Një udhëheqës shpirtëror politik - Portret i Dalai Lamës
16 Maj, ora 18.28 - Dalai Lama, njeriu më me influencë në botë për vitin 2007
Fri, 16 May 2008 18:25:00
Nga dita e djeshme në Gjermani po qëndron udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve, Dalai Lama. Që prej trazirave të marsit Dalai Lama është politizuar si kurrë më parë. Ai është për dialog me Kinën dhe kundër dhunës
Udhëheqësi shpirtëror i budistëve tibetianë, Dalai Lama nuk u kufizua kurrë te filozofia dhe religioni, por u përqëndrua gjithnjë tek politika.
Në vitin 1989 u nderua me Çmimin Nobel për paqen – për propozimet për zgjidhjen e konflikteve internationale, çështjen e të drejtave të njeriut dhe problemet e mjedisit. Gjithnjë Dalai Lama ka theksuar kërkesën për heqjen dorë nga dhuna. Pas trazirave në Tibet ai u distancua nga dhuna si mjet i konfrontimit ndërmjet kinezëve dhe tibetianëve.
“Unë jam komplet kundër asaj, që njerëzit të bëhen të dhunshëm. Nqs gjendja në Tibet del jashtë kontrolli për shkak të dhunës, atëherë unë do të jap dorëheqjen."
Që prej largimit nga Tibeti 1959 Dalai Lama u angazhua për të drejtat e njeriut dhe për vetëvendosje të popullit të tij. Ai nuk kërkon një shtet të vetin, por më shumë të drejta për Tibetin brendapërbrenda Kinës.
„Unë nuk punoj as për ndarjen dhe as për pavarësinë. Nëqoftëse ne tibetianët duam të fitojmë të drejtën për të ruajtur kulturën dhe spiritualitetin tonë, atëherë është në interesin tonë, të kërkojmë zgjidhje, pra autonomi."
Dialog në vend të konfrontacionit, predikon Dalai Lama publikisht, dërgoi në fillim të majit të ngarkuarit e posacëm në Kinë, për të vazhduar bisedimet e ndërprera para një viti. Gjithnjë Dalai Lama ka kundërshtuar akuzat e Pekinit se ka bërë thirrje për protesta antkineze dhe dhunë.
„Ne nuk jemi antikinezë. Ne respektojmë kinezët me të vertetë, adhurojmë civilizimin e tyre dhe trashëgiminë e pasur kulturore. Dhe kinezët janë prej shekujsh fqinjët tanë. Edhe në të ardhmen duhet të jetojmë krah për krah. Prandaj është shumë shumë e rëndësishme, që të zhvillojmë një qëndrim miqësor ndaj njëri tjetrit."
Dhe Dalai Lama kundërshton dyshimin, se do t´i bojkotojë lojërat olimpike në Pekin. „Si komb i vjetër më popullsinë më të madhe Kina e meriton që jetë nikoqir i lojërave olimpike. Këtu nuk ka ndryshuar asgjë as kriza e TIbetit. Lojërat olimpike do të zhvillohen."
Kriza e Tibetit e bëri më të brengosur 72 vjeçarin që zakonisht në dukje është i hareshëm dhe i qeshur. Buzëqeshja e tij ishte që pushtoi opinionin, karizma e tij. Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14, është i respektuar në shumë pjesë të botës. Përtej kufinjve të fesë. Kjo sjell nganjëherë fryte të cuditshme kujton Dalai Lama një udhëtim në Australi.
„Dikush më quajti atje një të krishtetë të mirë. Të gjithë miqtë e mi spiritualë të krishterë, muslimanë, hinduistë – më shohin si vëlla të vertetë.Unë e shoh këtë si reagim pozitiv ndaj qëndrimit tim."
Nuk ka rëndësi përkatësia fetare, është kredoja e Dalai Lamës, por vlerat njerëzore si dashuria, spiritualiteti dhe përkushtimi. Ky mesazh përhaqet në shumë vizita jashtë shteti, edhe në Gjermani, ku ai ka shumë simpatizantë. Udhëheqësi i budistëve tibetianë paraqitet i thjetshtë, e vë në pikëpyetje edhe rolin e tij. Nqs tibetianët do të mund të jetonon të lirë në vendin e tyre, ai është i gatshëm t´ia dorëzojë pushtetin një qeverie demokratike, thekson ai vazhdimisht. Atëherë ai Dalai Lama i 14 do të ishte i fundit.
“Nëqoftëse institucioni i Dalai Lamës pas më shumë se katërqind vjetësh do të përfundonte me mua, do të isha i lumtur. Sepse ndoshta unë nuk isha Dalai Lama më i mirë, por as edhe më i keqi – një Dalai Lama deri diku normal. dhe një njeri deri diku i mirë."
DW
-
Ligor Luarasi: - 05-16-08 DIALOG NE VEND TE KONFRONTACIONIT.
Nga i gjithe shkrimi per Nobelistin DALAI LAMA I 14-te,
do vecoja titullin e ketij shkrimi. Dobesi Nr1 te politikaneve tane te Tiranes eshte mungesa e dialogut te hapur, qe ta shohe populli,nje dialog qe shkon deri ne fund te ceshtjeve qe ai perfshin.Dialoget tane politike jane formale,te ceket,te ngushte, me teme te percaktuar,qe po dole nga tema ta heqin mikrofonin.Eshte e qarte sa here dialogu i vertete sabotohet, do linde konfrontimi,per te cilin ne shqipot zeme vend te merituar.A nuk jemi velur me skenat ne Kuvendin e Popullit, kur arijne te thyejme pocet me lule,tavolinat,te rembejme mikrofonet,e te fillojme sharjet tona alla shqiptarce, c'je ti pa c'jam une.
Eshte vecori e pergjithshme e shqiptareve, mungesa e dialogut me kulture,ku te respektohet seicili kur flet.Jo,
ne te presim fjalen si te na shkrepet,sepse aq e kemi
edukaten,respektin per njeri tjetrin.Te ben pershtypje per se e fitoi Z.DALAI LAMA cmimin NOBEL.Midis arsyeve eshte edhe ajo,qe permblidhet me fjalet e thjeshta:
DIALOG NE VEND TE KONFRONTMIT. Dialogun e saboton ai
qe ka mekatet.I ndershmi nuk trembet nga dialogu.
Sepse ne finale dialogu nxjer ne shesh te burrave,TE VERTETEN.17 vjet tranzicion, po te kishim dialog si predikon Z.LAMA, nuk do na kishin ndodhur jo vetem Gerdeci,por edhe shume katraura te tjera qe i paguan me gjak dhe jete populli i shumevuajtur dhe fukara,Shqiptar.
E verej ketu ne Filadelfia, si prishet biseda e dialogut midis shqiptareve ne pergjithesi,pa mvaresisht se nga jane o nga vijne.Kuptohet sa me pak kulture te kete njeriu,aq me antidialogut eshte,duke i vene minat bisedes konstruktive.Kjo eshte edhe arsyeja qe ne shqipot edhe pse bisedojme midis nesh shqip,perseri nuk kuptohemi,
leme pa qartesira.Si pastaj mund te kuptohemi kur bisedojme me nje gjuhe te huaj?.Nuk po permend sa raste
neper cfaqe,ne kafenete o ne vende publike,pa pritur nga biseda o dialogu,kercet sheri me nje gjuhe ofendimesh bajate.Prishja e dialogut midis kokave politike, ka deme te renda,ka cmim te kushtushem,ndaj prishjes se dialogut midis njerezve te zakonte.Kjo eshte arsyeja qe
politikane qe nuk dijne te bejne dialog, duhet te japin vete doreheqjen nga posti i tyre.Koha e ketij lloj politikani ka ngordhur,ai eshte jashte kohes qe kerkon atdheu.
Teorite moderne te dialogut, nxjerin konkluzione,se te kuptuarit midis njerezve,nuk eshte dicka e lehte.Organizohen kurse speciale per kete pune,me mjete
dhe metoda moderne per te aritur piksynimin e te kuptuarit, sa here bisedojme midis nesh.Kam nje fare ideje se keto metoda moderne,politikanet tane as qe i njohin fare.Ata kane mbetur me dialoget vulgare te provincave te tyre nga vijne,o me dialoget e kohes se
sulltaneve, ca me keq me dialoget e njeriut me prirje diktatori.Do behet keshtu si them une dhe pike.A mundet kjo fjali te lejoje dialog?.Eshte e tmershme kur degjojme
politikanet tane qe flasin te gjithe ne nje kohe, me idene se keshtu do meren vesh o do kuptohen.Eshte momenti
kulminant,i antidialogut.Ne shqipot ketu ne SHBA, kuptohemi lehte se c'jemi, sepse jemi ndoshta te vetmit
qe kur bisedojme qofte edhe ne biblioteke, kemi nje ton te zerit,tipik shqiptar.Z.D.LAMA me shkrimin e tij, ka vlera te vecanta per ne shqiptaret, eshte rasti te perfitojme te gjithe nga eduakata e tij modeste dhe e kulturuar, sepse seicili nga ne, ka mekatet e tij kur dialogon me
tjetrin.Ne vecanti politikanet tane duhet ta studjojne Z.
DALAI LAMA te 14-te,me perkushtim, nga qe prej tij kane se c'te marin,per punet e tyre aq me pergjegjesi.
Ligor Luarasi,SHBA.
|