Hene, 15 Mars 2010 07:26:07

Lexoni versionin Print

Skocezi në Shqipëri, në kërkim të Mulletëve të botës

Udhëtimi i çuditshëm i 29-vjeçarit Simon Varuell, në kërkim të të gjitha zonave me emrin Mullet.

Merkure, 15 Gusht 2007 14:24:00

Udhëtimi i çuditshëm i 29-vjeçarit Simon Varuell, në kërkim të të gjitha zonave me emrin Mullet. Aventura e solli në Shqipëri, ku në vend të fshatit Mullet e dërguan gabimisht në qytetin e Milotit

Aventura

Simon Varuell është një djalë i misionit "Mullet". Ai i ka ngarkuar vetes detyrën që të vizitojë edhe zonën më të fundit në faqe të tokës, që ka fjalën "Mullet" si emër. Deri tani, skocezi ka qenë në Belmullet në Irlandë, në fermën Mullet në Sufolk të Anglisë dhe të paktën në tre zona bregdetare me emrin Mullet në Australi. Ai ka shkelur 8 vende të listës së tij, ndërkohë që ka 19 "Mullete" të tjerë për të vizituar. Varuell pranon se ai mund të gjejë Mekën e tij personave, ndoshta kur të vizitojë Misisaguan javën e ardhshme. Dëshira për të parë një gji, një park, një shëtitore apo një park në bregdet me emrin Mullet, jo shumë larg nga njëra-tjetra në të njëjtin qytet, e ka bërë Varuell-in të padurueshëm. "Shumica e vendeve me emrin Mullet janë të panjohur, të vegjël e rrallë të përmendur",-pohon djali 29-vjeçar. "Zakonisht unë vetëm shkoj atje dhe bëj ndonjë foto, kështu që çdo gjë tjetër do ta konsideroja bonos". Kur të mbërrijë në Misisagua të hënën në mëngjes, Varuell do të takojë anëtarin e këshillit, Xhorxh Karlson, i cili ka rënë dakord ta shoqërojë atë gjatë turitnë të gjitha Mulletet e qytetit. "Unë mendoj se kjo është kërkesa më e pazakontë që kam marrë, që në kohën që jam bërë këshilltar",-ka thënë Karlson, i cili ka shtuar se kjo zonë ka qenë aq e dendur, sa nuk mund të ecje nga njëra anë e saj në tjetrën.

Pasi është diplomuar për shkenca sociale në vitin 2001, Simon Varuell udhëtoi përmes Evropës me shokun e tij, Nill, i cili shpiku sportin e të vrojtuarit të zonave me emrin Mullet. "Ishte diçka e tillë. Ose e realizoje, ose bëheshe i çmendur",-shpjegon ai. Duke iu futur punës, ai po kërkonte me përtaci në internet, kur zbuloi një vend të vogël në Shqipëri që quhej Mullet. Kështu, Simon e bëri Shqipërinë ndalesën e parë në hartën e tij" turi botëror Mulleti", vetëm për të gjetur një vend me emrin Milot. I pamposhtur në misionin e tij, Varuell bëri përpara. Hobi i tij i çuditshëm i solli vëmendjen e medias, por edhe i dha mundësinë që eksperiencën e tij ta hidhte në një libër, në të ardhmen. Madje, ai gjeti edhe një titull të mundshëm, i frymëzuar nga njëri prej titujve të artikujve mbi aventurën e tij.

Vitin e ardhshëm, ai vendosi të lërë punën për të plotësuar turin e tij të Mulletit, por një punë e re dhe një zhvendosje në Invernes e minoi planin. Ai i përdori pushimet e kësaj vere për të vizituar xhaxhanë e tij, prej nga do të shkelë edhe në Kebek, ku ndodhet Mulleti me emrin francez. Këshilltari Karlson pohoi se rrugëtimi i Varuell-it në Kanada që tani duket se është i bekuar, pasi zona ku ndodhet xhaxhai i tij është bastion i peshkut qefull, që në anglisht i thonë mullet. Vetë 29-vjeçari pohoi se në aventurën e tij zgjodhi rrugën më pak të rrahur, por nuk është penduar. "Disa të afërm nuk e kuptojnë. Ata mendojnë se unë jam i çuditshëm",-pohoi ai gjatë një interviste telefonike për "Scotland". Megjithatë, shton se"çdokush është kurioz në mënyrën e vet në jetë. Udhëtimi është një mënyrë për të takuar botën, për të shtendosur veten dhe kufijtë e tu".Aq larg sa kërkimi i një Mulleti mund të të çojë...


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML