Shtune, 22 Nentor 2008 13:52:46

Lexoni versionin Print

Spitalet, ja sa kushtojnë sëmundjet më të përhapura

Instalimi i programit për llogaritjen e kostove përfshin diagnozat e katër shërbimeve kryesore që janë bërë për herë të parë pikërisht në spitalin e Durrësit.

Eglantina Bardhi
Hene, 13 Tetor 2008 09:48:00

 

Sipas Harxhit janë llogaritur kosto e shërbimit të Kirurgjisë, shërbimi të Pathollogjisë, shërbimit të Pediatrisë dhe Shërbimi i Obsetër-Gjinekologjisë

Instalimi i programit për llogaritjen e kostove përfshin diagnozat e katër shërbimeve kryesore që janë bërë për herë të parë pikërisht në spitalin e Durrësit. Kështu, shefi i sektorit të politikave të zhvillimit në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Aleksandër Harxhi pohon se janë llogaritur kosto e shërbimit të Kirurgjisë, shërbimi të Pathollogjise, shërbimit tëPediatrisë dhe Shërbimi i Obsetër-Gjinekologji.

Kostot

Të gjitha shpenzimet që nevojiten për të trajtuar një pacient janë futur për të llogaritur kostot. Kështu nga të dhënat duket se shërbimi i kirurgjisë është më i shtrenjti, pasi një pacient koston vetëm për një ditë qëndrimi e ka 10204 lekë. Ndërsa kostoja e shërbimit të patologjive duket që është më e ulëta pasi është 3445 lekë.

Ndërkohë Harxhi shpjegon se kosto sipas elementeve të përbëra të shpenzimeve janë të dhënat që ne përfitojmë për çdo diagnozë ku futen: shpenzimet për Medikamente, Materiale ndihmesë mjekësore, shpenzimet për gjak, shpenzimet për ushqim, shpenzimet për imazheri, eko, analiza mjekësore, shpenzimet për oksigjen e protoksid shpenzimet për paga e sigurime shoqërore, shpenzime të tjera direkte(ujë, elektrik, karburant, riparime etj. “Me anë të sistemit (DRG) është arritur kosto për çdo diagnozë, kosto për grup diagnozash, kosto për çdo shërbim mjekësor, koston për 1 ditë qëndrimi, koston për një rast, kohën mesatare të qëndrimit për çdo diagnozë siç llogaritet aktualisht në spitalet e Europës”,- pohon Harzhi.

Kështu ai dha një shembull mbi bazën e të dhënave që kanë e dinë se sa është kostoja për një ditë qëndrimi në spital për çdo diagnozë, (p.sh. kostoja ditore e një pacienti me Apandesit akut është 9791 lekë, dhe kostojamesatare e trajtimit të një apandesiti është 30.000 lekë). “Si rezultat i përdorimit të kësaj forme të llogaritjes së kostos sipas DRG në kemi siguruar informacionin e plotë se sa është ky ndikim për secilin shërbim”, - pohon Harxhi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Përmbledhje, qëndrimet e ndërkombëtarëve për EULEX

22/11/08 13:34:00 | EULEX-i do të mund të fillojë punën në muajin dhjetor, siç..

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML