Qetëson fëmijën, por është edhe një mënyrë e mirë komunikimi mes nënës dhe foshnjes, që përpiqen të njihen më mirë dhe të vendosin një raport afektiv më të thellë. Dhe jo vetëm. Rivendos kontaktin e ndërprerë “dhunshëm” gjatë lindjes, aq më tepër nëse ky proces është ndërlikuar nga ndonjë cezarian, apo fëmija ka ndenjur në incubator.
Po flasim për masazhin e bebeve, që nuk kërkon ndonjë përgatitje të madhe dhe parashikon ca veprime të thjeshta dhe delikate. E rëndësishme është të gjesh momentin e duhur.
Është më mirë që ta evitosh kur ka uri, sepse kjo do ta nervozonte, ose menjëherë pas ngrënies, pasi rezikon ta nxjerrë qumështin. Mirë, sipas specialistëve do të jetë pasi ka bërë banjë, apo sapo i keni ndërruar panolinon. Është mirë që edhe ambienti përreth të jetë i qetë. Psh të mos ketë zile telefonash, apo prani njerëzish të tjerë.
Për të arritur rrëshkitshmërinë e duarve mund të përdorni krem, apo vaj për fëmijë. Duhet bërë kujdes që veprimet që kryeni të sjellin qetësi dhe jo bezdi.
Disa veprime që mund të provoni janë:
Mbi gjoks. Vendos pëllëmbët e duarve mbi kraharor, pastaj rrëshkiti drejt krahëve me lëvizje të vogla rrethore.
Në bark. Me pëllëmbën e dorës nisu nga zona rreth kërthizës dhe bëj lëvizje në formë spirale, derisa të formosh një rreth.
Në shpinë. E vë fëmijën përmbys dhe i pozicionon duart në qendër të shpinës dhe bën lëvizje në mënyrë diagonale.
Krahë dhe duar. Merr dorën e fëmijës dhe rrëshket gishtin e madh nga pulsi drejt gishtave. Më pas duke mbajtur dorën e të voglit ndalo dhe kalo dorën tënde përgjatë krahut duke shkuar drejt pulsit dhe pastaj drejt shpatullës.
Këmbë. Duke mbajtur të palëvizur kaviljen me një dorë, me tjetrën masazhon shputën e këmbës, nga thembrat drejt gishtave, pastaj masazhon gishtat me rradhë, duke i shtrënguar butësisht mes gishtit të madh dhe treguesit.
Edhe përgjatë këmbës kryej të njëjtat lëvizje si tek krahët, nga kavilja drejt kofshës dhe anasjelltas.