Shtune, 22 Nentor 2008 13:47:08

Lexoni versionin Print

“Ne, viktima të Sudes edhe në SHBA”

Kosta Zeka është i dëshpëruar. Prej muajsh, po kërkon të shesë shtëpinë që ka në Florida, por nuk mundet. Ajo që dikur pati blerë për 50 mijë dollarë amerikanë, sot është zhvlerësuar aq shumë, saqë atij i duhet të rreket shumë dhe ta mbajë veten që të mos dorëzohet dhe ta falë shtëpinë.

Arben Rrozhani
Hene, 06 Tetor 2008 10:49:00

Specialisti

Shtëpitë, njëra prej arsyeve të krizës

Uk Lushi

Një arsye për krizën, janë tregjet e patundshmërive në SHBA dhe gjithandej planetit tonë. Sipas indeksit S&P/Case Shiller, çmimet e përgjithshme të shtëpive në SHBA, në periudhën prej Janarit 2000 deri në Janar të 2008-s, shënuan një rritje prej 96 për qind dhe edhe pse këto çmime kanë pësuar ulje vitin e fundit- rënia ka qenë vetëm 13 për qind. Zbritjet e shpejta të çmimeve të shtëpive dhe banesave, kanë detyruar blerësit e hipotekave të regjistrojnë këto ndryshime kontabël në llogarinë humbje (write-downs).

Humbjet me automatizëm janë shumëfishuar për shkak të koeficientit të lartë të hyrjes në borxh (leverage), i cili është një shpatë me dy teha, sepse i ngre fitimet për aq herë sa është koeficienti, por i rrit edhe humbjet po për atë faktor, kur çmimet e hipotekave ose çdo investimi tjetër bien. Lehman Brothers, bie fjala, pak para falimentimit, kishte koeficientin e hyrjes në borxh rreth 30 me 1. Kjo do thotë se Lehman Brothers kishte rreth 700 miliardë asete dhe vetëm 23 miliardë kapital në rezervë apo, shprehur ndryshe, për çdo dollar të investuar nga paratë e bankës, ata kishin huazuar 30 dollarë.

Në kësi lloj nivelesh leverixhi, kur fillojnë humbjet, matematika financiare është shumë e thjeshtë dhe dhimbshme. Bankat anembanë globit tonë, prej SHBA-së, në Spanjë, Gjermani e deri në Azi, ende kanë leverixh të lartë dhe ndërsa të gjitha, në të njëjtën kohë, tentojnë të deleverixhojnë bilancet e tyre, kjo tentativë kushtëzon zbritjen e vlerës së aseteve edhe më shumë, dhe humbjet vazhdojnë të rriten, kurse likuditeti bie duke rrezikuar të shndërrohet në ngërç kreditor (credit crunch), i cili mund të paralizojë ekonominë e një vendi apo edhe planetare.

*(Autori është menaxher investimesh në Wall Street. Fragmenti është marrë nga një shkrim i botuar në gazetën e Kosovës “Koha Ditore”)


Shtëpi që brenda pak vitesh janë zhvlerësuar 50 për qind. Kredi që mund të shlyhen, vetëm po të bësh dy punë. Histori shqiptarësh, që ikën nga piramidat dhe lanë pasuritë te piramidat e pasurive të paluajtshme në “Tokën e premtuar”. Ana shqiptare e krizës financiare amerikane.


Kosta Zeka është i dëshpëruar. Prej muajsh, po kërkon të shesë shtëpinë që ka në Florida, por nuk mundet. Ajo që dikur pati blerë për 50 mijë dollarë amerikanë, sot është zhvlerësuar aq shumë, saqë atij i duhet të rreket shumë dhe ta mbajë veten që të mos dorëzohet dhe ta falë shtëpinë. Ka një motiv të fortë për 75-vjeçarin, që të shesë banesën në Floridën e ndritshme dhe të riblejë një shtëpi në një shtet tjetër të SHBA, sepse bëhet fjalë për shëndetin e bashkëshortes së tij: “Pranvera vjen që në shkurt në Florida dhe ime shoqe është tejet alergjike ndaj polenit të luleve.

Bëhet shumë keq dhe është e pamundur që të jetosh në një vend të tillë”. Kosta, prej tre muajsh, është bashkë me të shoqen në Shqipëri, ku ka punë të tjera për të kryer, por mendjen e ka te “Wall Street” dhe plani i shpëtimit. “Atje është një pjesë e rëndësishme e jetës tonë, sepse punova mbi 30 vjet për ëndrrën amerikane. Fëmijët e mi janë atje, e ardhmja e tyre është e lidhur me të ardhmen e Amerikës,”- thotë me trishtim 75-vjeçari. Ai nuk pati fatin e keq të jetonte kohën e piramidave mashtruese në Shqipëri në vitet 1996-1997 dhe nuk ndjehet i prekur financiarisht nga ajo kohë.

Ndryshe nga K.E, njëri prej emigrantëve të shumtë shqiptarë, që kanë emigruar ligjërisht në shtetin e Masaçusets, në bregun lindor. Jeta e tij e re prej 10 vitesh është qyteza Worchester (Uorçester), 1 orë me makinë në perëndim të qytetit të Bostonit. Ka një prani të fortë shqiptare në këtë qytezë, aq sa tabelat e rrugëve janë edhe në shqip dhe ka aq shumë korçarë, saqë ata ia kanë vënë nofkën “Korçester”. Shumica e tyre, fillimisht, ishin me qira te shtëpitë që kishin pronarë grekë, të cilët ua kishin blerë italianëve.

Në fund të viteve ’90 çmimet ishin “normale”, por në vitet 2000, çmimet u dyfishuan. Tre vite më parë, ai guxoi të merrte një kredi bankare për të blerë një shtëpi. Por, prej një viti, i duhet të bëjë dy punë, që të arrijë të shlyejë kredinë bankare, për një shtëpi e cila sot kushton sa gjysma e vlerës që kishte kur u ble. Familja e tij kishte lënë kursimet te firma e Sudes në vjeshtën 1996, por në janar 1997, ajo tha se nuk kishte më asnjë kacidhe, duke humbur në asgjë, rreth 60 milionë dollarë të shqiptarëve, që ishin gënjyer nga interesa deri në 50 për qind.“Këtu ndodhi po ajo gjë, fenomeni Sude është fjala e parë që më shkon ndërmend për mashtrimin që na është bërë neve,”- thotë K.E.

Të mashtruarit

Besim Toko thotë se ka lindur me këmishë. Jo vetëm se fitoi lotarinë për t’u bërë qytetar amerikan prej mëse 12 vitesh, por sepse nuk i la në vitin 1999 kishte vendosur që të blinte një shtëpi. “Unë jam marrë me biznes dhe nuhata se ajo ishte kohë e mbarë për të blerë një strehë për familjen time, pas viteve me qira”. Ai ishte ngulur në Washington D.C. dhe bleu një shtëpi të madhe për 320 mijë dollarë amerikanë.

Brenda disa muajsh, ai ishte dëshmitar i një rritjeje të pabesueshme çmimesh të banesave. “Pas gjashtë muajsh, shtëpia ime vlente 440 mijë dollarë. Nuk u mendova dy herë dhe e shita, për të blerë një tjetër”. Bankat jepnin kredi pa hesap dhe gjithkush, që kishte një rrogë të mirë, mund të aplikonte. Besimi, që biznesin e bënte në Shqipëri dhe një pjesë të vitit e kalonte në SHBA, prenotoi një shtëpi në Aleksandria, buzë lumit, jo shumë larg Washington D.C. “Ishte një bllok i ri banimi, me rrjet të plotësuar infrastrukturor dhe shtëpia ime e re kushtoi 350 mijë dollarë. Pas pak muajsh, edhe atë e shita edhe një herë aq sa e bleva dhe paratë që fitova i investova në biznesin që kam në Tiranë”.

Rasti i Besimit është ndër të paktët, ku kredimarrësit nuk janë rrënuar. Ndërsa ai ndjehet i lehtësuar për portofolin e tij të pacenuar, thotë se i vjen keq për ata dhjetëra shqiptarë të ndershëm, që jetojnë në Washington e më tej dhe që me siguri kanë rënë pre e krizës së kredive. Kujton, se 9 vite më parë, disa prej mëse 40 zyrtarëve shqiptarë, që punonin në zyrat e Bankës Botërore, kishin ndjekur shembullin e tij duke blerë shtëpi, me anë të kredive bankare. “Ata janë ajo pjesë intelektuale që është krenaria jonë atje dhe punojnë në organizma të rëndësishëm si Banka Botërore, apo seksioni shqip i radios “Zëri i Amerikës”-thotë Besimi. Pas vitesh qëndrimi, ata ishin bindur që të blinin shtëpi, megjithëse Besimi i kishte këshilluar që të ndiqnin shembullin e tij për ta rishitur dhe për të blerë ambiente më modeste dhe me çmime të arsyeshme.

“Di disa prej tyre që blenë shtëpi dhe nuk u kanë vajtur punët mirë,”-pohon me keqardhje Besimi, duke shtuar me hidhërim: ‘Normal, që ashtu do të përfundonte. E si mund të shkojë 1 milion dollarë një shtëpi druri brenda gjashtë muajsh. Ishte një spekulim i pastër i mjeshtrave të bursës dhe të politikanëve të korruptuar të Washingtonit dhe aty bashkë me të tjerët, ranë brenda edhe shqiptarët e djegur nga piramidat. Ata, gjatë këtyre viteve, kanë paguar në banka interesin për kreditë e marra dhe tani që shtëpitë u vlejnë sa gjysma e vlerës së fillimit, u duhet të nisin pagesën e principialit”.

Paralajmërimet

Se një ditë, do të vinte edhe fundi i “parajsës së kredive”, e kishin kuptuar edhe kokat më të zgjuara të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilat kishin bërë të pamundurën për të orientuar emigrantët shqiptarë prej vitesh në Amerikë apo të sapoardhurit që të vepronin me kujdes në marrjen e kredive të shpejta. Rrjeti informativ “Frosina” me qendër në Boston, me drejtor Ekzekutiv emigrantin korçar Van Christo, dy herë brenda katër viteve të fundit kishte informuar komunitetin shqiptar për rrezikun që vjen nga “demokratizimi i kredive”.

Në gusht 2004 dhe shkurt 2006 në faqen on-line të rrjetit www.frosina.org botohet artikulli “Kreditë e Shpejta: Një mur që rrethon të varfrit” shkruar nga Fred Waddell, botuar në “The New York Sunday Times”, 15 Shkurt, 1998. Analisti amerikan sqaronte me detaje se mbështetja në Kredit Kartat dhe format e tjera të kreditit mund t’u kushtonte 20% më shtrenjtë për të jetuar të sapoardhurve në SHBA.

“Të varfrit dhe ata që mbështeten fuqishëm në kredit kartat do të zemëroheshin në rast se do t’u bashkëngjitej një shumë prej 20% për çdo blerje. Megjithatë, në fakt, kjo është barra që këta individë i ngarkojnë vetes me anë të pagesës së interesave të pagesave. Barra bëhet edhe më e rëndë me gjoba të shpeshta dhe të shtrenjta dhe praktika të marrjes së tyre, me të cilat ballafaqohen shpesh, ata që kanë probleme me pagimin e borxheve të tyre,”- thuhej në shkrim.

Waddell, paralajmëronte 10 vite më parë, atë që ndodhi pak ditë në parë në SHBA, kur thoshte: Në pretekstin e demokratizimit të krediteve, huadhënësit po e zgjerojnë biznesin e tyre të huamarrësit me histori krediti jo të mirë dhe me të ardhura të pakta të banorëve të qyteteve, të cilët janë pjesëtarë të pakicave.

Më pas, kur huamarrësit nuk janë në gjendje të paguajnë, të njejtit huadhënës janë të parët që i quajnë ata mospagues të detyrimeve dhe që i bëjnë thirrje Kongresit të ndryshojë ligjet e falimentimit për t’i bërë ata të paguajnë borxhet”. Se sa e rëndonte jetën e emigrantit skema e kredive, vlen shembulli i mëposhtëm:“Në rast se një grua që merr 6 dollarë në orë ka akumuluar një borxh nga kredit kartat dhe huatë e tjera një shumë prej 9000 dollarësh- që nuk është një shumë e pazakonshëm për një konsumator me të ardhura të pakta - asaj do t’i duhet të punojë 300 orë gjatë vitit vetëm për të paguar interesin e kreditit, pa e ulur asnjë cent borxhin. Kjo do të thotë që një individ që punon 40 orë në javë, duhet të punojë 7.5 javë në vit për të paguar interesin e borxhit”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML