Premte, 08 Gusht 2008 02:54:20
    

Lexoni versionin Print

14 vjeç, është herët për të filluar Seksin..?

Blerina filloi të bëjë seks që kur ishte 14 vjeç. Me anë të seksit, ajo donte t’i tregonte djalit se sa shumë e dashuronte.

Dr.Adem Harxhi
Shtune, 17 Maj 2008 21:58:00


Lexoni këto histori të shkurtra të moshatarëve tuaj.

1 - Blerina filloi të bëjë seks që kur ishte 14 vjeç. Me anë të seksit, ajo donte t’i tregonte djalit se sa shumë e dashuronte.

Tani ajo është penduar dhedo të dëshironte që të kishte pritur të rritej edhe ca. Ja çfarë thotë ajo :

Isha shumë e re për zgjedhjen që bëra. Nuke kuptova vlerën e virgjërisë time. Virgjëria është diçka që duhet t’ia dhurosh dikujt që e dashuron dhe i beson, por vetëm atëherë kur edhe ai ndjen në të njëjtën mënyrë për ty. Unë isha kuriozepër seksin dhe doja ta provoja atë. Kurrë nuk e kisha menduar kaq të veçantë dhe special.”

Edhe pse eksperienca e parë seksuale ishte e këndshme, më vonë, Blerina u ndie keq emocionalisht.

Djali me të cilin bëra seks për herë të parë u kujdes dhe veproi ngadalë që unë të ndjehesha mirë. Ne ishim miq të mirë. Më vonë nuk u ndjeva mirë. Kuptova se duhej ta kisha njohur më mirë e të mos jepesha kaq lehtë. Seksi ka kuptim shumë më të madh.”

2- Sonila ishte 14 vjeç kur bëri seks për herë të parë. Ajo gjithashtu u pendua.

Kurrë nuk mendova për rreziqet dhe pasojat. Ne të dy bëmë seks pa menduar fare për to.”

3- Berti njëzet vjeç thotë:

Të presësh deri sa të bëhesh 19 vjeç, për mua, është vendim i drejtë. Unë mendoj se isha aq i rritur sa ta trajtoja emocionalisht ashtu siç duhet marrëdhënien seksuale. Kjo më ndihmoi të krijoj lidhje të forta me vajzën time.”

4- Majlinda, e cila bëri seks për herë të parë me djalin e saj kur ishte 15 vjeç thotë:

Pasi bëmë seks, çdo gjë u bë indiferente. Unë nuk isha në gjendje të trajtoja të gjitha përgjegjësitë dhe stresin emocional që të jep seksi. Nuk kam asnjë dyshim se po të kishim pritur edhe ca, ne akoma do të ishim bashkë

Këta të rinj që citova më sipër kanë të njëjtin mendim: Seksi nuk duhet filluar herët.

E vërteta është se ka shumë adoleshentë që presin gjatë për të filluar seksin. Thuhet se rreth 65% e maturantëve kanë bërë seks, ndërsa nga nxënësit e vitit të parë gjimnaz, vetëm 39% e tyre.

Më i frikshëm është fakti që disa fëmijë fillojnë të bëjnë seks akoma pa shkuar në gjimnaz. Rreth 8% e nxënësve, shumica djem, tregojnë se kanë bërë seks për herë të parë kur ishin 13 vjeç. Në këtë shifër nuk llogariten vetëm fëmijët që bëjnë interkursë por edhe ata që bëjnë seks oral, përkëdhelje, fërkime e të tjera.

Ky është një problem shoqëror i madh, që duhet të tërheqë vëmendjen e të rinjve, të prindërve, të edukatorëve, të institucioneve fetare dhe në përgjithësi të institucioneve shtetërore arsimore.

Shumë adoleshentë të rinj, veçanërisht ata në pubertet, nuk janë të pjekur aq sa duhet që të jenë në gjendje të marrin vendime seksuale serioze.

Ndërkombëtarisht është e pranuar se shumica e adoleshentëve e kryejnë interkursën e parë seksuale diku midis moshës 17 dhe 19 vjeç. Ka adoleshentë të tjerë që presin edhe më gjatë për interkursën e parë seksuale.

Kur të rinjtë arrijnë në vitet e vonshme të adoleshencës, ata mendojnë më seriozisht për vendimet që do tëmarrin, për kujdesin që duhet të bëjnë dhe kuptojnë më mirë pasojat negative të mundshme që ka seksi (shtatzënia e padëshiruar, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe lëndimet shpirtërore.) Sa më shumë të presin, aq më shumë shanse do të kenë për të qenë të lumtur me vendimet që do të marrin.

Por të rinjtë që rriten në shoqërinë tonë ku kënaqësia, veçanërisht kënaqësia seksuale është bërë obsesion, ata nuk mendojnë fare për rreziqet e seksit. Ata e kanë të vështirë ta “mbajnë kokën drejt” sepse u duket sikur të gjithë rreth tyre bëjnë seks.

Kjo nuk është e vërtetë.

Sipas studimeve edhe në vendet më të zhvilluara, vajzat, mesatarisht, e humbasin virgjërinë rreth moshës 16 vjeç e gjysmë, ndërsa djemtë në 16 vjeç. Kjo është mosha mesatare, që do të thotë seshumica e adoleshentëve presin edhe më shumë.

Sipas statistikave kur seksi fillon shumë herët, kjo ndikon që marrëdhënia të mos vazhdojë gjatë.

Vendimi për të bërë seks është një vendim madhor të cilin duhet të dinë ta marrin adoleshentët. Adoleshentët nuk duhet të mendojnë në asnjë mënyrë se “të gjithë bëjnë seks”. Kjo nuk është e vërtetë.

Dhe mos të harrojnë se gjërat e mira vinë me kohë.

Nr. 3* * *

Seksi Rastësor Mbart Pasoja.

Supozohet që seksi të jetë kënaqësi, por ndodh edhe si me këta dy të rinj, historinë e të cilëve po e përshkruaj të shkurtuar këtu poshtë.

Tatjana 15 vjeçe dhe Kastrioti 17 vjeç, u takuan për të bërë një marrëdhënie të vogël seksi. Jo diçka serioze. Pa përkushtim. Pa presion. Vetëm sa për ta provuar.

Pas kësaj Tatjana ngeli shtatzënë. Të dy u bënë prindër adoleshentë.

Të dy thonë se bënë seks të rastit, vetëm që të evitonin telashet që ka për dy të rinj një marrëdhënie e zgjatur e përkushtuar. Dhe ja papritur ata përfunduan “ironikisht” në përgjegjësinë e prindit.

Tatjana thotë: “Ne vetëm deshëm të bënim seks. Unë nuk mendoj se një marrëdhënie e zgjatur midis nesh do ta bënte seksin ta ndjenim më mirë, nga sa neve e ndjemë.”

Ata bënë një gabim të madh. Ata nuk përdorën kondomin dhe as ndonjë formë tjetër për t’u mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar, siç janë pilulat. Kjo padije ose neglizhencë bëri që dy njerëz të huaj, tani janë të lidhur për jetë me njeri tjetrin.

Kastrioti thotë: “Unë kurrë nuk kisha menduar për marrëdhënie të përkushtuara, deri sa përfundova me një bebe me dikë që nuk e njihja.

Vajza tani është 1 muajshe. Ne filluam të shkonim në konsultore përpara se ajo të lindte dhe akoma vazhdojmë të shkojmë rregullisht. Është vërtet shumë e vështirë për ne të dy që nuk jemi të zotët akoma për veten tonë, të kemi edhe një fëmijë.”

* * *

Blerina, një vajzë tjetër 15 vjeçe thotë :

Kur unë kuptova se jam shtatzënë, fillova të frikësohem. Fillova të mendoj për të gjitha sëmundjet ndaj të cilave mund të jem ekspozuar. Fillova të mendoj në se babai i fëmijës do të më ndihmojë. Unë nuk e njoh atë mirë dhe nuk di gjë për të, vetëm di emrin e tij. Dyshoj nëse më mban mënd ose jo. Bëra çdo përpjekje për ta abortuar fëmijën tim të parë.”

Është e vërtetë që jo të gjithë e pësojnë si këto çifte që përshkrova më sipër.Ka adoleshentë që thonë se bëjnë seks pa pasur marrëdhënie të zgjatura e të përkushtuara dhe u duket se ky lloj seksi është gjë e mirë.

Ja çfarë thotë Sokoli:

Jam 16 vjeç dhe kam fjetur me dy vajza të cilat ndonëse i njoh prej vitesh, asnjërën nuk e kam pasur dashnore. Isha i sigurtë, ndjehesha mirë dhe i kënaqur. Kurrë nuk kam qenë i abuzuar dhe kam pasur një jetë familjare të mirë. Nuk kuptoj pse të gjitha artikujt që lexoj më bëjnë të ndjehem sikur po bëj një gjë të keqe. Unë mendoj se kur dy njerëz bëjnë seks për kënaqësi dhe ndjejnë përgjegjësi për të, nuk ka arsye pse të mos e bëjnë. Unë nuk shikoj asnjë arsye që marrëdhënia e përkushtuar duhet të jetë një parakusht për seksin.

A jam unë i vetmi që mendoj se seksi, kur është i sigurtë dhe me mëndje në kokë, nuk është gjë e keqe?”

E vërteta është se shumica e adoleshentëve seksualisht aktivë bëjnë seks brenda një marrëdhënieje të caktuar. Por ka të tjerë që nuk veprojnë kështu. Në bazë të një studimi të fundit të kryer nga revista Seventeen dhe nga Fondacioni Kaiser Family, 22% e vajzave dhe 49% e djemve të moshës 15 deri 19 vjeç kryejnë marrëdhënie seksuale kur kanë njohje të shkurtra.

Sipas specialistëve rastësia dhe seksi janë dy gjëra që kundërshtojnë njëra -tjetrën.

Adoleshentët që vendosin të kryejnë marrëdhënie seksuale rastësore duhet ta mbrojnë veten. Ata duhet të përdorin çdo herë që bëjnë seks një kondom të ri dhe forma të tjera të antikonceptivëve. Ata duhet të jenë të sigurtë që dikush- një shok, shoqe, ose familjar – të dijëku janë dhe me kë janë, veçanërisht, kur përzihen në situata seksuale me njerëz që nuk i njohin mirë.Në çdo rast duhet çdo gjë të mundur që ta ndjejnë veten të sigurtë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Tarras Lala: - 05-19-08
    Bravo Kosta

    Njashtu asht, ene Sala i Berisheve bash njashtu kish me vepru.

    Une them se kopilat qe lindin si pasoj e marrdhenjeve seksuale tia lem ne prher prinderve dhe per to te pergjigjet Shteti i Dr Rrumpalles.

    Sex dhe vetem sex, kjo i ka mbetur rinise.

  • drejtuesi: - 05-19-08
    ndershmeria

    po jetojme ne nje kohe kur perveç krizez kulturore ekonomike politike po perjetojme dhe kriza shpirterore morale familjare.Rinia jone po shijon çdo gje qe ı duket e bukur ne fillim por pa e kuptuar qe me keto veprime jashte rregullave qe nuk eshte dakord ndergjegja, shkaterron boten e tij shpirterore ekulibrin e ndjenjave dhe te mendjes.Te dorezosh veten duke iu bindur kenaqsive te çastin si marredhenia ne moshe te vogel me persona te ndryshem para fejese para martese eshte nje vendim i pamenduar qe do te lere gjurme te hidhura gjate gjithe jetes.Pavaresisht se jetojme nje kohe qe normalja eshte kthyer ne anormale dhe ansasjelltas padiskutim qe te qenit e virgjer, e ndershme eshte nje vlere qe te gjithe e vleresojne dhe e kerkojne per lidhje afatgjate pavarasisht si shprehen me tjeret.Me vjen shume keq kur lexoj qe shume te reja pa e ditur se çfare po bejne provojne kenaqesi te castit qe vertet te le pasoja ne te ardhmen.

  • lopa: - 05-18-08
    ahhhhhh

    avvv a more popull o arsimtar e drejtora ndalni more se u bom hor ej odjem kur te ju vjen qefi kapeni more me dor e shkarkohi e mos i merrni ne qaf qikat e huaja

  • R.Kosta: - 05-18-08
    ME SEKSIN DUKET FAMILJA DHE SHTETI

    Seksi mbetet problem delikat.Shqiperine e ka zene per fyti dhe s'mer fryme lirshem,KORUPSIONI(Ajduteria).Pas kesaj pike vjen poshtersia e seksit.Roli Nr1 per seksin e femijeve,eshte familja.Nena ka detyre te edukoje vajzen e saj per koncepte seksuale ne kohe te duhur,dhe me nje
    kuides te math,ne keto lloj bisedash.Ndaj duhet literature speciale per nenen si te veproje ajo me vajzat e saj,per ti edukuar ato,ne nje problem qe gati i lihet rastesive.
    Po keshtu babai ka detyre te edukoje djemte e tij,ne kete drejtim.Kuptohet ai do literature perseri te vecante per tu orjentuar.Shteti ka pergjegjesi te madhe per kete drejtim te jetes, nga qe prek c'do njeri.Mjeket,psikologet,pedagoget dhe spcialiste te tjere
    duhet te botojne literature per nenen dhe atin, me kete teme sa delikate aqe edhe te renedsishme.A kane koke
    politikanet tane te koruptuar per te edukuar rinine ne kohen e duhur per seksin? cajne koke egoistet tane politike,perpara parave te zeza per edukim seksual?
    Le te japin nje interviste qeveritaret per kete pike.Ata e quajne kete ceshtje ,qe nuk ju takon atyre te meren me te.Del pyetja kush duhet te meret me te? duke mos u trajtuar ky problem,i lihet rastesive sikunder ndoth edhe me shume pika nevralgjike te tjera,qe ka jeta alla shqiptarce.Egoistet tane politike,bythet e tyre te kene ne regull,per te tjeret, nuk cajne koke.E verteton disniveli i math,pasanike-varfanjake.Nderkohe qeveritaret Angleze,kane mare vendime te ulin te ardhurat e tyre,per te kompesuar varfanjaket.Sepse seksin e stimulon edhe mjerimi.
    R.Kosta.

  • ma: - 05-18-08
    Bravo! Rrofshin kopilat!

    Mjere per kombin! Semundjet dhe kopilat ne masë! Nëse është kështu sikur thoni, ç'mendoni per tradhetinë në martesë? Pa dyshim se ai që bën seks të rastësishëm qysh 13-14 vjeç do tradhetoje edhe ne martese. Une mendoj qe ne shkolla duhet te vihen kabina që ai që don të shkoje dhe te shkarkohet, si mendoni ju?
    Per këto gjera ua kemi kaluar Europes, apo jo? Njerez te prapambetur, ku dallohet njeriu nga kafsha? Madje kafsha ne lidhje me kete eshte me eprore?

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML