenja kryesore e infertilitetit mashkullor, është paaftësia e çiftit për të ngjizur një shtatzëni. Burri infertil mund të mos ketë asnjë shenjë tjetër.Vetëm kur infertiliteti mashkullor shkaktohet nga probleme hormonale, burri ka pakësim të qimeve në fytyrë dhe në trup, ose ka dëshirë të ulët për seks.

“Fertiliteti mashkullor” është një proces kompleks që përfshin shumë faktorë. Ndër këto faktorë kryesori është prodhimi i hormoneve që duhen për të nxitur rritjen e organeve të riprodhimit dhe për prodhimin e spermatozoideve. Për ta bërë gruan shtatzënë, burri duhet të jetë i aftë të hedhë në vaginën e saj spermatozoidë të shëndetshëm, të aftë që të arrijnë deri tek veza dhe pas kësaj ta penetrojnë dhe ta fertilizojnë vezën e gruas.

ï‚§Që të ndodhë ngjizja, spermatozoidi, duhet të jetë me formë të caktuar dhe i aftë të lëvizë drejt vezës. Në qoftë se forma dhe struktura e tij (morfologjia) nuk janë normale, ose lëvizshmëria (motiliteti) e spermatozoidit është e prishur, spermatozoidi nuk është i aftë të arrijë dhe të penetrojë vezën.

ï‚§Duhet të ketë një numër të mjaftueshëm spermatozoidesh në spermë që të ndodhë shtatzënia. Koncentracioni i spermatozoideve duhet të jetë më i madh se 20 milionë spermatozoide në një mililitër spermë. Po qe se ka 10 milionë, ose më pak spermatozoide për milimetër spermë, kjo tregon për përqendrim të ulët të spermatozoideve (subfertilitet). Vetëm në raste shumë të rralla ndodh që një burrë të mos prodhojë asnjë spermatozoid.

Jam i bindur, që doktori, ka përdorur edhe shumë teste të tjera për të përcaktuar me ekzaktësi se çfarë është shkaku i problemit tënd. Është shkencërisht e njohur, se në gjysmën e rasteve të infertilitetit mashkullor shkaku ekzakt nuk gjendet kurrë. Por edhe në ato raste kur shkaku nuk është plotësisht i qartë, mjekimi mund të ndihmojë.

Le t’i shikojmë më hollësisht shkaqet e infertilitetit mashkullor.

a- Prishja e prodhimit dhe e funksioneve të spermatozoideve

Janë të shumta konditat specifike që shkaktojnë probleme me spermatozoidet. Ja disa prej tyre:

ï‚§Varikocela. Është ënjtje e venave në skrotum. Kjo mund të pengojë freskimin e testikujve, për pasojë pakësohet numrit i spermatozoideve si dhe lëvizshmëria e tyre.

ï‚§Testikujt e pazbritur. Testikujt e pazbritur janë kur njëri ose të dy testikujt nuk zbresin nga barku në skrotum, gjatë zhvillimit të djalit në barkun e nënës. Për arsyen se testikujt e pazbritur ekspozohen ndaj temperaturës së lartë brenda trupit (kur krahasohet me temperaturën më të ulët në skrotum), kjo bën të prishet prodhimi i spermatozoideve.

ï‚§Mungesa e testosteronit. (Hypogonadismi mashkullor). Infertiliteti mund të vijë nga çrregullimet e vetë testikujve që prodhojnë testosteronin, ose nga anomalitë që prekin gjëndrat në tru. Këto gjëndra (hypotalamusi ose hipofiza) prodhojnë hormonet që kontrollojnë funksionin e testikujve)

ï‚§Defekte kromozomike. Çrregullimet e trashëguara të testeve siç është sindromi Klinefelter- në të cilin djali ka lindur me dy X kromozome dhe një Y kromozom, në vend të një X dhe një Y - shkakton zhvillim jo normal të testikujve.

ï‚§Infeksionet. Infeksionet mund ta prishin përkohësisht mënyrën si lëvizin spermatozoidet. Sëmundjet Infektive Seksuale, si klamidia dhe gonorea, shoqërohen shumë shpesh me infertilitet mashkullor. Këto infeksione shkaktojnë cikatrikse dhe bllokojnë kalimin e spermatozoideve. Në qoftë se parotiti (shytat), (një infeksion viral që zakonisht prek fëmijët e vegjël), shfaqet pas pubertetit, inflamacioni i testikujve mund të prishë prodhimin e spermatozoideve. Inflamacionet e prostatës, të uretrës, ose epididimit, mund të prishin, gjithashtu, lëvizshmërinë e spermatozoideve.

ï‚§Çrregullimet hormonale. Këto gjendje, siç është mungesa kongjenitale e GnRH (Kallmann sindromi), prishin prodhimin e hormoneve që duhen për zhvillimin seksual, ose prodhimin e spermatozoideve.

b- Furnizimi me pak spermatozoide.

Problemet e furnizimit me spermatozoide nga penisi në vaginë, çojnë në infertilitet. Këto probleme mund të jenë.

ï‚§Problemet seksuale. Shpesh mjekimet e ndryshme të rrugëve gjenitale që bëhen për përmirësim të interkursës seksuale, si dhe përdorimi i disa teknikave seksuale, mund të prishin fertilitetin. Vështirësitë me ereksionin e penisit (disfunksionin erektil), ejakulacioni prematur, interkursa me dhimbje (dyspareunia), ose problemet psikologjikedhe të marrëdhënieve midis çiftit,mund të çojnë në infertilitet.

ï‚§Bllokimi i epididimit ose i vas deferens. Disa burra kanë lindur me një bllokim në atë pjesë të testikulit që është grumbullues për spermatozoidet, ose kanë bllokim të tubit që shpie spermatozoidet nga testikujt jashtë në penis (vas deferens)

ï‚§Ejakulacioni retrograd. Kjo ndodh kur spermatozoidet futen në vezikën urinare gjatë orgazmës dhe nuk dalin jashtë nga penisi. Ka disa gjendje që mund ta shkaktojnë ejakulacionin retrograd. Këto janë diabeti, operacionet në vezikën urinare, në prostatë, në uretra, si dhe përdorimi i disa barnave.

ï‚§Nuk ka spermë ose ejakulat. Mungesa e ejakulati shfaqet tek burrat me dëmtime të palcës së kurrizit ose me sëmundje të saj. Ky lëng është i domosdoshëm për transportimin e spermatozoidevenga penisi në vaginë.

ï‚§Keqvendosja e hapjes urinare (Hypospadias). Ky është një defekt i lindjes, ku hapja urinare vendoset në penis. Në qoftë se kjo konditë nuk rregullohet me operacion, kjo pengon spermatozoidettë arrijnë qafën e mitrës.

ï‚§Antikorpet antispermatozoide. Antikorpet që godasin spermatozoidet dhe i dobësojnë ose i bëjnë ato të paafta, shfaqen pas bllokimit kirurgjikal të një pjese të vas deferens, që bëhet për arsye të sterilizimit provizor të burrit. Prania e këtyre antikorpeve mund të shkaktojë infertilitet.

ï‚§Fibroza cistike. Burrat me fibrozë cistike shpesh kanë mungesë ose mbyllje të vas deferens.

c- Shëndeti i përgjithshëm dhe stili i jetës.

Gjendja e përgjithshme shëndetësore e burrit dhe mënyra e tij e jetës mund të dëmtojnë fertilitetin. Disa shkaqe të përgjithshme të infertilitetit që lidhen me shëndetin dhe stilin e jetës janë:

ï‚§Alkooli dhe drogat. Vartësia nga alkooli dhe drogat mund ta pakësojnë fertilitetin. Steroidet anabolike, që merren për të stimuluar forcën dhe rritjen muskulore, mund të shkaktojnë rrudhjen e testikujve dhe të ulet prodhimi i spermatozoideve. Përdorimi i kokainës ose marijuanës pakësojnë, gjithashtu, numrin dhe kualitetin e spermatozoideve.

ï‚§Tymosja e duhanit. Burrat që tymosin duhan mund të kenë sasi të vogla spermatozoidesh, krahasuar me ata që nuk tymosin.Edhe tymosja sekondare (kur thith tymin e të tjerëve) po ashtu prish fertilitetin mashkullor.

ï‚§Stresi emocional. Stresimund të dëmtojë disa hormone që duhen për të prodhuar spermatozoidet. Bije numri i spermatozoideve po qe se burri është në stres emocional të zgjatur dhe të fortë. Një problem është dhe shqetësimi i burrit për infertilitetin (diskurajimi dhe pritja e zgjatur, shkaktojnë stres). Infertiliteti prish marrëdhëniet sociale dhe jetën seksuale të çiftit.

ï‚§Gjendje të tjera mjekësore. Dëmtime të rënda, operacione të mëdha, ose kanceri, të gjitha mund të dëmtojnë fertilitetin mashkullor. Disa sëmundje siç janë sëmundjet e veshkave, cirroza e mëlçisë, anemia sikle cell dhe sëmundja celiake, prishin prodhimin normal të spermatozoideve.

ï‚§Mosha. Tek burrat mbi 35 vjeç, zakonisht, vihet re një rënie graduale e fertilitetit.

ï‚§Kequshqyerja. Mungesa e lëndëve ushqimoresi vit C, selenium, zinku, dhe foliatet mund të jenë shkak për infertilitet.

ï‚§Dhjamosja. Mbipesha shkakton ndryshime hormonale që pakësojnë fertilitetin mashkullor.

d-Ekspozimi në ambient të dëmshëm.

Ekspozimi i zgjatur ndaj disa elementeve ambientale si të nxehtit, toksina dhe kimikatet, mund të pakësojnë prodhimin e spermatozoideve, si dhe të prishin funksionet e tyre.

ï‚§Pesticidet dhe kimikatet e tjera. Herbicidet dhe insekticidet mund të shkaktojnë tek burri efekte të ngjashme me hormonet femërore dhe shoqërohen me ulje të prodhimit të spermatozoideve dhe me kancerin e testikujve. Ekspozimi ndaj plumbit mund të shkaktojë, gjithashtu, infertilitet.

ï‚§Mbingrohja e testikujve. Përdorimi i shpeshtë i saunave ose i vaskave të nxehta mund të prishin prodhimin dhe ulin numrin e spermatozoideve. Veshja e mbathjeve të ngushta rrit temperaturën në skrotum dhe pakëson prodhimin e spermatozoideve.

ï‚§Ekspozimi ndaj radiacionit ose Rezeve X. Ekspozimi ndaj radiacionit mund të prishë prodhimine spermatozoideve. Duhen disa vite që prodhimi i spermatozoideve të kthehet në normal. Me doza të larta radiacioni, prodhimi i spermatozoideve mund të prishet në mënyrë permanente.

ï‚§Kanceri dhe mjekimi i tij. Si mjekimi me radiacion, ashtu dhe kimioterapia prishin prodhimin e spermatozoideve. Sa më afër testeve të jetë mjekimi me radiacion, më i madh është rreziku për infertilitet.

Tani, që në përgjithësi, u njohe me problemet e mëdha të infertilitetit mashkullor, dëshiroj të të tregoj për disa gjëra që është mirë t’i kenë parasysh të gjithë ata që kanë probleme me ngjizjen e fëmijëve.

Sapo një çift dyshon se ka një problem fertilizimi, të parën gjë që duhet të bëjë është të çojë spermën (farën ) për analizë në laborator. Këtë duhet ta bëjnëpërpara se gruaja të shkojë për konsultë tek gjinekologu.

Analiza e spermës është pa dhimbje, një procedurë jo invasive që shpejt tregon, thuajse, çdo problem të faktorit mashkullor në një rast infertiliteti.

Për të pasur rezultate më të mira, ejakulati për analizë duhettë prodhohet pas një periudhe të shkurtër që nuk keni bërë seks (rreth dy tre ditë por jo më shumë se 7 ditë). Po qe se sperma për analizë mblidhet shumë shpejt pas ejakulacionit të fundit (brenda 24 orëve), sasia e spermatozoideve mund të jetë e pakët. Nga ana tjetër, në qoftë se kanë kaluar shumë se 7 ditë, në spermë mund të ketë spermatozoidë të “vjetruar” me lëvizshmëri të prishur. Në çdo rast, doktori, duhet të kërkojë më shumë se një analizë gjatë kursit të mjekimit, që të ketë të dhëna të vlefshme.

Për shumë burra ta prodhojnë farën në shtëpi është më komode. Burri duhet të masturbojë në një kupë. Një doktoreshë që merret me problemet e fertilitetit këshillon: “Gruaja bën mirë të mos largohet nga shtëpia deri sa burri të ejakulojë dhe ta çojë analizën në laborator ajo vetë, si punën e saj të parë atë mëngjes”.

Burrat që shkojnë në një laborator për analizë, zakonisht, i merr shërbyesja e laboratorit për krahu dhe i fut në një nevojtore pa u thënë se ç’duhet të bëjnë.Kjo nuk është mirë.Në shumë laboratorë ka dhoma speciale për këtë funksion. Atje ka materiale të shkruara dhe tabela që vlejnë për rastin. Por, doktori, mund t’i japë burrit një kondom special për këtë qëllim, kur burri e preferon këtë. Në këtë rast burri e grumbullon spermën gjatë interkursës me gruan në mëngjes. Shumë doktorë nuk e preferojnë këtë metodë, sepse kondomet mund ta kontaminojnë materialin me lëndë toksike.

Rezultatet e analizës merren brenda disa ditëve. Disa laboratorë kanë sistem të kompjuterizuar për të kryer këtë analizë dhe japin një rezultattë kujdesshëm për këtë faktor kyç.

Laboratori shikon për këto pesë aspekte.

1-Numri i spermatozoideve në material.

2-Lëvizshmëria e spermatozoideve(navigacioni).

3-Forma (përqindja e spermatozoideve normale).

4-Viskoziteti (trashësia) e ejakulatit.

5-Volumi i spermës së prodhuar. Volumi mesatar lëviz nga 1/5 e një luge çaji deri tek një lugë plot.Çdo sasi më e vogël se kjo është e pamjaftueshme, sepse spermatozoidet nuk arrijnë dot në qafën e mitrës.

Le ta themi që në fillim: Sipas specialistëve, për të gjitha aspektet e analizës së spermës, kur rezultati del minimumi 40% e normës,materiali konsiderohet në parametra normalë dhe i përshtatshëm për fertilizim.

Çfarë do të thotë kur në spermë kaforma jo normale spermatozoidesh?

Për sa kohë që në spermë ka edhe disa spermatozoide normalë, fertiliteti mund të ndodhë. Por kur numri dhe lëvizshmëria e spermatozoideve është e ulët, kjo mund të jetë një situatë që ka ngritur flamurin e kuq.

Kam dëgjuar që disa burra i vendosin në korniza rezultatet e numërimit të spermatozoideve dhe i ekspozojnë ato që t’i shohin të gjithë.S’ka asgjë të keqe që një burrë të krenohen me potencën e tij, por ky është një rast që nuk i a vlen. Siç e dini, numrat janë astronomikë, por mjafton vetëm një spermatozoid i shpejtë, me formë normale që të fertilizojë një vezë. Çelësi i suksesit është shpejtësia; pa lëvizje, spermatozoidi nuk do të shkojë larg, pavarësisht, numrit të tyre të madh në ejakulat.

Numri mesatar i spermatozoideve lëviz shumë, nga 20 milion deri 150 milion në mililitër spermë.Numri varet nga mosha, kohë zgjatja e (mos bërjes seks dhe varet dhe nga vendi ku jeton. Për ta kuptuar këtë të fundit po sjell një shembull nga Amerika. Numri më i madh i spermatozoideve në ShBA është gjetur në burrat e Neë York City, ndërsa në Los Anxhelos është 50% më pak. (Numri mesatar i spermatozoideve në Neë York është 131 milion, e krahasuar me 101 milion në Minesota dhe 72 milion në LA.) Volumi i ejakulatit dhe lëvizshmëria e spermatozoideve nuk ndryshonin.

A është më mirë kur ke numër të madh të spermatozoideve?

Jo domosdoshmërisht. Po qe se ke spermatozoide të lëvizshëm dhe jo të keqformuar, nuk ka rëndësi pse numri i tyre lëviz brenda normës. Për të arritur shtatzëninë duhet një spermatozoid i shëndetshëm që të fertilizojë një vezë të shëndetshme dhe të arritshme prej tij. Pra, 20 milion për mililitër, është shifër e pranueshme në mënyrë perfekte përriprodhim.

A është numri i spermatozoideve duke rënë kudo në botë sot?

Mjekët kudo në botë me konsensus thonë JO. Një studim regjional në Skandinavi, bëri zhurmë të madhe mediatike kur publikoi ulje të madhe të spermatozoidevenë vitin 1992.

Kërkuesit danezë morën në studim numrin e spermatozoideve që nga viti 1938. Konkluzioni i tyre: Polutantët modernë në ambient, kanë dëmtuar prodhimin e spermatozoideve. Raporte të tjera konfirmojnë se numri i spermatozoideve është i ulur në vendet në zhvillim. Fjala e fundit e ekspertëve amerikanë e publikuar në Maj 1996 thotë se nuk ka zbritje në kualitetin, volumin, ose përqindjen e spermatozoideve normale, që nga viti 1972.

A mund ta rritim numrin e spermatozoideve?

Po, duke ndërprerë alkoolin, duhanin dhe duke përdorur mjekimin me Vitaminë E. Evitoni të mbathurat e ngushta dhe vishni të mbathura si të boksierëve. Disa studime tregojnë se përdorimi i kafesë e rrit numrin dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve.Po qe se je diagnostikuar me imbalancë hormonale, barnat e fertilitetit si Clomid, Pergonal dhe hCG mund të veprojnë si një antidot. Ja pse doktori duhet të shikojë edhe përimbalancë hormonale të mundshme (tiroide, pituitare dhe hormonet mashkullore) me anë të disa testeve në gjak, tek burrat që dyshohet se janë infertilë. Ndonjëherë, imbalanca hormonale, zë vend me rëndësi në mjekimine infertilitetit.

Lajmi më i mirë për faktorin infertil mashkullor që dëshiroj të ta themështë: Po qe se prodhoni edhe vetëm një spermatozoid, ose nuk prodhoni asnjë prej tyre, teknologjitë e reja janë të afta të të ndihmojnë.

Si influencon shpejtësia dhe forma e spermatozoideve në infertilitetin? Çfarë ështëtesti i notimit?

Doktori duhet të kontrollojë spermatozoidet në se lëvizin efektivisht dhe në se kjo lëvizje është normale. Lëvizshmëria, përcakton aftësinë e spermatozoidit për të udhëtuar nëpër sistemin riprodhues të gruas që të takojë vezën e saj. Shpejtësiae lëvizjes ka shumë rëndësi. Më së paku gjysma e spermatozoideve duhet të jenëtë lëvizshëm. Kjo do të thotë që 30 milion spermatozoide të jenë të lëvizshëm, në një sasi 60 milion për mililitër.

Morfologjia “forma”,ka ndikim në ngjizjen. Që spermatozoidi të këtë rezultate optimale, ai duhet të ketë kokë normale dhe një bisht të vetëm. Si duket një spermatozoid normal? Ai ka pamjen e një balloni. Një kokë ovale në krye dhe një bisht i gjatë i valëzuar.(Një spermatozoid jo normal mund të ketë dy koka, dy bishta, ose një kokë të disfiguruar). Përsëri, normale konsiderohet kur gjysma e spermatozoideve kanë formën e duhur.

Në qoftë se lëvizshmëria është e dyshimtë, doktori duhet të shikojë për mundësinë e imbalancës hormonale. Analizat në gjak do të tregojnë se si funksionon gjëndra e tiroides dhe ajo pituitare si dhe nivelin e sekretimit të hormoneve seksuale. Të njëjtat barna për fertilitetin që stimulojnë ovaret femërore, përdoren për të rregulluar edhe hormonet mashkullore.

Edhe kur forma dhe numri janë brenda kufijve të normës, spermatozoidet akoma nuk janë të afta ta fertilizojnë vezën, sepse ato mund të kenë një problem me notimin.

Për të provuar në se lëvizshmëria është një problem, ejakulati vendoset në një kolonë me një medium që quhet Percoll. Si notarët Olimpikë, spermatozoidet pritet që të ngjiten lart në vijën e finishit duke u nisur nga starti.

Për të provuar forcën maksimale penetruese, ejakulati duhet të ruhet në mënyrë speciale me substanca të tjera. Penetrimi i vezës nga spermatozoidi është esencial për ngjizjen. Ka teste që e vlerësojnë këtë duke kombinuar në një pjatëlaboratori spermatozoidet me vezët e një gruaje ose të një kafshe. Rezultati matet me numrin e vezëve që janë penetruar me sukses. Fatkeqësisht shkalla e gabimit është e lartë.

Edhe një herë, spermatozoidet duhet të vlerësohen për forcën e penetrimit të vezës. Kjo përcakton në se ato janë të afta të fertilizojnë vezën e gruas pa mikromanipulimet që bën një embriologjist.

Shpresoj që përgjigja t’i ketë plotësuar kërkesat e tua

Uroj shëndet, durim dhe fat për të pasur një fëmijë të mbarë, ashtu siç e dëshironi.

Doktori.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML