Komentet
Tregu në real estate (një nga shkaktarët kryesorë të krizës që po kalojmë) është vazhdimisht në rënie dhe po kështu edhe ky lloj biznesi. Kjo rënie parashikohet të vazhdojë deri nga mesi i vitit 2009.
Ky lloj biznesi nuk mundet të jetë fantastik. Ky lloj biznesi tani për tani ka marrë fund. Ndërtuesit e vegjël po aplikojnë për të filluar punë si kamarierë. Pothuajse në të gjitha shtetet e Amerikës, e sidomos në North East, ka një rënie të konsiderueshme të shitjeve si dhe të çmimeve të shtëpive. % e rënies të çmimeve varion në shtete të ndryshme si dhe në zona të ndryshme të të njëjtit shtet.
Rëniet e çmimeve janë, do të thosha, nga 5-6% e deri ne 11-12% në varësi të shteteve. Është e vërtetë se numri i shtëpive që banka ose kredidhënësi ua merr klientëve për mospagesë të kredisë ose siç quhen “foreclosure” është në rritje. Ky numër ka pasur rritje dhe duke filluar nga fundi i vitit 2006(atëherë kur mbaroi dhe afati për kreditë e para variable 5/1 që filluan të preferohen nga fundi i vitit 2001 e sidomos pranvera 2002) dhe kjo vazhdon edhe tani.
Tregu i shtëpive në shumë pjesë të Amerikës do vazhdojë të bjerë, sepse sa më shumë ulet, aq më shumë kanë për të vazhduar “default”. Njerëzve nuk u intereson të paguajnë kredi që janë më të larta se qiraja e shtëpive dhe për shqepi që u ka rënë vlera. Gjithashtu, këto shtëpi nuk kanë më “equity”, pra janë investim i keq. por siç thashë, ky nuk është problemi kryesor i ekonomisë amerikane, por janë pakot e investimit që kane brenda investime nga tregu i shtëpive, dhe që shtrirjen e tyre nuk e di asnjëri, sidomos po të kihet parasysh se “hedge founds “,që kanë krijuar shumicën e tyre, kanë qenë të pakontrolluara.
residenti Karter filloi zbatimin e politikave të tij të ’shtëpi falas’ për të gjithë varfrit, pa pasur parasysh nëse mund ti paguaje apo jo. U quajt: “Community Reinvestment Act”.
Më 1997, Bill Clinton heq ligjin Glass-Steagall, 1997. Heqja e këtij ligji, lejoi bankat tu kthehen praktikave të këqija të para-1933 (domethënë, të po atyre praktikave që sollën krizën ekonomike të viteve ’30.Më 12 Nëntor 1999, Bill Clinton, firmos ligjin për derregullimin e bankave ( i la të bënin çfarë të donin). Kjo bëri që bankat të fillonin të ndërmerrnin rreziqe në dhënien e borxheve, sepse e dinin shumë mire se shteti do tu vinte në ndihmë kur të gjendeshin keq. Dhe rezultati u duk në 2007, praktikat e ‘subprime lending’ filluan të dështonin. Fannie Mae and Freddie Mac u ndihmuan nga shteti ashtu siç u ishte premtuar. Spekulatorët e ‘Hedge Funds’, shfrytëzuan rastin të shesin shkurt (short-sell) aksionet e bankave që ishin më në rrezik. Bankat kapitullojnë ose në prag të kapitullimit sepse shteti nuk ishte i interesuar të rregullonte marrëdhëniet e tij me institucionet financiare (I rregulluan kur plasi kriza).
Zgjidhja më e mirë është të eliminohen ato praktika dhe ligje që e shkaktuan këtë situatë, të lejohet tregu, të ftillohet vetë, kështu mollët e krimbura të sistemit bankar do bien vetë, bankat si Fannie Mae etj., do të eliminohen, po pastaj. Do dalin banka të tjera. Fundi i fundit, njerëzit e varfër e kanë paguar me djersën e tyre për të mbushur me miliona e biliona dollarë xhepat e një pakice dembelësh dhe idiotësh të bankave.
Që në vitin ’77, qeveria federale filloi të detyrojë institucionet huadhënëse (nuk më kujtohet titulli i ligjit specifik për këtë) që të japin kredi duke ulur kufizimet dhe liruar kushtet e kredive dhe huave. Kjo u bë në emër të “demokratizimit” të ëndrrës amerikane, atë të të pasurit shtëpinë tënde, por prapa këtij vendimi fshihej interesi i maniakëve të sistemit bankar për të zgjeruar dhe përfituar nga përhapja e vjeljes së interesit në një shkallë të paparë deri atëherë, gjë që u përshpejtua nga globalizimi i sistemit kreditor.