Shtune, 22 Nentor 2008 09:21:05

Lexoni versionin Print

Kriza në QSUT, për të favorizuar privatët

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, po përballet prej një viti me një krizë mangësish që nuk është parë ndonjëherë. Pikërisht kjo krizë po largon gjithnjë e më shumë pacientët drejt klinikave private dhe klinkiva jashtë vendit, në kërkim të mjekimit për të shpëtuar jetën.

Eglantina Bardhi
Merkure, 15 Tetor 2008 10:32:00

Sipas shefave të shërbimeve në QSUT, shteti nuk po merr masa për të nxjerrë QSUT-në nga kriza, me qëllim për të favorizuar privatët

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, po përballet prej një viti me një krizë mangësish që nuk është parë ndonjëherë. Pikërisht kjo krizë po largon gjithnjë e më shumë pacientët drejt klinikave private dhe klinkiva jashtë vendit, në kërkim të mjekimit për të shpëtuar jetën.

Këtë e pohojnë shefat e shërbimit të këtij spitali, të cilët theksojnë se shteti ka aq mundësi për të nxjerrë QSUT-në nga kolapsi, por mendimi i tyre është se, pas krizës së QSUT-së, fshihet favori që po u bëhet klinikave private, drejt të cilave janë drejtuar tashmë pacientët. Kështu, shefi i shërbimit të Urologjisë, Mustafa Xhani, dhe shefi i shërbimti të ORL-së, Pjerin Radovani, shpjeguan për gazetën situatën në të cilën ndodhet spitali kohët e fundit.

Kriza

Krizë mosbesimi e, si pasojë, edhe braktisje e spitalit më të madh në vend. Këto janë pasojat që po vuan QSUT-ja kohët e fundit pasi aty, tashmë, pacientëve u mungojnë disa nga shërbimet më elementare. Kështu, Mustafa Xhani, pohon se shumë tësëmurë urologjikë po ikin ose drejt kilinkave private, ose jashtë shtetit. Ikin jashtë shtetit sepse aty ka shumë mangësi. “Është krijuar situatë mosbesimi nga pacientët muajt e fundit.

Në tetor, vitet e tjera, shërbimi ynë nuk ka patur asnjëherë vend bosh, ndërsa tani, pavioni pothuajse është bosh sepse këtu ka mangësi serioze. Sigurisht që privati le të konkurojë, por kur shteti, dhe sidomos klinikat universitare, të kenë kondita të njëjta si pivati, por kur shteti ka mangësi, pacientët do të shkojnë diku tjetër”, - pohon Mustafa Xhani.

Ndërsa shefi i shërbimti të ORL-së, Pjerin Radovani, thekson se largimi i pacientëve vihet re prej disa muajsh dhe se QSUT-ja është një institucion që, me anë të një pakete të vogël, shteti mund ta sjellë përsëri aty ku ishte. Sipas tij rënia ka një vit e ca që ka filluar dhe në përgjithësi, kriza ndihet prej 1 viti. “Nëse thuhet se paskan abazuar, atëherë shteti duhej të merrte masa ndaj tyre, por, deri më sot, ende nuk kemi ndonjë përgjegjës për këtë krizë. Kjo na sjell në mendje se sheti, nuk është në gjendje ta mbajë QSUT-në, ose, tjetra është se, shteti, në një farë mënyre, kërkon ta përgjysmojë QSUT-në ose ta privatizojë. Pra mund të hedhim lloj-lloj hipotezash deri sa jemi në këtë gjendje”, - pohon Radovani.

Shefi i shërbimit të Urologjisë, Xhani pohon se mangësitë në spital po sjellin raporte acaruse mes pacientëve dhe mjekëve

Xhani: Të bëhen prokurimet, se është situatë e jashtëzakonshme

“Duhet të merren masa emergjente për të nxerrë spitalin nga kriza”. - Kështu u shpreh shefi i shërbimit të Urologjisë, Mustafa Xhani, i cili thekson se, ndonëse ka kufizime në buxhet, duhet të bëhen prokurime të drejtëpërdrejta, të paktën për materialet më të domosdoshme. Siaps tij është bërë me dije ministrja Anila Godo, dhe drejtoresha e QSUT-së, që jemi në një gropë dhe kjo gropë do të fillojë të thellohet nëse nuk merren masa.

Këto masa sipas tij merren duke zgjidhur problemet më emergjente që ka spitali dhe afatin kohor për t’i zgjidhur. Para këtyre problemeve duhet të bëhet situata prezente edhe në Këshillin e Minsitrave që të porkurohet drejtpërdrejt. “Ky prokurim është për situata të jashtëzakonshme, ndaj le të bëhet ky prokurim me qëllim që, edhe adminsitrat të mos ndihet keq për faktin se ndaj saj, të ngjallet mosbesimi që nuk po bën asgjë. Por, ajo që është më kryesorja, do të përfitojnë edhe të sëmurët dhe mjekët do të ndihenmë të qetë sepse mangësitë sjellin një raport acarues midis pacientëve, familjarëve dhe mjekëve”, - pohon Xhani, duke shtuar se personeli ka vetëm duart dhe mendjen, jo të tjerat, ato duhet t’i sjellë adminstrata.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML