Shpërblimet mund të jenë një mjet i madh motivimi, jo vetëm në kompanitë e mëdha por edhe në bizneset e vogla.
Por shpërblimet mund të jenë edhe një shpenzim i madh për kompaninë. Për të qenë të drejtë duhet të administroni mirë paratë dhe të dini kujt ja jepni shpërblimin.
Bonuset e administruara mirë mund të riforcojnë sjelljet e punonjësve në punë, të cilat do të lejojnë të keni sukses në kompaninë tuaj. Nëpërmjet bonuesve ju keni një mundësi për të vlerësuar realisht njerëzit të cilët japin një kontribut specifik në organizatë.
Bonuset e dhëna pa kriter do t'i bëjnë punonjësit të pakënaqur ndërkohë që ata nuk do të punojnë për arritjen e qëllimeve të organizatës.
Vënia e objektivave
Shpërblimet duhet të jepen për arritjen e një objektivi apo qëllimi në punë. Asnjëherë bonuset nuk duhet të jepen kot.
Në fillim të çdo viti vendosni qëllime konkrete, të arritshme dhe kritike për secilin nga punonjësit tuaj. Nëse ata arrijnë këto qëllime atëherë në fund të vitit ju mund të shpërndani bonuese në proporcion të drejtë me arritjen e objektivave.
Për të vendosur objektiva të arritshme dhe reale duhet të komunikoni me punonjësit.
Duke i përfshirë punonjësit në vendosjen e objektivit i ben ata më kurajozë në punën gjatë vitit.
Rivlerësoni qëllimet apo synimet në mënyrë të vazhdueshme. Psh cdo tre muaj, për të siguruar që objektivat janë venë realë dhe se punonjësit po punojnë për ti arritur.
Kompanitë e mëdha tentojnë të kenë synime (qëllime) konkrete, por kompanitë e vogla shpeshherë e harrojnë dhe i lenë pas dore objektivat e vendosura në fillim të vitit.
Bëni qëllimet specifike dhe të matshme
Mos vendosni qëllime si psh.: "Të bësh një punë më të mirë", sepse një qëllim i përgjithshëm nuk do të jetë konstruktiv për punonjësit, se çfarë hapi të marrin.
Një shembull i një qëllimi konstruktiv është: "Ulni kohën e pritjes së klientëve me një të tretën” ose “Ulni ankimet e klientëve me 50%”.
Vendos qëllime që çojnë punonjësit drejt suksesit të kompanisë suaj
Mos mendoni se bonuset do të jepen vetëm në rast se rriten shitjet apo fitimet. E rëndësishme është që njerëzit të kenë punuar në arritjen e një objektivi. Edhe nëse nuk janë rritur shitjet, mund të jenë ulur kostot, ose janë ulur ankesat e klientëve, dhe kjo është një shenjë e mirë për të vazhduar përpara.
Shumë biznese tentojnë të vendosin objektiva sa më të larta, dhe kjo çon në frustrime të punonjësve dhe demotivim në punë.
Arsye të tjera për të dhënë bonuse
Nëse nuk keni vendosur objektiva për punonjësit janarin që ka kaluar, kjo nuk do të thotë se nuk do të paguani bonuse këtë vit.
Ka një numër arsyesh, të cilat do të dëshironit të konsideronit të paguanit bonuset e fundvitit punonjësve tuaj.
Mund të merrni akoma një vendim edukues në fundvit duke pyetur veten në pyetjet e mëposhtme:
1. A mund t'i lejoj vetes për të dhënë bonuse?
Është legjitime të mos të jeni të aftë të jepni bonuse çdo vit. Nëse ju nuk merrni përfitim, për shembull bonuset janë të papërshtatshme (pa vend).
2. A dëshiroj të ruaj punonjësit që i kam?
Bonuset janë një mjet për tërheqjen dhe ruajtjen e punonjësve të mirë të kompanisë. Nëse jeni të shqetësuar rreth humbjes së dikujt, do ta përfaqësoni këtë në vendimin tuaj.
- Sa shumë paguhet
Nuk ka rregulla të shpejta dhe të vështira përveçse do të bëni bonuse të drejta e të paanshme të gjithë grupit të kolegëve dhe gjithmonë të keni justifikimin e performancës për bonuse.
Punonjësit do të diskutojnë bonuset, dhe padrejtësia bën që do të lindin mosmarrëveshje të fuqishme midis punonjësve.
Kur jepni bonuse, duhet të shpjegoni me detaje arsyen. Këto arsye duhet të jenë jo subjektive, të matshme, dhe të orientuara nga performanca.
Kur dërgoni bonuse, bëheni të qartë që bonusi është një ekstra, e cila mund të mos jetë gjithmonë e mundshme.
Nuancat e bonuseve
Fundi i vitit nuk është vetëm një kohë bonusesh. Disa pronarë biznesesh besojnë se punonjësit duhet të punojnë po njësoj sikur do të marrin bonos. Pasi nëse kompania ecën mirë atëherë edhe rroga e tyre do të vijë në rritje, dhe shpërblimet gjithashtu.
Ekonomistët shpesh shpërblehen në fund të mbylljes së bilancit, të tjerë shpërblehen në fund të një projekti intensiv në punë.
Nëse nuk keni një shumë të madhe parash ekstra për të dhënë, një bonus i vogël ose një bonus në një kohë të caktuar të shkurtër, mund të jetë efektiv.
Disa administratorë besojnë se të japësh bonuse në fund të vitit, nuk është një ide e mirë. Sipas tyre bonuset duhet të jepen pas realizimit të një plani, pas përfundimit të një pune e cila ka sjellë risi për kompaninë.
Por mos harroni se stafi është i dobishëm në ecurinë e kompanisë.
Shpërblejini ata për këtë gjë!