Ka dalë në Rusi libri,që tregon përfitimet e një martese “inteligjente" me nje te pasur
Rregulli numër një: duhet të planifikosh jetën që do të bësh pas divorcit që në ditën e dasmës.
Rregulli numër dy: duhet të hiqni dorë nga ndjenjat.
Të duash të martohesh me një miliarder është si të dalësh për gjah. Për të gjithë vajzat e bukura që i kanë vënë vetes këtë qëllim, duhet t’i kenë shumë të qarta idetë në lidhje me atë që duan. Megjithatë për t’i ardhur në ndihmë këtyre vajzave në Rusi, sapo ka dalë një libër me titull “Si të martohesh me një miliarder”.
Ky libër konsiderohet si një udhëzues shumë i mirë për të gjitha femrat që duan të futen fuqishëm në shoqërinë e “lartë” dhe mund ta bëjnë këtë vetëm duke u martuar me një milioner. Në fakt autore të librit janë Ksenia Sobchak, konsideruar si Paris Hilton dhe Ksana Robski që është bërë e njohur në Rusi pikërisht për martesat dhe shoqërinë me njerëz shumë të pasur, pra femra që të paktën në lidhje me këtë fushë kanë shumë për të thënë.