Shtune, 04 Korrik 2009 06:34:00

Lexoni versionin Print

Lazeri zëvendëson turielat e dentistëve

Lazerat janë përhapur gjerësisht në mjekësi për të hequr inde biologjikë të butë dhe shkencëtarët janë të etur për të zbuluar një pajisje të bazuar në teknologjinë e lazerit me qëllim që të zëvëndësojnë turielat e dentistëve.

T. Beqaj
Premte, 09 Maj 2008 15:56:00

Dentistët së shpejti mund të shkëmbejnë turielat e tyre me pajisjet pa dhimbje të cilat lëshojnë impulse lazeri infra të kuq. Andrei Rode i Universitetit Kombëtar Australian dhe kolegët e tij treguan se pulset shumë të shkurtra të lazerave modernë mund të heqin në mënyrë të parrezikshme material nga dhëmbi pa dëmtuar zonën përreth.

Tentativat e mëparshme kanë dështuar sepse përdoreshin impulse me kohë të gjatë, të cilat nxehnin dhe thyenin pjesët e shëndetshme të dhëmbit (A Rode et al 2002 J. Appl. Phys. 92 2153).

Lazerat janë përhapur gjerësisht në mjekësi për të hequr inde biologjikë të butë dhe shkencëtarët janë të etur për të zbuluar një pajisje të bazuar në teknologjinë e lazerit me qëllim që të zëvëndësojnë turielat e dentistëve. Por materiali i fortë i dhëmbit mund të hiqet vetëm me lazera shumë të fuqishëm.

Janë provuar lazera me fuqi të lartë me pulsime shumë të shkurtra të rendit10-12 sekonda. Megjithëse koha e impulsit duket shumë e vogël, nxehtësia e krijuar nga rrezja lazer kalonte edhe në zonat e tjera të dhëmbit. Kjo shkaktonte heqjen e pjesëve të shëndetshme të dhëmbit si dhe krisjen e tij.

Por tani teknologjia e lazerit është zhvilluar duke rritur fuqinë e tyre por edhe duke shkurtuar kohëzgjatjen e impulsit të lazerit deri në disa dhjetra femtosekonda (10-15 sekonda). Andrei Rode dhe grupi i tij duke përdorur këto lloje impulse lazerash mundi të heqë smaltin e dhëmbëve pa shkaktuar nxehjen e dhëmbit.

Kërkuesit thonë që kjo teknikë heq rreth 100 herë më pak material sesa turielat që përdorin dentistët sot por ata thonë që pjesa e prishur e dhëmbit, e cila është më e butë se dhëmbi i shëndetshëm mund të hiqet 10 herë më shpejt.
Nga Katie Pennicott, editor of Physics Web

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML