Shtune, 22 Nentor 2008 09:00:09

Lexoni versionin Print

Harxhi: Kostot e shërbimeve për herë të parë në Shqipëri

Realizohet për herë të parë në vendin tonë llogaritja e kostove të shërbimeve mjekësore në mënyrë të kompjuterizuar. Kështu spitali Rajonal i Durrësit është i vetmi në vend që nxjerr në mënyrë të kompjuterizuar këtë informacion që nuk e ka pasur kurrë sektori shëndetësor.

Eglantina Bardhi
Hene, 13 Tetor 2008 09:34:00

Specialisti i ISKSH-së pohon se janë llogaritur për herë të parë kostot e shërbimeve shëndetësore. Petrela: Pa sistemin DRG jemi me buxhete të humbura

Realizohet për herë të parë në vendin tonë llogaritja e kostove të shërbimeve mjekësore në mënyrë të kompjuterizuar. Kështu spitali Rajonal i Durrësit është i vetmi në vend që nxjerr në mënyrë të kompjuterizuar këtë informacion që nuk e ka pasur kurrë sektori shëndetësor. Shefi i sektorit të politikave të zhvillimit në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Aleksandër Harxhi, shpjegoi për gazetën “Shekulli” se si është arritur përllogaritja e këtyre kostove në mënyrë të përpiktë dhe sa e rëndësishme është kjo.

Ndërkohë të gjithë profesorët e shëndetësisë e kanë ngritur gjithmonë si problem serioz faktin që nuk ka pasur kurrë një përllogaritje të saktë të kostove të shërbimeve. Madje shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë, Mentor Petrela, në një intervistë për gazetën pak muaj më parë ka pohuar se, nëse nuk do të kemi kompjuterizim të të dhënave dhe llogaritje të saktë të kostove të shërbimeve do të dalim gjithmonë me buxhete të humbura.

Llogaritja

Sistemi DRG, që do të thotë diagnozis rilejtid grup. Kështu quhet sistemi i kompjuterizuar që sipas Aleksandër Harxhit është sistemi nordik i klasifikimit të sëmundjeve për çdo pacient që trajtohet. “Në këtë spital është instaluar një program informatik të llogaritjes së kostos, ku programi ka të instaluara të gjitha diagnozat sipas klasifikimit ICD9, të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Çdo diagnozë ka një kod përkatës”, pohon Haxhi, duke shtuar se hapi tjetër që është ndjekur janë kartelat mjekësore të çdo të sëmuri, pasi ka dalë nga spitali dhe janë plotësuar nga personat përgjegjës, sipas shërbimeve përkatëse me të gjitha të dhënat dhe hidhen në kompjuter nga zyra e llogaritjes së kostos. Pas kësaj në fund të çdo muaji

zyra e kostos sipas Harxhit bën alokimin e shpenzimeve indirekte duke i shpërndarë sipas diagnozave që rezultojnë të kenë shpenzime, sipas një metodologjie të caktuar. “Shuma e shpenzimeve direkte dhe indirekte përbën totalin e shpenzimeve për çdo diagnozë. Kostoja për shërbim përfaqëson totalin e shpenzimeve të plota (direkte+ indirekte) për të gjitha diagnozat që i përkasin këtij shërbimi. Kjo mund të jetë njëmujore, tremujore, gjashtëmujore, vjetore”, - shpjegon Harxhi duke shtuar se si rezultat i përdorimit të kësaj forme të llogaritjes së kostos sipas DRG kanë siguruar informacionin e plotë se sa është ky ndikim për secilin shërbim.


Petrela: Informatizimi do të sjellë financimin e mirë

Gjithë tentativat që janë bërë për informatizimin e sistemit shëndetësor, që do të thotë se çdo i sëmurë me këtë X sëmundje kushton kaq, nuk është realizuar deri më sot dhe pikërisht këtu duhet të fillojë puna. Kështu është shprehur pak muaj më parë për gazetën “Shekulli” shefi i Shërbimit i Neurokirurgjisë, Mentor Petrela, i cili ka pohuar se kërkohet një informatizim shumë i mirë dhe një ekspertizë të njerëzve që duan ta bëjnë. “Po arriti të bëhet informatizimi, është e mundur që të bëhet kostoja dhe që me anë të saj të kalojmë nga buxhete të humbura në sistem të financuar mirë.

Ndërsa sfida e dytë e madhe e që duhet të kalojë shëndetësia është edukimi i vazhdueshëm i njerëzve në shëndetësi”, ka pohuar Petrela, duke shtuar se deri më sot funksionojmë me buxhete të humbura, që do të thotë se shëndetësisë i merr X sasi parash dhe se si dalin këto financime nuk dihen.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML