Shtune, 22 Nentor 2008 12:23:49

Lexoni versionin Print

Kujdes! Këmbët e lodhura, ‘ankohen’

4 korrik, ora 18.18- Këmbët janë shpesh të lëna pas dore e me kalimin e kohës, janë të shumtë ata që ankohen për dhimbje të forta dhe shqetësuese. Eshtë koha që këmbët fillojnë e ‘flasin’.

Shekulli Online
Premte, 04 Korrik 2008 18:12:00

Këmbët janë shpesh të lënë pas dore e me kalimin e kohës, janë të shumtë ata që ankohen për dhimbje të forta dhe shqetësuese. Eshtë koha që këmbët fillojnë e ‘flasin’.

Një artikull i “New York Times” kujton se me kalimin e viteve shumë njerëz ankohen për dhembje këmbësh, që dyshohet se janë shkak i mungesës së kujdesit në vitet e rinisë.

Mes faktorëve që mund të shkaktojnë probleme janë obeziteti, diabeti dhe problemet e qarkullimit të gjakut.

Të mbash këpucë ose sandale të rehatshme, më formë të tillë që t’i përshtaten këmbës, të bësh në mënyrë të rregullt aktivitet fizik, sipas specialistëve janë mënyra që mund të vonojnë shfaqjen e problemeve të ndryshme me këmbët.

Sipas një sondazhi të “American Podiatric Medical Association” është arritur në përfundimin se rreth 53% e të anketuarve shfaqnin dhimbje të forta këmbësh, aq sa i pengonte në jetën e tyre të përditshme.

“Shumë persona mendojnë se dhimbja e këmbëve është pjesë e procesit të plakjes, e pranojnë dhe vazhdojnë të ecin edhe pse u provokohen shumë dhimbje”- shpjegon specialisti Andrew Saphiro, duke pranuar se ka edhe të tjerë që kujdesen shumë për këmbët e tyre.

Problemet kryesore që ndeshen janë tek disa kategori të caktuara.

Personat obezë dhe mbipeshë: i detyrojnë gjymtyrët e tyre të bëjnë një punë të mundimshme, që sjellin probleme të tipit kallo ose zgjerim të gishtërinjve.

Kush vuan nga diabeti: për shkak të problemeve që kanë me qarkullimin e gjakut, në enët periferike mund të zhvillohet e ashtuquajtura “këmbë diabetike”

Ata që janë dystabanë rrezikohen nga problemet me tendinat dhe artritet.

Tek gratë që veshin taka të larta shfaqen më shumë kallot dhe problemet nervore.

Është shumë e rëndësishme që të kujdesesh për higjienën e këmbëve, të mos ngatërrosh çorapet në palestër, apo pishinë, t’i lësh herë pas here të ajrosen për të eleminuar kështu shfaqjen e mykut.

Nuk duhet harruar që këpucët të jenë komode edhe në mbrëmje pas një dite të gjatë pune. Dhe e fundit, jo pak e rëndësishme, sa më shumë të ecet, aq më shumë mbahen në formë këmbët dhe muskujt dhe më rrallë përballesh me probleme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML